Basha: Rama-Xhafaj po mbulojnë veprat penale të Agronit

19 Maj 2018, 15:54| Përditesimi: 19 Maj 2018, 15:55

  • Share

Lideri i opozitës Lulzim Basha e publikoi sot konferencën për shtyp të gazetarit Jetmir Olldashi, drejtues i një portali lajmesh, i cili mori përsipër sot se është ai që ka kryer përgjimet e “Dëshmitarit X’ Albert Veliu, që sipas PD-së ka biseduar me Agron Xhafajn, vëllain e ministritt të Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidhur me sigurimin e një sasie të caktuar droge.

Basha e publikoi nga selia e PD-së videon e gazetarit, me pretendimin se ai ishte censuruar nga mediat e tjera, të cilat gjithsesi e përcollën në transmetim direkt konferencën e Bashës dhe deklaratat e Olldashit.

Olldashi e pranoi vetë se ka qenë ai që i ka dhënë Veliut pajisjet e përgjimit, në kuadër të një investigimi që ai tha se po bënte në qytetin e Vlorës për çështjet e drogës.

“Do të paraqesim sot një dëshmi të rëndësishme për skandalin mafioz Rama-Xhafaj. Jemi sot këtu pasi kemi siguruar përmes medias, dëshminë e gazetarit investigativ Jetmir Olldashi të cilën iu ftojmë ta ndiqni live, duke qenë se nuk u transmetua nga mediat” – tha Basha.

Pas publikimit të videos Basha u shpreh:

“Agron Xhafaj vazhdon të jetë bosi i drogës në Vlorë. Prokuroriria Rama-Marku-Prela thonë ne nuk e kapim dot, nuk e hetojmë dot. Vepra tjetër penale përfshin direkt Fatmir Xhafajn, që ka heshutr dhe ka gënjyer. Ka kaluar shumicën e kohës së tij për të mbuluar veprat penale të vëllait të vet. Çdo akt për moskallëzim krimi, apo për mbulimin e krimeve është një akt i rëndë penal. Xhafaj dhe Rama janë sot të ngarkuar me mbulimin e veprimtarisë kriminale të Agron Xhafajt. Xhafaj qëndron në detyrë për të vazhduar manipulimin, për të shkatërruar provat. Admirimin dhe mbështetjen time personale për shqiptarët kurajozë të klasit evropian si Jetmir Olldashi dhe çdo gazetar tjetër, që këto ditë dhe javë ka shpalosur të vërtetën tronditëse.

Ju ftoj të gjithëve të shtunën në ora 11, në protestën kombëtare, për t’i dhënë mesazhin Evropës, se Shqipëria dhe shqiptarët evropianë do të bëjnë gjithçka për t’i hapur rrugën vendit për një qeverisje të ndershme, për t’i hapur rrugën negociatave. Pa zgjidhur këtë, Shqipëria nuk ka shpresë t’i hapet dera e Evropës.


Lajmi kryesor:

Gazetari Olldashi dekonspiron burimin e tij 'Babalen': E ka regjistruar ai Agron Xhafajn!


  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?