Gazetari Olldashi dekonspiron burimin e tij 'Babalen': E ka regjistruar ai Agron Xhafajn!

19 Maj 2018, 14:38| Përditesimi: 20 Maj 2018, 08:13

  • Share

Gazetari Jetmir Olldashi doli sot në një konferencë për shtyp, duke marrë përsipër investigimin mbi Agron Xhafajn, por njëkohësisht dekonspiroi burimin e tij, “Dëshmitarin X”, Albert Veliu, të njohurit si “Babalja” në Vlorë. Olldashi tha se ishte ai që i kishte dhënë pajisjet përgjuese Veliut, por pretendon që regjistrimin e bisedës e ka bërë vetëm Veliu i cili, në të kundërt, deklaroi publikisht që nuk e dinte se kush e kishte bërë përgjimin

Në rrëfimin e tij, Olldashi pranon që ai nuk ka qenë prezent në bisedën mes Veliut dhe Agron Xhafajt, bisedë i cili pretendon se është bërë në një lokal përballë atij ku ishte ulur gazetari. Edhe në këtë rast Olldashi nuk shpjegon se si është e mundur që s'ka bërë as nga larg një fotografi të aftë të konfirmojë që realisht me cilin burimi i tij Arbert Veliu po takohej.

“Babalja” kishte thënë gjithashtu se ishte ai që ia kishte dorëzuar përgjimin PD-së, ndërkohë që Olldashi pohoi të kundërtën, pra se në fakt ishte ai vetë që ia kishte dorëzuar materialin partisë kryesore të opozitës.

Olldashi pohoi gjithashtu se këtë përgjim e kishte kryer në kuadër të një investigimi gazetaresk, por çuditërisht ai nuk e kishte publikuar investigimin në fjalë, edhe pse vetë punonte dhe drejton një portal informativ lajmesh, gjë që hedh disa dyshime se për kë e kishte kryer në të vërtetë gazetari investigimin.

Olldashi pranon një tjetër fakt të rëndë pasi ai tregon se ka marrë pjesë drejtpërdrejt bashkë me Albert Veliun në një blerje prej 20 kg marijuanë që Veliu duhej ta trafikonte në Itali nëpërmjet Agron Xhafajt. Gazetari nuk shpjegon se kush ia shiti drogën dhe ku përfundoi ajo. Blerja e 20 kg marijuanë që në tregun e trafikut vlen mbi 20 mijë euro e pranoi publikisht edhe Albert Veliu i cili tha se lekët i kishte marrë borxh.

Të dashur kolegë gazetarë,

Më lejoni ta nis me prezantimin tim për ata që nuk më njohin, Unë jam Jetmir Olldashi dhe punoj prej 16 vitesh në media si gazetar investigativ.

Pas publikimit ne media te emrit tim per intervisten me Albert Veliun, i njohur ndryshe si deshmitari X, jam sot para jush per t’ju informuar ju dhe përmes jush mbarë opinionin se intervista me deshmitarin x, është pjesë e një investigimi gazetaresk të kryer nga unë mbi drogen dhe trafikantet e droges ne qytetin e Vlores gjatë muajve të fundit!

Historia e ketij investigimi fillon pasi u telefonova nga një burim i cili më tha se donte të më njihte me një person që kishte të dhëna lidhur me trafikun e drogës në qytetin e Vlorës. Burimi më dërgoi një numër telefoni.

E kam telefonuar personin të cilin ju tashmë e njihni me emrin Albert Veliu. Kam dëgjuar rrefimet e tij mbi situatën e drogës në Vlorë, dhe pas disa takimesh vendosa të shkoja në terren.

Njoftova emisionin dhe televizionin në të cilin punoja dhe shkova në Vlorë me Albert Veliun. Gjatë këtij udhëtimi shkuam në lokalin e Agron Xhafajt. Alberti pyeti disa herë stafin e lokalit per të, çka më la të kuptoja se kishte njohje të vjetër, ishte i afert dhe injohur per njerezit aty ne lokal! Agron Xhafaj nuk ishte ne lokal ne ato momente.

Pas kësaj, kur u larguam nga lokali, Albert Veliu telefonoi në praninë time numrin 0672014472 për të cilin më tha se është Agron Xhafaj të cilin e thërriste Pasha. Numrin e verifikova në True Caller dhe rezultoi qe ishte i regjistruar me emrin Goni Xhafaj!

Pas bisedes telefonike Albert Veliu u kthye ne lokal, nderkohe qe unë qëndrova në lokalin përballë. Theksoj se në të gjitha takimet i kisha dhënë një pajisje regjistruese Albert Veliut.

Alberti erdhi menjëherë pas takimit me Agron Xhafaj (Gonin) dhe unë i mora pajisjen e regjistrimit të bisedës që i kisha dhënë.

Nga zbardhja e bisedës së përgjuar që është bërë tashmë edhe publike, Albert Veliu i kishte kërkuar Agron Xhafajt ndihmë për të siguruar dhe trafikuar një sasi kanabisi në drejtim të Italisë dhe Agron Xhafaj e kishte dërguar tek një person për të mbaruar punë.

Më pas shkuam në një lokal i cili sipas Albertit njihej si lokali poshte Habilajve.

Aty erdhi një person, me të cilin u zhvillua një bisedë për të siguruar sasinë e drogës dhe më pas udhëtuam drejt Tragjasit për ta siguruar sasinë e kanabisit.

Nga i gjithë investigimi kam vënë re se pavarësisht raporteve në media se jane goditur grupe kriminale, gjendja në Vlorë ishte jashtë kontrollit dhe të kërkoje kanabis ishte si të kërkoje një produkt normal.

Më pas jemi kthyer në Tiranë.

Në këto kushte duke patur parasysh se flitej për vëllan e Ministrit të Brendshëm në detyrë, çështja ishte tepër sensitive dhe me shume risk. Vlerësova se siguria fizike e burimit tim dhe e imja ishte në rrezik.

Brenda asaj kohe ndodhi dhe largimi im nga emisioni në të cilin bëja pjesë.

Pas disa kohësh, duke mos patur mundësi transmetimi të materialit, dhe pa asnjë mbështetje në lidhje me këtë investigim që kisha kryer, vendosa të kontaktoj me Partinë Demokratike, për interesin që ky institucion ka patur gjatë gjithë kohës për të denoncuar trafikun e drogës.

Në Partinë Demokratike kontaktova me deputetin Ervin Salianji, një nga deputetët që ka denoncuar trafikun e drogës dhe kanabizimin nga parcelat e hashashit.

E informova në detaje për investigimin dhe rezultatet e tij, si garanci për sigurinë e burimit tim dhe sigurinë time personale.

Për gjithe investigimin e kryer si gazetar kam përgatitur një material.

Një pjesë është transmetuar nga media pas publikimit që bëri Partia Demokratike ditën e hënë. Një pjesë tjetër do të transmetohet këto ditë.

E di që pas kësaj deklarate unë do të jem në epiqendër të presioneve dhe sulmeve të padrejta, për shkak se kjo çështje tashmë është në qendër të debatit publik dhe politik.

Unë i kam bërë ballë këtyre presioneve dhe sulmeve që kanë nisur prej ditësh.

Unë kërkoj mbështetjen e kolegëve dhe qytetarëve të këtij vendi, që besojnë se gazetaria investigative është shërbim i madh për interesin publik.

Ju ftoj ju kolege gazetare ti qëndroni presioneve që do të nisin sapo të largoheni nga kjo zyrë, nga shumë drejtime, për të goditur punën time dhe mua nëpërmjet shpifjeve, fyerjeve dhe të pavërtetave.

Në profesionin tonë të gazetarit, rëndësi ka vetëm e vërteta.

Jetmir Olldashi

 

Ora 15:54
Basha: Rama-Xhafaj po mbulojnë veprat penale të Agronit

Lideri i opozitës Lulzim Basha e publikoi sot konferencën për shtyp të gazetarit Jetmir Olldashi, drejtues i një portali lajmesh, i cili mori përsipër sot se është ai që ka kryer përgjimet e “Dëshmitarit X’ Albert Veliu, që sipas PD-së ka biseduar me Agron Xhafajn, vëllain e ministritt të Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidhur me sigurimin e një sasie të caktuar droge.

Basha e publikoi nga selia e PD-së videon e gazetarit, me pretendimin se ai ishte censuruar nga mediat e tjera, të cilat gjithsesi e përcollën në transmetim direkt konferencën e Bashës dhe deklaratat e Olldashit.

Olldashi e pranoi vetë se ka qenë ai që i ka dhënë Veliut pajisjet e përgjimit, në kuadër të një investigimi që ai tha se po bënte në qytetin e Vlorës për çështjet e drogës.

“Do të paraqesim sot një dëshmi të rëndësishme për skandalin mafioz Rama-Xhafaj. Jemi sot këtu pasi kemi siguruar përmes medias, dëshminë e gazetarit investigativ Jetmir Olldashi të cilën iu ftojmë ta ndiqni live, duke qenë se nuk u transmetua nga mediat” – tha Basha.

Pas publikimit të videos Basha u shpreh:

“Agron Xhafaj vazhdon të jetë bosi i drogës në Vlorë. Prokuroriria Rama-Marku-Prela thonë ne nuk e kapim dot, nuk e hetojmë dot. Vepra tjetër penale përfshin direkt Fatmir Xhafajn, që ka heshutr dhe ka gënjyer. Ka kaluar shumicën e kohës së tij për të mbuluar veprat penale të vëllait të vet. Çdo akt për moskallëzim krimi, apo për mbulimin e krimeve është një akt i rëndë penal. Xhafaj dhe Rama janë sot të ngarkuar me mbulimin e veprimtarisë kriminale të Agron Xhafajt. Xhafaj qëndron në detyrë për të vazhduar manipulimin, për të shkatërruar provat. Admirimin dhe mbështetjen time personale për shqiptarët kurajozë të klasit evropian si Jetmir Olldashi dhe çdo gazetar tjetër, që këto ditë dhe javë ka shpalosur të vërtetën tronditëse.

Ju ftoj të gjithëve të shtunën në ora 11, në protestën kombëtare, për t’i dhënë mesazhin Evropës, se Shqipëria dhe shqiptarët evropianë do të bëjnë gjithçka për t’i hapur rrugën vendit për një qeverisje të ndershme, për t’i hapur rrugën negociatave. Pa zgjidhur këtë, Shqipëria nuk ka shpresë t’i hapet dera e Evropës.

Ora 15:37
Intervista/ Momenti kur Veliu tha se nuk e ka bërë ai përgjimin

Intervista

Në këtë aventurën tënde që thua se e provove e bëre, ke bërë filmime të tjera?

Veliu: Filmime të tjera unë s’kam bërë, filmime të tjera. Filmimet i ka bërë vetë Agroni, nuk i kam bërë unë dhe aty janë.

Si i ka bërë?

Veliu: Po ku di gjë unë si i ka bërë, me dashje, pa dashje, i di Agroni, jo unë.

Po ti thua që Agroni ka përgjuar veten?

Veliu: Po normale, ku di unë ça i është vënë Agronit dhe akuzon Andonin në anën tjetër. Ato të gjitha janë gjëra që janë fakte reale, si zëri që ne kemi folur. Gjithmonë e ha një fukara, nuk e ha një i pasur.

Po ti vetë kur e kujtove bisedën, kur pe këto video përgjimet e kujtove bisedën?

Veliu: Po normale. Kur unë e pash te djali, te lokali të gjitha këto foljet që u bënë, doli. Të gjitha thëniet që ne kemi bërë, thashë çne këto përgjime ne?!

Domethënë, ti mendon që Agronin e kanë përgjuar të tjerët?

Veliu: Normale unë s’kam lidhje.

Nuk e ke përgjuar ti?

Veliu: Secili ka mbrojtjen e tij ore. Ai tijën, unë timen, po nga ka ardhë kjo, e gjen Agroni, këto përgjime. Këto janë gjërat që po të them unë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben Tironci: 19/05/2018 20:09

    Keta pederstet tani ja futin njeni tjetrit.Parti pederastesh.Kush e ka b*** te gjere e mba, kush e ka b** te ngushte e ça.

    Përgjigju
  • Demokrati: 19/05/2018 16:34

    Qenki vertet pa mend .Kush pjerdh se ke bere vidio pergjim dhe te beson ty o lumezi .E ke kapur keq Lulush .Ske piken e pjekurise politike dhe alternative politike per te ardhur ne pushtet .Dhe me 2025 nuk ke per te ardhur .Cili eshte ai qe te veje mish per top per ty me 26 ne proteste .Si e ke zene k***t ke per te ngrene o Lulush trimil.

    Përgjigju
  • Babalja dhe Dashi Havasë: 19/05/2018 16:31

    KAZERMA e SHQUP me REGJI SALIANJ Shurraqin , Kameraman DASHI HAVASË dhe Super AKTORI i Famshëm "BABALJA" !!?!hahahahahahahahahahahahaha!? PD KRIMI moj PD DROGA , sa poshtë që ke rënë !?!! PD KOKAINA moj PD TRADHËTIA, ke ikur për "LESH BUBI" !!! Në 26 MAJ bëhet FUNERALI i PDsë .

    Përgjigju
  • Demokrati: 19/05/2018 16:30

    Te gjithe keta qe po dalin per iskenimin e vidio oergjimit iu eshte futur frika ne palce sepse jane organizata e krimineleve me ne krye partine e tyre PD qe nuk eshte gje tjeter vetem nje organizate kriminale me skenar te sali berisha dhe Luli qe eshte mbledhur si kermill dhe nuk di ku te futet .Filloj me shpifje me krime dhe vrasje saliu dhe bashibozuket e tij te krimit dhe nuk di se ku do dale .Beri vjet nje cader dhe sa u fut mire por nuk dinte si te dilte .Dhe me vidio pergjimi e bene por nuk dine se ku do dalin se ku ky krimineli hajduti dhe e cmund m*t te jete qe i ka te gjitha zeri i tij eshte por tjetri kush eshte ate do te dime .Se eshte kurvari saliasi ai tjetri qe flet .Dhe i nxoren shpejt kembet e gjarprit dhe gjelperen helmuese .Thone se e hodhen lumin shpejt .Ata tani nuk dine c te bejne .Njeri nuk i beson .Le te pispilloset me xhel floket luli .Me kriminelet me te tilla mostra te krimit je mbledhur.

    Përgjigju
  • Fad: 19/05/2018 16:19

    Or derrkuc o te shk****fsha ropt ku ti kesh, sa pare je pagu or b*th q*r, ke vendos me gjith ket sum q**in lulushen te fusni vendin ne luft, ruhu se po plasi noi luft mos kujto se do recitosh me lulashen por do te lexojn emrin ne shtyll or b***o.

    Përgjigju
  • Trimi: 19/05/2018 16:01

    Meqe u fundos Anija tani jemi qe jemi hajd tja fusim ketij babales se ky do e haje qe do e haje hahahaha. Tani qe e zberthyen babalen del ky si fan spathi jo po ja dhashe atij ju une sdi gje jo po me falni hahahaha

    Përgjigju
  • tini: 19/05/2018 15:50

    Si gazetar investigativ ti mund te hetesh por qe te besh publike dicka sensitive qe ne rastin konkret per te vellain e Fatmir Xhafes , ti e tregon vet se nuk resoekton shtetin , ne rastin konkret prokurorine . Ti do hetihesh oer jete situate pilitike qe krijove beshke me burimin tend ( qe nuk duskutihet qe eshte PD ) Nashtruesi X i joti te tregoj ku e ja drogen qe bleu dhe oarate ku i gheti , kur vertetohet qe nuk kushte brek ne byth. Per mua je skebarist i filmit pa figure dhe me ze nshtrues . Kur oadke qene peane lokalit te Xhafes cfar te kushtonte te filmoje dhe Xhafen me madhtruesin

    Përgjigju
  • Balli: 19/05/2018 15:07

    Po shko në prokurori dhe co tani origjinalin e përgjimit dhe pergjuesin dhe shpjego ku i gjeti lekët për të blerë 20 kg hashash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?