'U vranë nga më pak se 1 metër e gjysmë', Basha shpërblen mjekun që gënjeu më 21 janar, e fut në listë për deputet

9 Tetor 2020, 13:43| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 20:08

  • Share

Në listën e njerëzve që Lulzim Basha ka futur për deputet në Tiranë është edhe një prej mjekëve të 21 janarit. Bëhet fjalë për mjekun Sami Koçeku, i cili u manipulua të vërtetën për të fshehur vrasësit e vërtetë të protestuesve të pafajshëm në mes të bulevardit.

Koçeku bashkë me kolegun tjetër Gega, që në ato orë të trazuara kur konfirmohej vdekja e tre personave në protestë, dhanë versionin e “vrasjes së tyre nga afër”, duke lënë të nënkuptuar se ishte fjala për një komplot, pasi paralel me deklarimet e tyre “profesionale”, mediat afër qeverisë dhe zërat e drejtpërdrejtë qeveritarë aludonin për vrasje të realizuara nga radhët e opozitës.

Pas dështimit të skemës për t`ia faturuar protestuesve vrasjen e protestuesve, deklarimet e mjekëve gati u harruan.

Mjeku Sami Koceku

Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do I drejtohej në dt. 13/1/2014 Këshillit Rajonal të Urdhrit të Mjekut në Tiranë me një ankesë ndaj dy mjekëve Sami Koceku dhe  Alfred  Gega, e cila mbeti thjesht ankesë:

''Në datën 21 Janar të vitit 2011, të dy këta mjekë kanë qenë duke shërbyer pranë spitalit të traumës, në momentin kur pas tubimit të opozitë së atëhershme, në spital janë paraqitur shumë protestues, për të marrë ndihmë mjekësore.
Ata kanë deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun, mbi gjendjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve:

–           Ziver  Veizi

–           Hekuran  Deda

–           Faik Myrtja

–           Aleks Nikaj

Mjekët deklaruan se vdekja e shtetasve të sipërcituar, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt, duke marrë kështu përsipër të bënin dhe punën e ekspertit balistik.

Ja ç”deklaruan mjeku Koçeku dhe Gega në strudiot televizive në atë kohë

Dr. Sami Koçeku: Janë… dy mbeten të identifikuarit, janë ekzakt sipas parametrave mjekësorë, dy konsiderohen të vdekur civilë, kanë shkuar në morg, një i identifikuar dhe një i paidentifikuar. Dhe tjetri që është i identifikuar është në Spital Ushtarak akoma, faktikisht, pavarësisht se ai ka bërë…, ka vdekur…, ka bërë…, ne po e mbajmë në monitorim, po e konsiderojmë në rrugë mjekësore…i vdekur, është plagë armë zjarri, por ne, thjesht, që është moshë 38 vjeç, po e mbajmë me monitor, duke punuar vetëm për hir të aparatit.

Gazetari: Doktor, le të themi dhe personi i tretë ka vdekur nga një plumb?

Dr. Sami Koçeku: Nga një plumb në kokë.

Gazetari: Në kokë. Dhe kjo, nga distancë e afërt?

Dr. Sami Koçeku: Shiko tani, ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit, apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke i’u referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri.

Gazetari: Pikërisht, nga kjo eksperience, nga sa afër mund të jenë qëlluar zoti Koçeku?

Dr. Sami Koçeku:  Distanca është shumë e afërt, shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysmë

Intervista e dytë:

Gazetari: Do na jepni një informacion sa persona janë plagosur dhe a ka persona që kanë humbur jetën apo jo?

Dr. Sami Koçeku: Ekzakt nuk mund të jap asnjë lloj informacioni për numrin e tyre këtu, por ekzakt dihet se aktualisht kemi dy civilë të vdekur, janë me plumba në distancë të afërt, janë me të gjitha shenjat…, konfirmim që distanca ka qenë shumë e afërt nga qëllimi i tyre. Duhet të jenë armë të kalibrit të vogël, për arsye se, nuk janë plagë që hyjnë dhe dalin, janë vetëm plagë hyrëse, që tregon se s’kanë fuqi arme dhe janë qëlluar nga afër…

Gazetari: Po, po.

Dr.Sami Koçeku: Për numrin total të të aksidentuarve, të ardhurve këtu nuk mund të japim për arsye se vazhdojnë vijnë dhe janë të paregjistruar një pjesë.

Gazetari: Në ekspertizën tuaj zoti Koçeku, çfarë fishekësh kanë qenë ato sipas jush?

Dr.Sami Koçeku: Me syrin tim, pistoleta të kalibrit të vogël, duket nga këto tip silenciator por të vogla, të vegjël, kalibër i vogël, i hollë, por që…

Gazetari: Ka qenë i pamundur shpëtimi i jetës së tyre?

Dr.Sami Koçeku: Kanë ardhur të vdekur.

Gazetari: Pra, dy persona kanë humbur jetën?

Dr.Sami Koçeku: Po.

(...)

Gazetarja1: Tre personat që kanë humbur jetën nga se, kush ka qenë shkaku i humbjes së jetës së tyre?

Dr. Alfred Gega: Atë do ta përcaktojë mjekësia ligjore.

Gazetarja 1: Nga çfarë plagësh kanë ardhur? Me gurë?

Gazetarja 2: Armë zjarri?

Dr. Alfred Gega:  Dukeshin plagë të vogla që shkonin për armë zjarri nga distancë e afërt.

Siç përshkruhet në intervistë, thëniet e tyre janë tërësisht të pavërteta dhe krahasuar me Akt-ekspertimin mjeko ligjor që ju është bërë viktimave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ato bëhen edhe më të rënda, pasi janë jo vetëm në shkelje të Kodit të Etikes, por edhe veprën penale''.

Dy mjeket u ndeshkua vetem me nje paralajmerim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pelioni: 10/10/2020 16:56

    Pd-ja me kandidimin e doktor koçekut,as më shumë eas më pak por po rivret për së dyti ata 4 që vrau më 21 janar,së bashku me familjet e tyre,turp e faqe e zëzë që një manipulator i së vërtetës,që është tallur me jetët e atyre 4 viktimave të pafajshme të vrara nga dora vrastare e shtetit të kohës dhe me tërë shqiptarët që protestonin atë ditë të futet në sallën e parlamentit.Mos u habisni o njerëz kjo është pjesë e politikës 30 vjeçare të pd-së,vrasësit,hajdutët,manipulatorët janë pjesa më elitare e kësaj forcë politike që gjithmonë ka shkëlqyer në vrasje,vjedhje,tradhëti,e destabilizim të vëndit.Njerës jeta është me e shtrenjtë se gjithçka ajo po iku nuk vjen më,prandaj përballë kësaj lubie që quhet pd dhe qe për interesa anti shqiptare ka marrë sa sa jetë shqiptarësh në këto 30 vjet,mos harroni,ujku qimen e ndërron por zakonin s'e harron

    Përgjigju
  • edi: 09/10/2020 16:18

    Lulushi njeri i se drejtes se shtrember por don vota ose do te shkoje ne boten e jashtme ku ka pashaporte djallezore por SPAK ka ca pune me keto bimbo

    Përgjigju
  • ne tiron: 09/10/2020 15:53

    e njoh nga afer. kurre nuk me ka transmetuar respekt ky njeri. njeri i ndotur. edhe pa dinjitet.

    Përgjigju
  • Une: 09/10/2020 15:33

    Kriminelet e 21 Janarit duan vota. Mos kini merak se do ta merrni hakun. Jo PS3 por edhe PS5 do shihni zoti ju dhene shendet.

    Përgjigju
  • Mjeku: 09/10/2020 15:10

    Ky eshte mjeku me pacavure,me hajduti e me i paskrupullt,ta mbajme me taksat tona dhe si deputet tani,e turpshme per PD-ne kjo katandisje me keta langaraqe do vije ne pushtet???

    Përgjigju
  • Delinquenti: 09/10/2020 14:27

    Ore po' ky me keto gjona qe po' bon po' I lutet Edi Rames amon maje edhe nja 4 vjet te tjera pushtet in se kush I hyn atij halli me mor pushtetin...... SE NUK KUPTOHET NDRYSHE KETO QE BON

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?