Teksa po fliste për SPAK dhe mungesën e vullnetit që sipas Bashës ka ky institucion për të hetuar krimin e vërtetë, Lulzim Basha tregoi një histori që ia ka thënë një infermiere në spital
"2 djem po mblidhnin dëllinja në pyll dhe ka 15 ditë që i mbajnë brenda në burg. Njëri ka 4 dëmijë të vegjël, tjetri është beqar dhe nëna është sëmurë. Ndërkohë që bosët e krimit bëjnë para. Ndërsa SPAK qilimkuqi nuk vepron. I ka të gjitha kapacitetet dhe mbështetjen e duhur për të vepruar. Sa dalin ambasadorët nga dera i bie zilja nga babloku i madh duke i thënë mos veproni. Se po ra njëri do të bien të gjithë. SPAK nuk po e bën punën", tha Basha.
Lajmi kryesor:
Basha më i prerë se kurrë me Berishën: I kam hyrë në hak Zotit dhe jo atij! Kërkon ta zhysë PD në humnerë për interes personal! Vetë e firmosi vettingun në politikë në 2018-n, t'i qëndrojë (VIDEO)
K.T.//ReportTv.al