7-Marsi/ Basha uron mësuesit me një foto me vajzën Viktoria! Kryemadhi: I përulem misionit tuaj të shenjtë dhe mbetem gjithmonë nxënësja juaj

7 Mars 2021, 11:57| Përditesimi: 7 Mars 2021, 17:52

  • Share

Në këtë ditë të 7-Marsit, mësuesve i ka ardhur urime nga drejtuesit kryesorë të opozitës në vend.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur të urojë përmes një fotoje me vajzën e tij Viktorian. Në foto Basha dhe vajza e tij mbajnë një pankartë ku shkruhet urimi për mësuesit.

"Nga zemra ju urojmë bashkë me Viktorian të gjithë mësuesve të Shqipërisë (edhe nëna Zikut) Gëzuar 7 Marsin", shkruan Basha.

Ndërkohë që kryetarja e LSI-së Kryemadhi ka shkruar se nuk mund të harrojmë kurrë se kush kanë qenë ata, që na mësuan, na futën në botën e madhe të librit, të dijes dhe të edukatës së mirë.

‘Mbetemi gjithmonë nxënës...! Jemi gjithmonë nxënës, ndaj dhe në 7 Mars nuk mund të harrojmë kurrë se kush kanë qenë ata, që na mësuan, na futën në botën e madhe të librit, të dijes dhe të edukatës së mirë.

Mirënjohja është gjithmonë një fjalë e pamjaftueshme për të përmbledhur atë gjithçka të madhe, që mësuesit bënë me ne.

Misionarët e të mirës, që kanë festën e tyre sot më 7 Mars, na mësuan të mbetemi nxënës përjetë, të jemi modest, të jemi të duruar siç kanë qenë ata të duruar me ne, për të na mësuar dhe për të kuptuar se të mësuarit nuk ndalet, siç nuk ndalet jeta. I përulem mësuesve të mi, i përulem misionit tuaj të shenjtë dhe mbetem gjithmonë nxënësja juaj.’- shkruan Kryemadhi.

 


Lajmi kryesor:

Sot 7-Marsi, uron politika! Rama: Më e mira është ende përpara! Meta nderon mësues dhe pedagogë në Korçë! Ministrja Kushi: Falënderime dhe mirënjohje për sakrificën


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?