Sot 7-Marsi, uron politika! Rama: Më e mira është ende përpara! Meta nderon mësues dhe pedagogë në Korçë! Ministrja Kushi: Falënderime dhe mirënjohje për sakrificën

7 Mars 2021, 08:36| Përditesimi: 7 Mars 2021, 16:30

  • Share

Si sot 134 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.

Kështu dita e 7 Marsit, është kthyer në një festë për mësuesit dhe arsimtarët dhe festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zgjedhur të urojë Ditën e Mësuesit nëpërmjet një videoje të veçantë, ku ajo vetë i është bashkuar një kolazhi urimesh e falënderimesh nga nxënës të shkollave të ndryshme të vendit.

Në mesazhin e saj, Ministrja Kushi shkruan se ky është një 7 Mars ndryshe nga herët e tjera për shkak të pandemisë: "Sot është 7 Marsi, Festa e Mësuesit. Një 7 Mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 Mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë. Çdo 7 Mars në të ardhmen të mos i ngjajë këtij të sotmit, por të vijë i mbarë, dhe ne të mund të dhurojmë lule e përqafime me njëri-tjetrin".

Kushi nënvizon se falënderimet e mirënjohja për mësuesit nuk mbarojnë asnjëherë:

"Të dashur mësues! Falënderimet dhe mirënjohja për ju, asnjëherë nuk mjaftojnë! Sepse çdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt!" - mbyll mesazhin e saj Ministrja Evis Kushi.

Hapja e shkollës së parë shqipe, 7 Mars 1887 në Korçë kurorëzoi me sukses një nga detyrat kryesore të lëvizjes sonë kombëtare, atë të përhapjes së arsimit në gjuhën amtare, për të cilën dhanë kontributin e tyre edhe vëllezërit Sami e Naim Frashëri.

Shkolla kishte si detyrë që nëpërmjet përhapjes së gjuhës shqipe të ndihmonte në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare, në rritjen e përpjekjeve të shqiptarëve për autonomi.

VIJON...

Ora 14:09
VIDEO/ Ahmetaj uron 7 marsin nga kantieri i ndërtimit të 'Hasan Voglit' në Tiranë: 160 janë shkollat e reja të rindërtuara me standardet më të larta

1615122574_Screenshot4.jpg

Ministri për Rindërtimin, Arben  Ahmetaj, uroi mësuesit për festën e 7 Marsit, nga kantieri i ndërtimit të shkollës Hasan Vogli në Tiranë.

Ahmetaj thotë se janë 160 shkollat e reja të financuara nga programi i Rindërtimit, të cilat sipas tij janë një shprehje e posaçme e mirënjohjes për punën dhe përkushtimin e çdo mësuesi.

"Gëzuar 7-marsin, nga një tjetër kantier shkolle, që në shtator do të ketë rilindur më e madhe, më e bukur, më e fortë! Shkolla 9-vjeçare Hasan Vogli në Tiranë, po rindërtohet ditë pas dite, me kapacitete të shtuara nga vetëm 6 klasa më parë, në 20 të tilla sot, me laboratorë, palestër, ambiente për 600 nxënës, sipas standardeve ndërkombëtare dhe Eurocode 8! 160 shkollat e reja të financuara nga programi i Rindërtimit, që kanë rilindur e do të rilindin më të mira, më të bukura, më të forta, janë një shprehje e posaçme e vëmendjes dhe mirënjohjes tonë për punën dhe përkushtimin e çdo mësuesi", shkruan Ahmetaj.

 

Ora 13:08
‘Një mësues i mirë të merr për dore, të prek mendjen e të hap zemrën’, Topalli uron 7 Marsin: Ju jeni heronjtë e fëmijëve tanë!

Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ka shprehur mirënjohjen e saj për të gjithë mësuesit, në ditën e tyre, 7 marsin.

“Një mësues i mirë të merr për dore, të prek mendjen e të hap zemrën”, shkruan ajo.

Topalli ka falënderuar çdo mësues që me përgjegjësi, durim, vokacion, dashuri shoqëron çdo fëmijë në aventurën e jetës dhe të dijes.

Ajo shtoi se në këto jo normale, të pandemisë mësuesit janë heronjtë e fëmijëve.

Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, e mbylli postimin me një shprehje të Leinzi “Mësuesit mund të ndryshojnë fytyrën e botës”.

 

Ora 12:42
Dita e 7 Marsit, Kryemadhi: I përulem mësuesve të mi dhe misionit tuaj të shenjtë, mbetem gjithmonë nxënësja juaj

1613375731_1610970934monikakryemadhi1.jpg

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar mësuesit me rastin e festës së 7 Marsit, ku nënvizon se nuk mund të harrojmë kurrë se kush kanë qenë ata, që na mësuan, na futën në botën e madhe të librit, të dijes dhe të edukatës së mirë.

‘Mbetemi gjithmonë nxënës...! Jemi gjithmonë nxënës, ndaj dhe në 7 Mars nuk mund të harrojmë kurrë se kush kanë qenë ata, që na mësuan, na futën në botën e madhe të librit, të dijes dhe të edukatës së mirë.

Mirënjohja është gjithmonë një fjalë e pamjaftueshme për të përmbledhur atë gjithçka të madhe, që mësuesit bënë me ne.

Misionarët e të mirës, që kanë festën e tyre sot më 7 Mars, na mësuan të mbetemi nxënës përjetë, të jemi modest, të jemi të duruar siç kanë qenë ata të duruar me ne, për të na mësuar dhe për të kuptuar se të mësuarit nuk ndalet, siç nuk ndalet jeta. I përulem mësuesve të mi, i përulem misionit tuaj të shenjtë dhe mbetem gjithmonë nxënësja juaj.’- shkruan Kryemadhi.

Ora 12:11
Manastirliu surprizon mësuesen e fillores: Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për dijen që përçoni!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiriliu, ka uruar në mënyrën më të ëmbël ditën e 7 marsit, duke surprizuar mësuesen e saj të fillores me një tufë me lule.

Manastirliu shkruan se fjalët nuk mjaftojnë asnjëherë për të shprehur dashurinë, respektin dhe mirënjohjen për dijen që përçojnë dhe vlerat që transmetojnë mësuesit.

Ora 11:57
7-Marsi/ Basha uron mësuesit me një foto me vajzën Viktoria! Kryemadhi: I përulem misionit tuaj të shenjtë dhe mbetem gjithmonë nxënësja juaj

Në këtë ditë të 7-Marsit, mësuesve i ka ardhur urime nga drejtuesit kryesorë të opozitës në vend.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur të urojë përmes një fotoje me vajzën e tij Viktorian. Në foto Basha dhe vajza e tij mbajnë një pankartë ku shkruhet urimi për mësuesit.

"Nga zemra ju urojmë bashkë me Viktorian të gjithë mësuesve të Shqipërisë (edhe nëna Zikut) Gëzuar 7 Marsin", shkruan Basha.

Ndërkohë që kryetarja e LSI-së Kryemadhi ka shkruar se nuk mund të harrojmë kurrë se kush kanë qenë ata, që na mësuan, na futën në botën e madhe të librit, të dijes dhe të edukatës së mirë.

‘Mbetemi gjithmonë nxënës...! Jemi gjithmonë nxënës, ndaj dhe në 7 Mars nuk mund të harrojmë kurrë se kush kanë qenë ata, që na mësuan, na futën në botën e madhe të librit, të dijes dhe të edukatës së mirë.

Mirënjohja është gjithmonë një fjalë e pamjaftueshme për të përmbledhur atë gjithçka të madhe, që mësuesit bënë me ne.

Misionarët e të mirës, që kanë festën e tyre sot më 7 Mars, na mësuan të mbetemi nxënës përjetë, të jemi modest, të jemi të duruar siç kanë qenë ata të duruar me ne, për të na mësuar dhe për të kuptuar se të mësuarit nuk ndalet, siç nuk ndalet jeta. I përulem mësuesve të mi, i përulem misionit tuaj të shenjtë dhe mbetem gjithmonë nxënësja juaj.’- shkruan Kryemadhi.

 

Ora 11:43
Duma uron mësuesit e Kavajës për 7 Marsin: Gëzuar fisnikë të dijes dhe shoqërisë! Mirënjohje për punën dhe përkushtimin tuaj

Drejtuesja politike e PD për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka shprehur urimet e saja për ditën e 7 marsit.

Ajo e ka shoqëruar postimin me një video, duke thënë se “Urimin e madh për profesionin më fisnik ia dedikoj sot mësuesve të Kavajës.”

Duma shkruan se gjithçka që thuhet nga këto mësuese është esenca e ndërtimit të një njeriu jo thjesht nga librat por nga njeriu i librit.

“Gëzuar fisnikë të dijes dhe shoqërisë! Gëzuar dashuri të brezave që rriten!

Mirënjohje për punën dhe përkushtimin Tuaj!”, shkruan Duma.

Ora 11:20
7-Marsi/ Ilir Meta nderon mësues dhe pedagogë korçarë: Të përqendrohemi në edukimin patriotik të gjeneratave

1615112573_Screenshot2.jpg

Me rastin e 7 Marsit, Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të nderojë me dekorata disa mësues dhe pedagogë të shquar korçarë, një pjesë e të cilëve pas vdekjes.

"Jemi sot për ti shprehur mirënjohjen e thellë të gjithë mësuesve, edukatorëve, pedagogë për kontributin. Kujtojmë plejadën e mësuesve që jetën e tyre ia kushtuan edukimit të brezit të ri. të gjithë mësuesit tanë, sidomos ato në shkollat rurale, meritojnë mbështetje më të madhe. Të rinjtë fatkeqësisht kanë qenë të detyruar të largohen nga vendi. Ndaj duhet të bëjmë më shumë që rinia jonë ta ndërtojë këtu të ardhmen e saj në vendin tonë të mrekullueshëm.  Profesioni i mësuesit është shumë fisnik. Kemi kaq shumë mësues të thjeshtë që sakrifikojnë pavarësisht vështirësive që ndeshin. Sot është një ditë e jashtëzakonshme për të nderuar Petro Nini Luarasin i cili ndoqi rrugën e Pandeli Sotirit. Ma mblidhni gjakun që të shkruajnë fëmijët. Unë dua të nënvizoj që është shumë e rëndësishme që ne të përqendrohemi në edukimin patriotik dhe atdhetar të gjeneratave", tha Meta në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e teatrit "Andon Zako Çajupi" në Korçë.

Ora 09:35
Ruçi uron 7 Marsin: Mësuesit liderët e vërtetë të kombit dhe të shoqërisë! Mirënjohje për punën vetmohuese gjatë dy viteve të fundit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot mësueset dhe mësuesit e Shqipërisë , me rastin e 7 Marsit, Festës së Mësuesit.

Ai në letrën e tij drejtuar mësuesve shkruan se sot është një ditë e shënuar, duke theksuar se kjo është një ndër festat më të bukura të një kombi.

Kryeparlamentari shkruan se ky është 7 marsi i dytë i cili nuk festohet siç do dëshironim, për shkak të pandemisë , pasi edhe sot mësuesve do t’i mungojë melodia e zërave dhe përqafimet e nxënësve të tyre.

“Në këtë 7 Mars të kësaj pranvere të vështirë për të gjithë planetin, të gjithë ne shqiptarët, urojmë nga thellësia e shpirtit mësueset dhe mësuesit e fëmijëve,  mbesave e nipërve tanë: Gëzuar këtë festë të bukur, edhe pse në një kohë anormale! Bashkë me urimet, sot është dita të shprehim mirënjohjen për punën vetmohuese të mësuesve të Shqipërisë gjatë dy viteve të fundit shkollorë, të cilat do të jenë më të vështirat e karrierës së tyre.”, shkruan ai në mesazhin e drejtuar mësuesve.

Sipas Ruçit mësuesit nuk janë vetëm edukatorët, por lidershipi i vërtetë i kombit dhe i shoqërisë, duke shtuar se për këdo që e konsideron veten të suksesshëm, çelësi është mësuesi.

Letra e plotë e Gramoz Ruçit:

“Sot është 7 Mars. Për të gjithë ne, kjo është një ditë e shënuar, madje ndër festat më të bukura të një kombi. Është Festa e Mësuesit.

Është i dyti 7 Mars që e kremtojmë jo siç do të dëshironim. Mësueseve dhe mësuesve të Shqipërisë do t’u mungojë edhe sot melodia e zërave të gëzueshëm dhe përqafimet me nxënësit e tyre të dashur. Por pandemia nuk mund të ndajë ndjenjat, zemrat dhe dashurinë  njerëzore.

Në këtë 7 Mars të kësaj pranvere të vështirë për të gjithë planetin, të gjithë ne shqiptarët, urojmë nga thellësia e shpirtit mësueset dhe mësuesit e fëmijëve,  mbesave e nipërve tanë: Gëzuar këtë festë të bukur, edhe pse në një kohë anormale!

Bashkë me urimet, sot është dita të shprehim mirënjohjen për punën vetmohuese të mësuesve të Shqipërisë gjatë dy viteve të fundit shkollorë, të cilat do të jenë më të vështirat e karrierës së tyre.

Sot është dita të reflektojmë e të rikujtojmë se progresi i vendit varet nga progresi i arsimit dhe progresi i arsimit është në duart e sigurta të mësueseve dhe mësuesve të Shqipërisë.

Në dorën tuaj, që e kini zgjedhur këtë profesion jo për lehtësi, por si  një mision për të pasuruar e zbukuruar jetën e vajzave e djemve të Shqipërisë.
Mësuesi është  profesioni më  i ëndërruar dhe me më shumë ndikim në jetën e një vendi. Një komb merr fytyrën e mësuesve dhe të shkollave.

Mësuesit janë jo vetëm edukatorët, por lidershipi i vërtetë i kombit dhe i shoqërisë.
Nëse dëshirojmë t’u japim  një shans fëmijëve tanë, le t’u japim më parë një shans mësuesve të Shqipërisë.
Për gjithkënd  që e konsideron veten të suksesshëm, çelësi i suksesit  është mësuesi.

Prandaj asnjëherë nuk duhet të rreshtim t’u japim mësuesve kushte më të mira, pagë më të mirë dhe mirënjohjen më të thellë!”

Ora 09:12
Në festën e 7 Marsit, Xhaçka: Mirënjohje për mbi 1 mijë mësues që kontribuojnë për mësimin e gjuhës shqipe, në 21 vende të botës!

Në festën e 7 marsit, ditës së dedikuar mësuesve edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj tyre.

Ajo ka shprehur mirënjohjen veçanërisht mësuese Adriana Fishta Bejko si dhe 1 mijë mësues të që kontribuojnë për mësimin e gjuhës shqipe në 21 vende të botës, duke shprehur edhe falënderime për përkushtimin dhe sakrificën e tyre.

Ministrja shtoi se janë mbi 300 shkolla e kurse të gjuhës shqipe në diasporë, ku japin mësim mësues nga Shqipëria , Kosova dhe Maqedonia e Veriut , të cilët sfidojnë kufijtë bashkojnë në një gjuhë brezin e ri.

“Gëzuar 7 marsin”, shkruan Xhaçka në fund.

Ora 09:05
Rama uron 7-Marsin me një video nga shkollat e reja në vend: Më e mira është ende para

Përmes një videoje me pamje nga shkollat e ndërtuara apo të rindërtuara së fundmi, Kryeministri Rama ka uruar të gjithë mësuesit për festën e 7-Marsit. Rama premton se më e mira është ende përpara.

"Dhe me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur", shkruan Rama.

 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 07/03/2021 16:35

    Perser me dekorime ky like injoranti. Zhduku njehere o k..e nga faqja e dheut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?