Edi Rama dhe Lulzim Basha

Basha ‘blof’ me taksat e biznesit të vogël, Rama i publikon videon: Artisti, çdo ditë në punë për të na bërë të qeshim

17 Tetor 2020, 10:42| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 15:42

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video të kryedemokratit Lulzim Basha, ku e nxjerr përsëri "zbuluar" gënjeshtrën e tij lidhur me taksën e biznesit.

Basha në emisionin "Zonë e Lirë" u shpreh se Rama nuk e ka hequr taksën dhe se po të pyesësh pronarët e bizneseve ata do ta konfirmojnë një gjë të tillë. Mirëpo në videon e publikuar sot nga Rama, në një takim të Bashës me bizneset, një qytetar i thotë se shteti e ka hequr fare taksën.

"Edi Rama e ka hequr fare. Jo nuk e ka hequr fare se unë jam në kontakt të përditshëm me bizneset dhe shpeshherë në pranninë e mediave mjafton  të dalim sonte te biznesi i vogël ta pyesësh paguan ti 0 taksë dhe ai do të të thotë jo", kështu tha Basha në studio.

Kurse pronari i biznesit në takim i ka thënë se nuk paguan taksë. "Taksat nuk na vrasin, taksa në shtet më është hequr më është zeruar", tha pronari i biznesit gjatë takimit me Bashën.

Këtë video Rama e ka ndarë në rrjetin social "Instagram", ku "tallet" keq me kreun demokrat duke thënë se ai është çdo ditë në punë për të na bërë të qeshim. "Artist i vërtetë, çdo ditë në punë për të na bërë të qeshim", shkruan Rama krahas videos.

VIDEO e postuar nga Edi Rama

Ora 15:39
Basha nuk ka të ndaluar me gafat, Rama qesh me lot: O ti mos vdeksh kurrë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ndal me gafat, por duket se kryeministri Rama po argëtohet shumë me to. Thuajse një çdo konferencë që ka mbajtur për shtyp dhe takimet që zhvillon me qytetarët, Basha ka lënë pas nga një gafë që më pas ka shpërthyer në humor dhe meme në rrjetet sociale.

Një tjetër gafë është bërë ditën e sotme në një konferencë me gazetarët, gafë që nuk i ka shpëtuar edhe kryeministrit Edi Rama i cili shkruan krahas videos "O ti mos vdeksh kurrë, kurrë!"  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 17/10/2020 18:03

    IK O BUDALLA BASHA ,,,SHKO TEK DOKTORRI I TRUVE TE TE JAPE NJE RAPORT ,,,QE TE SHFAJESOHESH....

    Përgjigju
  • Bobo: 17/10/2020 16:03

    Na koriti ne demoktrateve ky debili po tallin hallatet te gjithe

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 17/10/2020 12:58

    E mo lum PD qe e ka e mjer shqiperia qe e ka taksirat,po si durojne ata qe jane ne PD o Zot nje kryetar te tille,fale zotit shume shqiptar Kane ikur nga kjo klike por quditem nga ata qe jane akoma aty,per qiftat e salianji, alibeaj, palloka, klirim gjata,dallapi,krriqi, e drivte fazlliq shkau dihet por ku Jane te tjeret o mjer ata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?