Kryedemokrati Lulzim Basha ka replikuar ndaj fjalës së Ramës. Basha i bën thirrje Ramës që të kërkojë falje për mëkatet, ku sipas tij i kanë nxirë jetën shqiptarëve.
“Fjalë të cilat edukata ime familjare nuk mi lejon ti përsëris. Ky është fjalori i këtij që sot nuk e ul dot veten, ku ta ulësh më shumë veten se ce ke ulur. Ti je një sadist që torturon njerëzit, s’ka rëndësi nëse janë në grupin tënd parlamentar në partinë, po më keq qytetarët. Si në çdo akt të jetës tënde, me përjashtim të vogël, edhe këtu je kopjac i Enver Hoxhës, sadizmi politik ishte sistemi që mbante Enveri për të terrorizuar shqiptarët. Kjo është gjuha jote ky je ti dhe mjafton Google Edi Rama fjalor. Kësaj nuk i fshihesh dot, tani zyra jote e propagandës do shikojë mënyra për të bllokuar. Në interes publik është mirë të bllokohet sepse kur të jetë dita jote e fundit në krye të qeverisë shqiptare duke përfshirë edhe ata që zgërdhihen, sepse nuk qajnë dot sepse i pret huri, shqiptarët ta harrojnë këtë fjalor të shëmtuar që ka pasur njeriu që ka qenë në krye të vendit. E mësove nga kriminelët që more me vete në krah për të ecur në politik. Nuk e ul dot veten ti sepse jo ka vetëm një kuptim, s’ke ku të biesh më shumë je në rrethin e 9 të banalitet njerëzor të mungesës totale të integritet, të mungesës së një fije burrërie. Të paktën një herë në jetën tënde të kërkosh ndjesë për mëkatet e tua të pafundme, si njeri në radhë të parë sepse me ndihmë e tyre që ke mëkatuar i ke nxirë dhe vazhdon t’iu nxish jetën shqiptarëve” tha Basha.
Lajmi kryesor:
Me 76 vota pro, Kuvendi miraton pr.buxhetin e 2022! Basha: Në këtë sallë ka kriminelë të organizatave mafioze! Rama sqaron 'Balonë Tabake', i përsërit PD ftesën për bashkëpunim: E kuptoj që keni tension, por pa ne s'bëni dot asgjë
SI.E./ReportTv.al