Politikë

Me 76 vota pro, Kuvendi miraton pr.buxhetin e 2022! Basha: Në këtë sallë ka kriminelë të organizatave mafioze! Rama sqaron 'Balonë Tabake', i përsërit PD ftesën për bashkëpunim: E kuptoj që keni tension, por pa ne s'bëni dot asgjë

16 Nëntor 2021, 08:54| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 22:44

  • Share

Pas dy seancave maratonë, Kuvendi ka miratuar në parim sot projektbuxhetin e 2022. Ky projektbuxhet kaloi në Kuvend me 76 vota pro dhe 52 kundër. Sikurse paralajmëroi, opozita ka votuar kundër këtij projektbuxheti, që e cilësoi si buxhet që Qeveria e ka vënë në shërbim të klientëve të saj.

Kritika për buxhet pati edhe nga radhët e PS, ku deputeti Erion Braçe gjatë fjalës së tij tha se dëmtohen interesat e fermerëve, por jo të ndërtuesve.

Ndërkohë, ajo që duhej të ishte një seancë e mbushur me shifra e fakte për projektbuxhetin e vitit 2022, rezultoi një përplasje me akuza e ofendime mes kryeministrit Rama dhe Krydemokratit Basha. Kryedemokrati e ka quajtur kodin e sjelljes si më pak të vlefshëm se letra e banjos, ku tha se në sallën e Kuvendit sot ka kriminelë dhe bedelë të organizatave mafioze, por pa përmendur emra.

E teksa Basha i nxori Ramës në Kuvend një audio të një bisede të tij me një qytetar, ku dëgjoheshin fjalë të papërshtatshme, Rama iu kundërpërgjigj me detaje të pathëna nga marrëveshja mes tyre në vitin 2017. Teksa pranoi se ishte ai në komunikimin që dëgjohej në audio, Rama i kujtoi Bashës se pas arritjes së marrëveshjes në 2017, nuk dolën në konferencë për shtyp pasi kryedemokrati i kishte thënë 'më premto që nuk do qeshësh kur të dalim jashtë.

Pas akuzave të panumërta, Rama akuzoi Bashën se është bërë si 'kopja e ustait', duke iu referuar Sali Berishës, ndërsa sqaroi edhe deklaratën 'Balonë Tabake' për të cilën pati jo pak reagime, duke thënë se nuk ishte ofendim, por metaforë. Edhe njëherë Rama i bëri ftesë për bashkëpunim PD-së, duke i kërkuar të mos ngrenë gishtat me akuza e fjalë të ulëta.

Kujtojmë se Seanca e djeshme u shoqëruar nga debate e përplasje të forta mes qeverisë dhe opozitës.  Kryeministri Rama tha se ky është një buxhet që nuk ka lënë asnjë sektor apo shtresë sociale pa mbështetje. Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lulzim Bashës i cili akuzoi se Qeverinë se e ka vënë buxhetin 2022 në shërbim të klientëve të saj. Diskutimet në seancën maratonë ditën e djeshme u mbyllën pas gati 11 orësh, ndërsa po vijon edhe ditën e sotme

Projektbuxheti i vitit 2022, parashikon të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve. Ndërsa sa i takon paketës fiskale, ndryshon ligji për TVSH-në, ku hiqet kompensimi 6% për fermerët, rivendoset taksa 10% për inputet bujqësore dhe vendoset tavan i ri për investimet në bujqësi që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së.

Vetëm nga ndryshimet fiskale të propozuara pritet që të mblidhen 5.2 miliardë lekë dhe të rritet formalizimi i ekonomisë. Ndryshimet e propozuara dhe buxheti pas miratimit sot në parim në Kuvend do të zbresë përsëri për tu shqyrtuar dhe miratuar nen për nen në komisionet parlamentare.  

Ora 20:40
Me 76 vota pro, 52 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi miraton projektbuxhetin për vitin 2022

Pas dy ditësh seancë maratonë, Kuvendi ka miratuar mbrëmjen e sotme projektbuxhetin për vitin 2022, përkatësisht me 76 vota pro, 52 kundër dhe 0 abstenim.

Ora 19:20
Marrëveshja e 2017, Rama tregon pse nuk dolën në konferencë për shtyp me Bashën: Më kujtohet kur më the 'më jep fjalën që s'do qeshësh kur të dalim jashtë'

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka zbuluar se përse ai dhe Lulzim Basha nuk dolën në një konferencë për shtyp pas arritjes së marrëveshjes në vitin 2017. Sipas Ramës, Basha i kishte kërkuar atij t'i jepte fjalën se nuk do të qeshte kur të dilnin jashtë.

"Kur ti thua të gjitha ato që thua, unë pavarësisht se me eksperiencën, moshën, prap unë ai jam. Kur the mbaja sytë për tokë, mu kujtua pse nuk dolëm në konferencë shtypi pasi mbaruam marrëveshjen, sepse më thoshe më jep fjalën që nuk do qeshësh kur të dalim jashtë. Se çdo gjë ok, por nuk e duroj dot humorin tënd. E vë re që edhe kur flet, edhe për vulgaritet, ti konsideron gabimisht vulgaritet një gjë që s'ka lidhje fare me vulgaritetin, por mënyrën e komunikimit me njerëzit real, po ti njeh shumë pak njerëz real. Duhet të ketë një arsye pse pastaj kur vjen puna te vota, ti merr aq sa merr dhe të jesh i sigurt që nuk është masakra zgjedhore. Mos më tërhiq në duele të pamundura për ty, mos i hy rrugës të bësh humor, se nuk di", tha Rama.  

17 Maji i vitit 2017 është data që hyri në historinë e politikës shqiptare. Takimi Rama-Basha erdhi pasi kjryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha qëndroi në 90 ditë në çadrën e hapur para kryeministrisë duke kërkuar me këmbëngulje krijimin e një qeverie tranzitore që të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme. Por gjithçka përfundoi me atë marrëveshje që e futi PD-në në një bashkëqeverisje për disa muaj me socialistët. 

Ora 18:47
'Je bërë si ustai', Rama i përgjigjet me ironi akuzave të Bashës: Qëndruam 6 orë bashkë dhe ia kaluam mirë, të dhunova gjë, thuaje! Më dëshpëron që e ul nivelin

Akuzave të Bashës se kush qëndron 50 cm afër Ramës dhunohet, kryeministri ka zgjedhur t’iu përgjigjet me ironi. Rama i thotë Bashës së është bërë kopje e ustait, duke iu referuar kështu Sali Berishës, teksa iu drejtua kryedemokratit se nëse është dhunuar ndonjëherë prej tij ta thotë në publik.

“Po qe për të zgjedhur mes dy të këqijave njerëzit zgjedhin origjinalin dhe jo kopjen. Nga flokët nga mbrapa dukeni njësoj, për shkak të hedhurës që keni përpara. Fjalori sadist, kriminelët me të cilët ke ngrenë janë në dhe, merr qetësues para se të vish në sallë. Ku e di ti? E kë dëgjuar nga ustai. Të janë vrarë ortakët me antitank kur drejtoje në bashkinë e Tiranës, po ku e di ti? Njësoj si ustai, i vetmi ndryshim që nuk je ustai je një njeri q ke marrë përsipër të bësh atë që as nuk të takon, të flasësh për edukatë familjare.

The mjafton ti kesh qëndruar këtij në një rreze 50 cm për ta kuptuar sa i dhunshëm është. Po ti ke qëndruar me mua Lulzim nja 6 orë më atë rreze, të kam dhunuar unë gjë ty, kemi qenë bashkë 6 orë, kemi kaluar shumë mirë, çfarë të bëra unë ty, meqë ti qenke njeriu që e di që kush rri afër meje 50 cm dhunohet. O ty unë të kam dhunuar kur kemi qenë bashkë, ti duet ta thuash këtu që ta ndahet përfundimisht nga dhunues si puna ime. Nuk mund të jesh një i dhunuar që hesht, duhet ta thuash, ose përndryshe duhet t’i thërrasësh mendjes se këtë ta ka thënë ustai. Kush usta? Ai që ti the ma ka thënë një demokrat, por s’ta ka thënë një demokrat ta ka thënë dikush tjetër që unë e njoh dhe ti e njeh dhe e ke pas 50 cm afër. Pse e njoh atë shumë mirë, kopjen e tij e njoh 1 km larg dhe ma kujton me çdo fjalë që thua, por më dëshpëron që e ul veten në nivelin përtej zh. Duke përdorur fjalorin më të ulët”, tha Rama.

Ora 18:40
Basha-Ramës: Po shpenzon për luks nusretësh me paratë e shqiptarëve, familjet në nevojë i ke lënë në harresë

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se Rama po përpiqet të shmangë vëmendjen nga situata në familjet shqiptare, të cilët janë në varfëri dhe nuk përmbushin nevojat bazike. Sakaq, Basha tha se Rama ka miliona euro për të paguar, pasi ka humbur në arbitrazhe, ndërsa shumë para të tjera po i përdor për luks të shfrenuar.

“Meqë jemi te metaforat, qëllimi yt kryesor është të bësh pikërisht atë që u përpoqe të bësh dje, të heqësh vëmendjen nga tmerri që i prek familjet shqiptare. Vjedhja më e madhe, borxhi më i madh i një qeverie që ka qeverisur këtë vend. Qeshni ju derrat e kënaqur. 338 milionë euro në arbitrazh kush do i paguajë, ndërkohë Beccheti ka filluar t’i marrë paratë, se këta thonin asnjë cent. Ju ndaluat komisionin hetimor, atë që as SPAKU nuk e ka bërë akoma, do të detyrohet ta bëjnë kur të dali që ky dhe dy vartës të tij janë shkaktarë të një dëmi të madh. Informacione që mbeten për tu verifikuar, thonë se një tjetër faturë 125 milionë euro po afron në lidhje me një tjetër media që ka fituar një arbitrazh ndaj tij, duke treguar mesazhet e kërcënimit që i dërgoheshin pronarëve të mediave, për të censuruar lajmin dhe për të goditur opozitën. 113 mln euro të tjera për klubin e oligarkëve dhe 51 mln euro shtesë për shpenzimet qeveritare, për Nusretin dhe për charterat. Këto janë faktet dhe shifrat e buxhetit. Do të mjaftonte një e treta e këtyre shifrave që të plotësohej amendamenti i PD për të ulur tatimin mbi vlerën e  shtuar për mallrat ushqimore, nga 20 në 6 për qind. Një ulje prej 14 për qind, e cila nëse do funksiononte, do sillte uljen e shumëpritur të çmimevee që rriten për ditë, për shportën bazike ushqimore, për mbi 51 për qind të shqiptarëve që janë në kufijtë e varfërisë, apo të paktën 30 për qind e kusur sipas Bankës Botërore, janë të varfër, dhe nuk përmbushin nevojat bazike për të ngrënë një vakt. Shpenzime luksi e oligarkësh. Me paratë e tjera që do s'do po i paguan dhe do vazhdojë t’i paguajë për shkak të gojës së shfrenuar dhe epshit të shfrenuar për pushtetin e tij. Nuk kam dëgjuar kryeministër të Kosovës të përdorin fjalor të tillë, tek vëllezërit e motrat tona. Arrin të subvencionojë me të paktën 100 mln euro fermerët, dhe si rezultat produktet nuk do derdhen rrugëve, përkundrazi produktet e tyre shiten në tregun e Kosovës dhe konkurojnë në tregun e Shqipërisë.”-tha Basha.

Ora 18:40
I rikujtoi audion, Rama-Bashës: Është komunikimi im, s'jam i rënë nga qielli e as i zgjedhur Papë! Çohu këtu e thuaj që ty s'të ka shkarë asnjëherë gjuha

 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës në lidhje me një audio që ai publikoi, të një bisede të Ramës me një person tjetër, duke e akuzuar atë për përdorimin e një gjuhe të papërshtatshme. Rama pranoi se ishte ai personi që fliste në audio, teksa i kërkoi Bashës të ngrihej dhe të thoshte nëse edhe atij vetë nuk i kishte shpëtuar qoftë edhe një herë gjuha në komunikim privat.

"Të kthehem te ajo që dole këtu dhe the si një fëmijë që shikon fshehtas porno i thoshe ' ta bëj dhe njëherë?'. Harrove që parlamentin e ndjekin të gjitha moshat? Ku shkoi kujdesi yt për ata që na ndjekin, zonjat këtu? Ai është komunikimi im patjetër, unë nuk jam i rënë nga qielli dhe as Papë, por të çohet një burrë këtu dhe t thotë që asnjëherë në një komunikim privat nuk e ka parë gjuhën t'i shkasi në atë fjalor, të çohet, çohu t'i i pari dhe thuaj që në një komunikim privat nuk të ka shkarë gjuha që t'i kujton se do i bëni shqiptarë të më kthejnë kurrizin siç bëtë kur më nxorët fotot lakuriq. Ai është komunikim publik, ai është komunikim privat. Ti nisesh nga të paqena dhe thua përralla. Kush fle me qenin, gdhihet me morra", tha Rama.

Ora 18:39
Sapho ironizon Bashën, shkakton të qeshura në Kuvend: Mbaroi Foltorja, kalojmë në votim

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho i cili ka dalë hapur pro Sali Berishës dhe kundër Lulzim Bashës, ironizoi këtë të fundit pasi mbaroi fjalën e tij në Kuvend.

"Mbaroi Foltorja, kalojmë në votim", tha Spaho duke shkaktuar të qeshura.

Ora 18:32
Basha-Ramës: Kërko ndjesë për mëkatet e tua, je kopjac i Enver Hoxhës, iu ke nxirë jetën shqiptarëve

Kryedemokrati Lulzim Basha ka replikuar ndaj fjalës së Ramës. Basha i bën thirrje Ramës që të kërkojë falje për mëkatet, ku sipas tij i kanë nxirë jetën shqiptarëve.

“Fjalë të cilat edukata ime familjare nuk mi lejon ti përsëris. Ky është fjalori i këtij që sot nuk e ul dot veten, ku ta ulësh më shumë veten se ce ke ulur. Ti je një sadist që torturon njerëzit, s’ka rëndësi nëse janë në grupin tënd parlamentar në partinë, po më keq qytetarët. Si në çdo akt të jetës tënde, me përjashtim të vogël, edhe këtu je kopjac i Enver Hoxhës, sadizmi politik ishte sistemi që mbante Enveri për  të terrorizuar shqiptarët. Kjo është gjuha jote ky je ti dhe mjafton Google Edi Rama fjalor. Kësaj nuk i fshihesh dot, tani zyra jote e propagandës do shikojë mënyra për të bllokuar. Në interes publik është mirë të bllokohet sepse kur të jetë dita jote e fundit në krye të qeverisë shqiptare duke përfshirë edhe ata që zgërdhihen, sepse nuk qajnë dot sepse i pret huri, shqiptarët ta harrojnë këtë fjalor të shëmtuar që ka pasur njeriu që ka qenë në krye të vendit. E mësove nga kriminelët që more me vete në krah për të ecur në politik. Nuk e ul dot veten ti sepse jo ka vetëm një kuptim, s’ke ku të biesh më shumë je në rrethin e 9 të banalitet njerëzor të mungesës totale të integritet, të mungesës së një fije burrërie. Të paktën një herë në jetën tënde të kërkosh ndjesë për mëkatet e tua të pafundme, si njeri në radhë të parë sepse me ndihmë e tyre që ke mëkatuar i ke nxirë dhe vazhdon t’iu nxish jetën shqiptarëve” tha Basha.

Ora 18:15
Debati për gjuhën e përdorur në Kuvend, Basha i rikujton Ramës audion: Ja si ofendon qytetarin e pafajshëm

 

Teksa vijon debati në lidhje me gjuhën e përdorur në Kuvend, Kreu i PD-së, Lulzim Basha i kujtoi Ramës një regjistrim, të bërë në vitin 2018, ku sipas tij Rama ofendon një qytetar krejtësisht të pambrojtur.

Debati që dëgjohet në audio:

Rama: Po ça vodha mo të ..., mor maskara, mor zagar, çfarë vodha unë mor qen?

Qytetari: Që nga teatri

Rama: O rrugaç

Qytetari: Unë rrugaç apo ti që shan?

Rama: Flet me atë sheh në Francë mor maskara

Qytetari: Maskara je ti që vjedh

 

Ora 18:11
Situata në PD, Rama: S’keni parë gjë akoma, do i digjni lëkurën njëri-tjetrit me cigaren që keni pirë bashkë 30 vjet

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën brenda PD-së. Nga foltorja e Kuvendit ai iu drejtua demokratëve se nuk kanë parë asgjë akoma.

“Ju po e provoni në lëkurë, është vetëm fillimi, po hyni në një fazë që do ja digjni lëkurën njëri-tjetrit me bishtat e cigareve që keni pirë bashkë 30 vjet. Në vend se të merren me vendimet apo veprimet e tua, të merren me gjëra që ti as nuk i ke çuar në mend ti bësh, me gjëra që ti nuk do doje kurrë që të ndodhnin. E keni bërë këtë 30 vjet, tani është koha që ta provoni vetë këtë, s’keni parë gjë akoma, jo më nga ne por nga njëri-tjetri”, tha Rama.

Ora 18:05
"Gjuha e rrugës, kryefjalë e opozitarizmit në parlament", Rama: Mos ngrini gishtat nëse doni bashkëpunim

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit tha këtë pasdite se gjuha e rrugës është bërë kryefjalë e opozitarizmit në Parlament. Sakaq, Rama i kërkoi opozitës të mos ngrenë gishtat me akuza e fjalë të ulëta nëse duan që të kenë bashkëpunimin e tyre.

“Ju mund të tregoni me gisht me radhë gra e burra mbas kurrizit tim duke i etiketuar me fjalët më të ulëta, duke e legalizuar me të drejtë qytetarie fjalën kriminel, trafikant, juve ju duken normale. Ndërkohë jam shumë i kënaqur kurdoqodftë që do hapen, nuk do gjenden në fjalimet e mia kur një personi t’i jem drejtuar me akuza penale, ta kem etiketuar si kriminel, etj etj. Jo se s’kam pasur përballë të tillë në këtë sallë, por është gjuhë e ulët shumë për lartësinë që unë synoj kur flas, dhe respektin që unë kam për njerëzit, natyrisht për të gjithë ata nga kjo anë, dhe mësuesit e mi të gjuhës. Nuk mund ta ul veten në atë nivel ku gjuha e rrugës është bërë kryefjalë e opozitarizmit në këtë parlament. Kjo gjuhë e dëmton shumë rregullacionin e të gjithëve ne sepse njerëzit jashtë as nuk kanë kohë dhe as detyrën për të bërë diferencën. Dihet botërisht se midis një shfaqje ku pianisti thyen pianon, dhe ai që luan Sonatën e Hënës, audiencë ka ky që thyen pianon. Ju patjetër që së pari damkosni veten, edhe për sot, edhe për nesër si humbësa si historikisht, por dëmtoni të gjithë këtë fushë profesion vokacion, që quhet politikë. Me klithma, me histeri, me vajtime, harrojeni se më bëni të ndryshoj mendim. E kuptoj shumë mirë se çfarë ishte gjithë ajo që ndodhi dje dhe kjo që ndodh sot në aspektin e tensionit që ju keni, por nëse doni ta ktheni përsëri timonin në atë rrugë, është e drejta juaj, por mos prisni që nga kthimi i timonit në atë rrugë dhe këputja e urave të komunikimit me dhunë në këtë foltore, të gjeni tek ne gjë tjetër pastaj veç mirësjelljes formale. Gjithë ato që keni thënë dhe keni ndërmend të bëni, nuk i bëni dot pa ne. Nëse doni bashkëpunimin tonë, dhe jo t’ju dëgjojmë vetëm formalisht me respekt, nga ne nuk ju kemi ndërperë, dhe nga ana jonë kur flitet nuk drejtohen gishta, nuk sulmohen njerëz. Nuk vijnë fjalë nga rruga në mikrofon, zgjedhja është e juaja. “-tha Rama.

Ora 17:51
'Balonë tabake', Rama: E paimagjinueshme si një metaforë kthehet në akuzë, e ftoj Tabakun të çojë në gjykatë një fakt për të provuar akuzat ndaj meje

Rama është ndalur tek akuzat për gjuhën e përdorur në seancën plenare.

"Kjo seancë ndoshta më e rëndësishmja në vitin parlamentar, nuk u karakterizua nga debate për buxhetin por do mbahet mend për degradimin e rëndë të gjuhës. Duke qenë se për këtë degradim u mor një zanafillë e ndjej për detyrë që të sqaroj edhe opinion publik se e zbardhur literalisht ajo që thash, fjali ime ishte si më poshtë: Pyet atë që ke në krah se ajo ti jep shifrat si balonë tabakë.

Është e paimagjinueshme që teksa një metaforë kthehet në një akuzë, pas saj vazhdon një lumë i tërë balte sharjesh dhe turrjesh për grushte duke turpëruar gjithë parlamentin. Duke qenë se kjo nisi me zonjën tabaku e cila pas kësaj bëri edhe një replikë ku metafora time kishte lidhje me shifrat, pra shifra si balonë tabakë, duke qenë se më tutje tabaku u ankua përpara kuvendit se kjo na qenka në trend. Unë kam ardhur me një prej vendimeve të gjykatës që ka të bëj me zonjën Tabaku dhe e kam sjell këtu për të thënë se ka një ndryshim shumë të madh mes retorikës oratorisë së metaforave dhe mes sharjeve dhe shpifjeve apo akuzave, janë ndryshime shumë të mëdha sepse ndryshe kthehemi në koha shumë të errëta ku njerëzit gjykohesh publikisht për shkak të mënyrës si përdorin gjuhën, Jam i impresionuar se si një poete si Açka u ndje e prekur nga një metaforë. Unë nuk do prekesha fare, do e konsideroja një mënyrë të komunikuari.  Kur gjuha përdoret si në rastin konkret, citoj zonjën Tabaku: Gënjen në shumicën dërrmuese të asaj që tha saqë është shume e vështirë të ndash fiksimet e trillimet e një njeriu të zënë në dardhën e korrupsionit..(ky jam unë personi për të cilin flitet). E kam ftuar Tabakun të çojë në gjykatë një fakt të vetëm për të provuar gjithë këto akuza”, tha Rama.

Ora 15:11
Alizoti: Rama dhe Basha duhet të ishin këtu, në Kuvend ka injorancë

Deputeti demokrat Tomor Alizoti kritikoi mosprezencën në sallë të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha, ndërkohë që diskutohet për buxhetin. Alizoti tha se në Kuvend nuk ka debate polike por teatër, ku shfaqet injoranca dhe banaliteti.

“Në këtë Kuvend nuk ka fjalime politke por teatër. Buxheti është më i rëndësishëm dhe kryeministri nuk është në sallë, por duhet të ishte edhe kryetari i opozitës. Qeveria është gjysmake. Koha zgjatet ndërmjet dy figurave të rëndësishme që është e gjitha teatër, kush është figura më e mirë dhe kush bën teatër. Shoqëria shqiptare ka pasur një popull të varfër, por sot ka një elitë shumë më të pasur, që sfidon atë të botës. E pasur pa ditur gjë, pa bërë fjalime politike. Kemi injorancë në Parlament, mos e merrni për arrogancë, prandaj politika shqiptare është lincim", tha Alizoti.

Ora 13:25
Luljeta Bozo në Kuvend: Pensioni minimal të mos jetë më i vogël se minimumi jetik

Deputetja më e vjetër e asaj salle, Luljeta Bozo ka folur në Kuvend ku ka kërkuar që për të moshuarit të rriten pensionet, pensioni minimal të mos jetë nën minimumin jetik. 

"Duhet të kemi parasysh që kemi mbi 500 mijë pensionistë, që janë një pasuri e madhe kombëtare. Ndaj në këtë buxhet janë parashikuar dy masa për këta. E them këtë se një pjesë e madhe e pensionistëve marrin një pension qesharak. Ndaj mendoj që këtë gjendje mund ta përmirësojmë. Të rregullohet legjislacioni për pensionistët. Të përcaktohet sa është minimumi jetik dhe për pasojë pensioni minimal të mos jetë më i vogël se kaq. Në këtë buxhet janë parashikuar dy masa për ta, indeksimi i pensionit sipas masës së inflacionit dhe bonusi i vitit të ri. Nuk është e mjaftueshme. Së treti në numrin total të pensionistëve, të na raportohet sa janë ata që kanë pension më të vogël se 20 mijë lekë. Mendoj se shërbimi shëndetësor falas, duhet kontrolluar se duhet të jetë i tillë për vizitat e kontrollet. Pensionistët duhet të marrin të gjitha ilaçet e rimbursueshme. Kemi shumë pensionistë që kanë qenë profesionistë të shkëlqyer. Këto kapacitete duhet shfrytëzuar me zgjuarsi e ata të shpërblehen. Në këtë mënyrë ata mund të fitojnë më shumë, e mbi të gjitha nuk do e ndjejnë veten e përjashtuar nga shoqëria. Duhet shtuar qendrat sociale, ku të punojnë vullnetarisht të rinjtë, e në këto qendra pensionistët do të kalojnë këndshëm një pjesë të kohës”, tha Bozo.

Bozo ka folur edhe për problematikat që lidhen me ndërtimin dhe pensionistët. Ajo kërkoi që arkitektët dhe inxhinierët të licencohen në mënyrë që të mos ketë parregullsi në ndërtimet e bëra.

“Është urgjente të miratohet urdhri i inxhinierit dhe arkitektit, i cili do të rregullojë funksionimin ligjor të procedurave në fushën e ndërtimit, në dhënien e licencave, ku do të jenë të shkruara qartë. Në këtë fushë do të punojnë profesionistë të vërtetë. Ne pësuam një katastrofë të madhe në nëntor të 2019. Nga kjo e keqe nuk kemi nxjerrë mësimet e duhura. Çdo ditë dëgjojmë për aksidente të shumta, që shoqërohen me humbje jete dhe gjymtime. Veç faktorëve të tjerë këtu përgjegjësi ka ndërtimi, që s’ka qenë në lartësinë e duhur për të garantuar sigurinë rrugore. Duhet forcuar jo vetëm rregullat, por edhe zbatimi i tyre. Në këtë buxhet janë parashikuar të ndërtohen rrugë, aeroporte, për të zhvilluar turizmin. Por, kjo nuk mjafton. Ne vërtetë jemi një vend i vogël, por kemi pasuri të shumëllojshme. Së fundmi ka ardhur koha që në fushën e ndërtimit të funksionojë më shumë se një institutit kërkimi, pa kërkime shkencor nuk ka zhvillim. Instituti ekzistues duhet të bëjë një ndryshim rrënjësor. Është punë e këtyre instituteve që të merren me standardet e marrjes në dorëzim të veprave. Është po kështu detyrë e instituteve të shohin çmimet e manualeve, sepse rëndojnë kostot e veprimit.", tha ajo.

Ora 11:25
Debat mes grave deputete në Kuvend! Balluku: Na është thënë 'harem'! Duma: Gjekmarkaj të kërkojë ndjesë! Deputeti: E kam thënë politikisht...pusho ti more derrkuc

 

Kuvendi në këto momente është shndërruar në një debat vetëm për etikën nga gratë deputete. Ministrja Balluku është shprehur e habitur nga gratë deputete të PD-së që sipas saj kanë toleruar një deklaratë të deputetit Gjekmarkaj që i ka thënë 'Harem të Ramës' qeverisë. Por pas kërkesës së koleges së tij Grida Duma që të kërkojë ndjesë, Gjekmarkaj në tentativë për ta sqaruar situatën ofendon një deputet të PS në sallë. 

Balluku: Në këtë sallë na është thënë 'Harem i Ramës' për gratë deputete

Duma: Nëse ka thënë 'Harem' Gjekmarkaj të kërkojë falje! Por duhet t'i kërkosh edhe ti Ramës që të kërkojë falje për përdorimin e fotos time në fushatë.

Gjekmarkaj: E kam thënë politikisht...mos më fol mua me atë ton, foli Ramës...Pusho mor ti derrkuc

Në debat më pas ka ndërhyrë edhe Jorida Tabaku, e cila u është drejtuar socialistëve duke rikujtuar skenën e djeshme të ndodhur, ku kryeministri Edi Rama iu drejtua me fjalët “balonë tabake”. Ajo përmendi një shprehje të bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama, ku përmendej respekti, duke irozniuar se duhet t’ia thotë dhe në shpi kreut te qeverisë.

Ora 11:15
Balla-Bashës: Me statusin e PD-së bëj ç’të duash, rregullat në Kuvend s’ke shans t'i prekësh

Taulant Balla ka replikuar me kryedemokratin Basha në lidhje me respektimin që ai dhe grupi i deputetëve të opozitës duhet të kenë ndaj Kushtetutës, rregullave dhe etikës në Kuvend.

Balla tha se Basha mund të bëjë ç’të dojë me statusin e PD-së por jo me Kushtetutën.

"Megjithatë Bashës unë ia qaj shumë hallin, asnjëra nga këto nuk është statuti i PD, tek ai statut bëj si të duash ti lexoje ndryshe, babai yt politikë ta lexojë ndryse, por ta harrojë kush nga ju se mund të shkelë këto rregullave", tha Balla.

Ora 11:06
Përplasje në Kuvend, Balla-Dumës: Nga ju buron gjithë ai helm! Deputetja: Nga ty që je bërë si diktator i Elbasanit dhe njerëzit kanë frikë të flasin

Përplasje të forta ka pasur në Kuvend, mes Taulant Ballës dhe Grids Dumës.  Kreu i grupit parlamentar të PS, Balla tha se nuk e kupton se nga i buron gjithë ai helm dhe ofendime që nxjerr kur flet, po nuk ka munguar replika e Dumës e cila tha se helmohet kur dëgjon njerëzit në Elbasan se si janë të shtypur dhe Balla është kthyer në një diktator të asaj zone.

Balla: Kushteuta, rregulloja dhe kodi i etikës, kushdo që i shkel të jesh i sigurt që kushdo që shkel do marrë ndëshkimin e duhur.  Nuk e kuptoj ende dhe sa kohë duhet të ndërhyjë ky parlament që një deputet të marrë fjalë dhe në atë moment të mos flasë askush! Ky është parimi themelor unë ju garantoj që nga kjo anë sallë edhe kur deputet, dhe zonja ka një problem të madh me vete aq sa herë flet do ofendojë, nga të vjen gjithë ky helm. I prodhon më shumë helm se sa absorbon vetë. Kjo është keqardhje. .

Duma: E di ku e gjej helmin? Kur kam shkuar te zona e tij (Taulant Ballës), kur thoni probleme mos të na kapi kamera se ai ka zaptuar të gjithë vendin, tek diktatori i atij vendi, tek njerëzit që i keni zvogëluar në ekzistecë dhe në në shpirt. Ju duartrokisni për çdo gjë që bëni gabim. Kur keni gabime pranojini dhe aty filloni të ekzistoni politikisht.

Ora 10:53
Basha: Këtu në këtë sallë sot ka kriminelë dhe bedelë të organizatave mafioze

 

Duke marrë fjalën në Kuvend për të folur për Kodin e sjelljes në atë institucion, kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë deklarata shumë të forta.

"Ky është një harxhim kriminal parash. Kjo nuk është gjë tjetër veccse një koperturë që ju doni të vendosni mbi një Kuvend që këtu tani që flasim kriminalë. Në kartelat e FBI, Interpolit, ka kriminelë të ulur këtu. Ka edhe bedele të organizatave ndërkombëtare mafioze.  E para dhe kryesoja që smund të na bëni ju moralin për kodin e sjelljes, por votoni vettingun politik. Deri në atë moment më shumë vlen letra e banjos se kjo këtu. Dhe e dyta nëse ju punoni me sanksione ai këtu (për kryeministrin) nuk duhet të futet fare këtu", tha Basha.

Ora 10:53
Duma përplaset me mazhorancën: Ju nuk ekzistoni, Rama e ktheu Tiranën në një ekspozitë si një qytet psikopatësh! Bushka: Kini kujdes me gjuhën që përdorni

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma nga foltorja e Kuvendit tha se ky është një buxhet mjeran dhe si në mesjetë. Nënkryetarja e PD-së nuk kurseu edhe kritikat për deputetët e mazhorancës, duke  u thënë se në fakt ato nuk ekzistojnë politikisht, pasi për to flet vetëm Edi Rama.

‘Ju s’ekzitoni, Rama tha... se ju nuk ekzistoni...Rama tha se ju nuk ekzistoni që nuk është një marrëdhënie me buxhetin, është një marrëdhënie civilizimesh. Ne na ndajnë civilizimet bashkë se ju tha mund të vini këtu dhe i hiqni. Ky buxheti që është mjeran që është si në mesjetë është si një krekosje e gjelit majë plehut. Kemi një marrëdhënie me plehrat, një marrë dhënie paralele, duam ta ricikliojmë por me kosto të ulëta. E njëjta marrëdhënie që kemi me inceneratorët. Kur mori të qeveriste kryeqytetin e vendit ty të dukej se kur shëtisje se ishe në ekspozitën e një vendi të çmendur. Të dukej vetja në një ekspozitë të një kryeqyteti psikopatësh. Psikopatia mbaronte mbrapa. Mbrapa ishte e rrënuar. Ky ka ardhur me dhjetëra herë për të treguar me çdo metaforë se sa i rrënuar është. Nuk e harron njeri metaforën ‘jashtëqitja që iu del nga goja’. Ishte po i njëjti njeri që mori fotot tona 5 me 5 në protestë dhe linçonte këdo nga opozita. Ky thërret vetëm urrejtjen. Kur e çoj në mendje cilin tipar fizik mund t’i bësh Ramës 5 me 5 e kam të vështirë të mos qeshësh. Po ky po drejton një komb që kur pa foton e tij nudo e votoi për kryeministër. Ky flet për civilizim. Ky popull megjithëse e pa në atë gjendje e votoi sërish sepse tregoi që është një popull vlerash thellë-thellë megjithëse e kanë rrënuar shpirtërisht. Pjesë e kësaj mungese civilizimi jeni ju.

Kur ai vjen dhe flet për shifra…Do që të gjithë ta pranojmë teatrin njësoj. I kam parë gjestikulacionet e përçmimit kur flisni ju. Ai nuk i dëgjon dot të vdekshmit e zakonshëm, është imortal, është lideri global. Për buxhetin, flisni ju për ndihmën ekonomike, thatë do bëjmë namin. Ky shtet i cili ka buxhete nuk arrin dot të bëjë tre gjëra bashkë që produktin që është qumështi, patatja, qepa, ta marrë dhe ta çojë në ca shkolla. Flisni për fëmijët, keni një buxhet 0.7 euro për çdo fëmijë. Kam takuar një vajzë që është përdhunuar nga 5 njerëz, ka ikur në një qytet tjetër dhe as bonusi i qirasë nuk i paguhet. Ju flisni për civilizim, kjo është luftë llojesh, jo civilizimesh’- tha Duma.

E për t’ kthyer përgjigje, deputetja socialiste Klotilda Bushka i kërkoi që të respektojë kodin e sjelljes.

'Ekzistojmë, ne ekzistojmë në Kuvend, në zonat tona elektorale, nuk duhet të ngatërrohet retorika. Të ketë respekt për kodet e sjelljes. Ne jemi të gjithë me nivel dhe duhet të jemi të kujdesshëm me gjuhën që përdorim.’- tha Bushka.

Ora 10:39
Braçe: Fermerët po shtrydhen! Ne prekim favoret për bujqit, por jo ato për ndërtuesit

Deputeti i PS-së, Erion Braçe tha se përsos të gjithë të mirave që sjelle buxheti dhe parasë së madhe që ka në qarkullim, atë e shqetëson më shumë goditja e bujqësisë dhe e fermerëve që po shtydhen nga taksat dhe akzicat që ndryshojnë vazhdimisht.

"Buxheti i këtij viti është reflektimi i Shqipërisë në 10 viteve që do të vijnë. Edhe nga pikëpamja e disiplinë fiskale e kemi bërë mirë që kemi nisur të ulim deficitin, që investimet i kemi më të larta se deficiti, nisim të ulim borxhin publik, pra ka shumë para më buxhet dhe në qarkullimin e tij. Ajo që më shqetëso është konsumimi i parave publike , transparenca jo e plotë, dëmtimi i garës dhe konkurrencës etj. Ajo që më shqetëson nga paketa fiskale është goditja që i bëhet bujqësisë,  e kemi nisur në 2018 goditjen dhe vazhdon në këtë sektor, me skemën e TVSH të pabarabartë në hyrje dhe dalje, në imputeve bujqësore edhe në prodhimin e buqëve  duhet barazi. Ne prekim favoret për bujqit, por nga ana tjetër nuk prekim favoret për ndërtuesit. Ne prekim akcizën për imputet bujqësore, por nuk prekim akcizën për birrën. Është koha të mbështesim bujkun dhe të krijojnë një dysheme për çmimin e prodhimit e tyre. Fermërët  po shtrydhen nga fuqia e përqendruar në tregun e imputeve bujqësore, përftimi i femerëve nga vlera e produkteve të tyre ka rënë.", tha Braçe.

Ora 10:27
Bardhi: PD voton kundër buxhetit 2022! Pasuron klientë e qeverisë, godet shtresën e mesme

Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi tha se PD do të votojë kundër paketës fiskale dhe buxhetit 2022 pasi për të ky buxhet nuk rrit pagat dhe pension dhe nuk hap vende të reja pune, po pasuron edhe më shumë një grup klientësh pranë qeverisë. bardhi tha se më këtë buxhet dhe paketë fiskale po goditet shtresa e mesme

"Nëse i keni raftet plot atëherë kjo qeveri ka bërë një punë të mirë, por nëse jo, atëherë punët janë keq. Dhe nuk ka dyshim se jemi në skenarin e dytë, që punët janë keq. As buxheti dhe as paketa fiskale nuk punojnë për qytetarët, por për një grusht njerëzish pranë kryeministrit, qeveria do të rrit taksat dhe çmime për shqiptarët që nuk prodhojnë as vende pune dhe as zhvillim. Nga njëra anë është parashikuar të marrë 1 mld dollarë borxh dhe nga ana tjetër nuk ka rritje reale rrogash dhe pensionesh, nuk ka vende të reja pune dhe as investime domethënëse. Po merr borxh për të paguar koncesionet. 7 koncesionet nga më të çuditshmet do u kushtojnë  shqiptarëve 2 mld dollarë. Paketa fiskale thellon hendekun mes pakicës së klientëve të qeverisë dhe shumicës dërrmuese të shqiptarëve, është një paketë kundër shtresës së mesme. PD do votojë kundër marrjes peng të vendit për interesin e pak njerëzve që janë pasuar në mënyrë të paligjshme duke zhvatur shqiptarët! PD voton kundër buxhetit dhe paketës fiskale", tha Bardhi.

Ora 10:01
Buxheti, Xhafaj: E papranueshme që sot flitet për mungesë zyrash të institucioneve të reja të drejtësisë! Mjediset e Gjykatës së Lartë në gjendje të mjerueshme

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në Kuvend e cilësoi si një lajm të mirë rritjen e buxhetit për SPAK, por ai u ndal edhe tek mungesa e investimeve. Xhafaj tha se sot dy vite pasi SPAK ka nisur punimet, është e papranueshme që flitet për mungesë zyrash. Po ashtu, Xhafaj një nga hartuesit e Reformës në Drejtësi, tha se mjediset aktuale të Gjykatës së Lartë janë në gjendje të mjerueshme.

‘Buxheti do ti japë një shtytje zhvillimit ekonomik dhe social. Vendimmarrja duhet të jetë gjithë përfshirëse. Lajm shumë i mirë rritja e ndjeshme buxhetit të SPAK.  Le të shpresojmë të shohim rezultate më të mira, se ato që kemi parë deri tani në drejtësi. Buxhetimi për institucionet e drejtësisë nuk mund të jetë i ngjashëm me institucionet në varësi të egzekutivit. E papranueshme që kur kanë kaluar 2 vite që nga fillimi punës së SPAK,  flitet për mungesë zyrash për prokurorët dhe hetuesit e BKH-së. Ende nuk ka një përllogaritje në buxhet me ndryshimin e hartës gjyqësore. Nuk ka asnjë angazhim për rritjen e studentëve në shkollën e magjistraturës. Mjediset aktuale në Gjykatën e Lartë janë në gjendje të mjerueshme dhe nuk po gjenden fonde për ndërtimin e një gjykate të re. Nuk duhet të mos shohim edhe anën tjetër, përgjegjshmërinë e vet institucioneve për buxhetin. Besoj se para së gjithash duhet të ndryshojë politikbërja për menaxhimin e buxhetit të këtyre institucioneve. Njerëzit e drejtësisë janë sot njerëzit më të paguar në vend. Nuk janë dhuratë e askujt, janë investim nga taksat e qytetarëve të këtij vendi. Kërkojmë nga isntitucionet e drejtësisë më shumë përgjegjshmëri transparencë, luftë kundër krimit të organizuar dhe pandshkueshmërinë në nivele të larta, mbështetjen e buxhetit e keni.’- tha Xhafaj.

Ora 09:30
Buxheti 2022, Pampuri: O thojuni mjekëve e keni pagën 1.5 mln, ose mos u flisni me përqindje

Deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri në foltoren e Kuvendit ka folur për buxhetin e vitit 2022, duke u ndalur kryesisht në fushën e shëndetësisë dhe politikës sociale. Teksa foli për pagën e mjekëve Pampuri tha se mos tu plasin me përqindje, pasi nuk ka një rritje të ndjeshme, por të bëhet një ndryshim drastik për pagën.

‘Nuk ka një zë në buxhet sa i përket rimbursimit paketës së ilaçeve. Është një paketë shumë e varfër. Nuk flisni për qytetarët që janë kuruar e nuk kanë para pasi janë futur në borxhe. Asnjë parashikim për këtë kategori. Shumë pensionistë me sëmundje kronike nuk mbështeten. Rezulton se janë paguar 6 mln euro nga buxheti i shtetit për shërbime të pakryer e kjo lidhet me checkup e famshëm, që nuk hoqët dorë. Folët për rritjen e pagave të mjekëve, por mbetet një mision i pamundur. Ose hajde e thuaj këtu paga e mjekëve  1 mln -1.5 mln, e mos flisni me përqindje! Se e dinë shumë mirë se sa rriten pagat. Kemi përmendur vetëm një rresht për isht-të përndjekurit. Këtu vini dhe luani teatër dhe kërkoni që të zhvendosni vëmendje. Po luani me bukën e qytetarëve.’- tha Pampuri.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Oli: 17/11/2021 04:00

    O Luku, nuk ka ca kriminele, te gjithe jeni kriminele dhe pjese e te njejtes organizate kriminale qe keni kapur shtetin prej fyti. Maskarenj.

    Përgjigju
  • Sifi: 16/11/2021 17:47

    Per jir te ish drejtesise militante Lyli dhe Saliu me te there nuk jane jasht oarlamentit .Krimet e juaja jane faktuar nga prokuroria por gjykates kriminel qe i zbyrhi vitingu ju ndihmuan ju

    Përgjigju
  • astriti: 16/11/2021 16:36

    Nuk e kuptoj per cfare kriminelesh flet ky Luli... Per ate qe vodhi 250 mil.euro ne rrugen e kombit apo per 4 te vraret e 21 janarit....

    Përgjigju
  • Super analisti: 16/11/2021 13:26

    Pasojat ne dem te maxhorances dhe te shqiptareve dhe Shqiperise do te jene te parikuperueshme nqs Lylit qe duhej te ishte non grata i ferkohet koka bosh dhe e korruptuar. Ky eshte qen qe kafshon te zotin. Mos harroni se po luajne loje shume te thelle dhe te madhe aleanca Berisha-Basha. Mbajeni shenim dhe mos tju duket cudi si ndodhi kjo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?