Maksim Sota

Kronikë

Bashkëpunëtorët që 'çmontuan' grupin e drogës: Maksim Sota shok me kreun e bandës! Prokurori i angazhuar për zgjidhjen e problemeve që ‘Lani' kishte me drejtësinë

4 Korrik 2021, 14:30| Përditesimi: 4 Korrik 2021, 17:55

  • Share

Në dosjen e prokurorisë të zbardhur nga Report Tv, Donjol Drolli i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, thotë se kreu i grupit kriminal, Ilirjan Ducellari, i kishte siguruar shtëpi me qira prokurorit Maksim Sota jashtë Shqipërisë, ku ai qëndronte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Drolli thotë se në të njëjtën shtëpi ka qëndruar edhe Mariglen Shusha një tjetër bashkëpunëtori i drejtësisë. Në banesën e paguar nga Duçellari përveç prokurorit Sota më parë kishte qëndrar edhe zv.Drejtori i Policisë së Vlorës Ilirjan Balla.

“Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, Mariglen Shusha, ai ka deklaruar rrethana takimi dhe bisedimi mes drejtuesit të grupit kriminal, Ilirjan Duçellar (Lani) dhe prokurorit Maksim Sota, për probleme të ndryshme që kishte me drejtësinë dhe institucionet shtetërore, duke detajuar raste konkrete, për të cilat prokurori Maskim Sota ishte angazhuar për zgjidhjen e këtyre problemeve. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen Shusha, ka deklaruar faktin se shtetasi Ilrjan Duçellari (Lani) ju kishte siguruar një banesë me qira, të cilën e paguante ai dhe aty kishin qëndruar bashkë me prokurorin Maksim Sota dhe bashkëpunëtorin e drejtësisë, Mariglen Shusha, ndërkohë që më parë në atë banesë kishte qëndruar edhe Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë, Ilirjan Balla. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen Shusha, ka deklaruar se prokurori Sota ishte shok me Lanin dhe se ishte në dijeni se bashkëshortja e tij qëndronte me fëmijën e sëmurë në Romë, të cilët i kanë ndihmuar shtetasit Orhan Duçellari dhe Ilirjan Ducellari”, thuhet më tej në dosje.

Sipas bashkëpunëtorit, prokurori kishte dijeni që Ilirjan Ducellari (Zaimi) ishte i përfshirë në trafik droge dhe pavarësisht kësaj ai ka qëndruar në këtë banesë. Nga ana tjetër bashkëpuntori tjetër i drejtësisë Mariglen Shusha ka deklaruar momente takimi mes drejtuesit të grupit kriminal Ilirjan Duçellari (Lani) dhe prokurorit Maksim Sota, për probleme të ndryshme që kishin të bënin me drejtësinë dhe institucionet shtetërore, për të cilat ka dhënë zgjidhje prokurori Sota.

Episodi në dosje për deklarimin e bashkëpuntorit të drejtësisë për mardhënien e prokurorit Maksim Sota me kreun e bankës


Lajmi kryesor:

Zbardhet dosja e ‘Shpirtit’/ Më shumë se 12 milionë euro fitime në 3 vite, koka e grupit 'Lani' me plantacione gjigante kanabisi në Skrapar! Emrat e 'të penduarve'


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?