Kronikë

Zbardhet dosja e ‘Shpirtit’/ Më shumë se 12 milionë euro fitime në 3 vite, koka e grupit 'Lani' me plantacione gjigante kanabisi në Skrapar! Emrat e 'të penduarve'

4 Korrik 2021, 12:39| Përditesimi: 4 Korrik 2021, 21:38

  • Share

Zbardhen pjesë nga dosja për operacionin “Shpirti”, që u finalizua me 38 urdhër-arreste, mes të cilëve prokurorë, zyrtarë të lartë policie, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe persona të tjerë, të cilët ishin të implikuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës. Dosja është rezultati i një investigimi disa vjecar të filluar nga Drejtoria Investigative Antimafia (DIA) të Puljas në Itali dhe finalizuar nga prokurorët e SPAK, përmes hetimeve të skuadrave investigative të përbashkëta. Në dosje jepen edhe emrat e bashkëpunëtorëve të drejtësisë që kanë komunikuar me shtetin Italian, që janë  Mariglen Shusha, Donial Drolli, Elton Hamza, Ferhat Ajdini dhe Fiqiret Seferi.

Një tjetër emër që del nga hetimet është Sajmir Kurti, drejtor i zyrës së Punës në Kavajës. Në dosjen e prokurorisë skafistët Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini kanë deklaruar se në muajin tetor 2016 të dy kanë bërë një udhëtim të dytë duke trafikuar në rrugë detare nga Shqipëria në Itali rreth 500 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa e ciula denstinacion final kishte Gjermaninë. Edhe në këtë rast të dy kanë deklaruar se Sajmir Kurti ishte pronari i lëndës narkotike, po ashtu mjeti lundrues gomone me të cilin ishin nisur nga plazhi pas kazinosë së Kurtit që ndodhej afër Malit të Robit.

"KURTI na gjeti një tjetër gomon dhe e ngarkojë me 500 kg marijuanë Gomonin e gjetëm gati afer Kazinose në Golem. Kazinoja eshte e KURTI. Une dhe SEFERI u nisëm nga Shqipëria dhe arritem ne Itali, ne plazhin e Monopolit. KURTI na tha qe droga do të lehej ne breg mes Monopoli-t e Torre Canne-s ku me pas do të merrej nga ai dhe miqte e tije për ta derguar në Gjermani, dëshmon skafisti.

Droga  ishte e destinuar për disa shtetas shqiptar që ndodheshin në Gjermani që, pasi të njoftoheshin për zbarkimin në brigjet e Puglia-s, do te arrinin në Itali me kamion për të ngarkuar e për ta marre lëndën narkotike. Sajmiri ishte përgjegjësi i drogës, po pronésia ishte edhe e miqve të tij.

"Sajmiri me dha numrin e telefonit dhe adresen në Gjermani të pritësve të drogës që do të vinin në Puglia, në brigjet e Barit, me nje kamion. Kurti ishte bashkë me të birin".

Dy skafistët mbërritën në Monopoli rreth orës 5 temëngjesit. Për shkak të dallgëve gomonja u përplas më shkembinjte.  Ata kanë shkarkuar drogën në një vilë të rrethuar me mure,  gjate perimetrit te viles, jo gjithe ngarkesën bashke, por e fraksionuar.

“E kemi fshehur edhe mbrapa pemeve te viles. Kemi marre ne telefon numrin e shqiptarëve që do merrnin drogen, po telefonat nuk funksiononin. Te këtyre shqiptarëve, emrat i njeh AYDINLNe do të prisnim arritjen e tyre per dy dite. Pasi kemi fshehur drogen, ne kembe kemi shkuar ne Monopoli, ku kemi blere kepuce e robe te reja e kemi shkuar në Bari me tren", tregon skafisti

Pjesë nga dosja:

Lendën narkotike ishte e destinuar për disa shtetas shqiptar që ndodheshin në Gjermani që, pasi të njoftoheshin për zbarkimin në brigjet e Puglia-s, do te arrinin në Itali me kamion për të ngarkuar e për ta marre lëndën narkotike. Ato kanë deklaruar se gjatë ngarkimit të mjetit lundrues, gomone, ishin të pranishëm shtetasit Sajmir KURTI, bashkë me të birin dhe alpin. Gjatë transportimit gomoni ishte mbushur me uje e te dy motorat kishin pësuar difekt, ai kryesori prej 70 kv e ai zevendesues, kaq sa për të arritur në bregjet italiane janë detyruar të përdornin lopatat, duke zbarkuar rreth orës 4 o 5 të mëngjesit në zonën Monopoli. Këtu kishin shkarkuar thaset me marijuanë, duke i fshehur në murin rrethues të një shtëpie të pabanuar. Gomoni ishte braktisur nëpër shkembi. Gjatë të njejtës ditë të dy kishin marrë vesh nga KURTI, me të cilin ishin në kontakt telefonik, që ngarkesa me lëndë narkotike ishte gjetur dhe sekuestruar.

Konkretisht shtetasi Fiqiret Seferi ka deklaruar: "Jemi nisur nga Shqipëria me droge ne gomon ne tetor 2016. Ishin reth 500 kg marijuanë në pronësi të Sajmir Kurtit. Droga ishte e destinuar për në Germani, ke shtetasit shqiptar me banim atje. Ishte nje gomon rreth Biashte" metra, ne vetroresine, me tubolar me ngjyre gri me nje motor 70 kuajsh, nuk mbaj mend marken. Kishte edhe nje motor rezerve. Te dy motorat ndaluan se punuari e kemi perdorur lopatat per te lundruar 6/7 milje nga Italia. E kemi ngarkuar drogën ne zonen e perdorur kasinosë të Sajmir Kurtit, që ndodhet afer malit të quajtur MALI ROBIT Kasinoja eshte e Saimir Saimir-it, nuk e di nese eshte ne emer te tij. Vullnet CILA luante në këtë Kasino e al me ka thene që ishte e Sajmirit. Beri gati çdo gje Sajmiri, ngarkuam drogën në gomone, une dhe AJDINI, DURIM-i vellai i AJDINI-4, Hamid Seferi, djali i Sajmir KURTI me nipin e tij. Nuk e mbaj mend emrin e djalit te KURTI-t, ai ka djale e vajze dhe emrin e nipit të tij, Sajmiri ishte përgjegjësi i drogës, po pronésia ishte edhe e miqve të tij.

Sajmiri me dha numrin e telefonit dhe adresen në Gjermani të pritësve të drogës që do të vinin në Puglia, në brigjet e Barit, me nje kamion. Nuk e mbaj mend si ishte e konfeksionuar, me kujtohen qese të zeza. Nuk di te them kush ishin pronarët e tjerë të drogës, ishin të pranishëm kur kemi ngarkuar, por jo në e nisje. Nuk ishin as nga Fieri, ishte erresire. Nuk e di nga vinte droga. Jemi nisur me dy GPS , ndoshta ishin nga AJDINI ishte nje fiks dhe nje dorë, me trajektorën që do përshkonim te memorizuara nga AJDINI Motorer u fiken e me lopata kemi arritur në breg, në Monopoli rreth orës 5 temëngjesit. Kishte dallgë të larta e gomoni u përplus ke shkembinjte, duke u dëmtuar. Kemi shkarkuar drogën në një vilë të rrethuar me mure. E kemi depozituar mbrapa murit, gjate perimetrit te viles, jo gjithe bashke, por e fraksionuar. E kemi fshehur edhe mbrapa pemeve te viles. Kemi marre ne telefon numrin e shqiptarëve që do merrnin drogen, po telefonat nuk funksiononin. Te këtyre shqiptarëve, emrat i njeh AYDINLNe do të prisnim arritjen e tyre per dy dite. Pasi kemi fshehur drogen, ne kembe kemi shkuar ne Monopoli, ku kemi blere kepuce e robe te reja e kemi shkuar në Bari me tren".

Deklaratat e Fiqiret Seferit përputhen edhe deklarimet e bëra nga Ferhat Ajdini.

"KURTI na gjeti një tjetër gomon dhe e ngarkojë me 500 kg marijuanë Gomonin e gjetëm gati afer Kazinose në Golem. Kazinoja eshte e KURTI. Une dhe SEFERI u nisëm nga Shqipëria dhe arritem ne Itali, ne plazhin e Monopolit. Gomoni kishte nje motor prej 70 Kv e një tjetër rezerve prej 25 KV, ishte me ngjyre gri. Afer bregut në Monopoli motorat u prishën e kemi arritur në breg me lopata. Kemi shakarkuar drogën në një shtëpi te braktisur buze detit, mbrapa murit te gurit, nëse nuk gaboj. Kemi braktisur gomonin, ishte gjysëm në det e gjysëm në shkëmbinje. KURTI na tha qe droga do të lehej ne breg mes Monopoli-t e Torre Canne-s ku me pas do të merrej nga ai dhe miqte e tije për ta derguar në Gjermani. Pas disa ditësh do të vinte në Itali, Sajmir KURTI, qe do ta shoqëronim në vendin ku do linim drogën, sepse do ta ngarkonte për ta dërguar në Gjermani. Nga njoftimet ne lajme te dhena nga televizioni, KURTI mori vesh qe droga ishte”.

Episodi në dosje për transportin e drogës së drejtorit të zyrës së punës në Kavajë

 

Ora 20:15
Megaoperacioni/ Si bëri Ilirian Zaimi miliona euro në vitet 2014-2017, një perandori ekonomike me plantacione hashashi në zonën e Skraparit

Në dosjen e megaoperacionit 'Shpirti' kanë dalë në dritë shumë detaje të forta nga kultivimi dhe trafiku i drogës në Shqipëri. Në një moment përmbledhës në dosje thuhet bashkëpunëtorët e drejtësisë kanë bërë deklarata përputhëse e të detajuara në lidhje me grupin kriminal me përbërje shqiptarë, të cilat janë në konvergjencë me veprimet hetimore të kryera në kuadër të hetimeve. Sipas tyre që nga viti 2014 deri në vitin 2017; kanë trafikuar sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të tipit marijuanë nga Shqipëria, me nisje nga brigjet e Vlorës, në Itali, dhe fitimet kanë qenë kolosale, nga 1.4 deri në 1.6 milionë euro fitime për një rrugë. Gjatë kësaj periudhë mendohet se janë bërë të paktën 8 rrugë, pra një fitim prej 12 milionë eurosh.

Kreu i bandës Ilirjan DUCELLARI (alias Zaimi)  i thërritur "Lani" ka pasur plantacione gjigante kultivimi hashashi në zonën e Skraparit, një në territorin e Çorovodës me rreth 7.000 (shtatë mijë) bimë, një tjetër në pyllin që ndodhej mes Prishtës e Çepanit, me rreth 8.000 (tetë mijë) bime: Më herët në atë plantacion te fundit "Lani" kishte kultivuar 30.000 (tridhjetë mijë) bimë të tjera.

Pjesë nga dosja
Ora 19:42
Operacioni 'Shpirti'/ Momenti i arrestimit të 2 prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë, si paralajmëruan italianin që po priste ngarkesën

1625420578_8b2de5d14ee448f79d77954e20f6e3c8.jpg

Në një pjesë nga dosja voluminoze e operacionit 'Shpirti' tregohet momenti i arrestimit të dy trafikantëve të drogës, Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini, të cilët kishin shkuar në 2016 në Itali për të dorëzuar sasinë e drogës nga Shqipëria. Fiqiret Seferi dhe Fëraht Ajdini më pas u kthen bashkëpunëtorët e drejtësië.

Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini u ndaluan për kontroll nga Guardia di Finanza, të cilëve iu gjetën në makinë 16 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Pak para ndalimit Fiqiret Seferi ka marrë në celular Shpëtim Shehin, i cili bënte lidhjen  e tyre me italiantët. Në bisedat telefonike Seferi i ka thënë me ankth Shehit të largohej se i kapën.

"ik, ik e pirdhu, ik e pirdhu! Na zunë, na zunë! Ik,Ik!", thotë Seferi.

Më pas, edhe Shpëtim Shehi ka kaluar në një kontroll nga policia. Shehi më pas ka telefonuar italianin Silvo që do të merrtë drogën në Itali duke i treguar për kontrollet.

Pjesë nga biseda: 

SHEHI: më kane ndaluar për një kontroll në rrugë! Edi? (...) si ta them, këtë këtu hudhe fare

SHEHI: ehi i dashur!

Silvio: Ku je?

SHEHI: Po iki...jo, më kanë ndaluar për një kontroll në rruge, e di!

Silvio: ah!

SHEHI: E tani po shkoj te marr...nje mikun tim. sidoqofte (kollitet)...si ta them këtë këtu (skeden telefonike-ship) hudhe fare, kuptove sepse...

Silvio: Po, kuptova! Kuptova!

SHEHI: Nuk duhet hiç!

Silvio: mmh! kuptova! Dëgjo e...

SHEHI: Nesër...shifemi ec!

Silvio: ah mirë! E si të ja bëjmë pastaj!

SHEHI: E mië vi unë...ke tregu tani shifemi...  

Silvio: Ah! Okay! Okay!

SHEHI: Mirë?

Silvio: Mirë okay, shëndet!

SHEHI: Sidoqoftë mirë, mirë shëndet.

Silvio: Okay, tani e hudh shëndet!

Ora 16:15
‘Gjatë ngarkimit të gomones me hashash, Gusti dhe Hekurani kishin pistoleta dhe radio’, të penduarit nxjerrin në skenë truprojat e Tahirit

1625408301_1625246384agustindedadheHekuranMarku.jpg

Të tjera detaje zbardhen nga dosja e të arrestuarve në kuadër të operacionit “Shpirti”. Bëhet fjalë për mënyra për udhëtimin, fshehjen e mjetit lundrues dhe pagesat e punëtorëve të krahut. Madje dëshmitarët pohojnë se si u njohën me italianë me emrin Silvio dhe Mimo dhe se mes datave 8 dhe 10 dhjetor i pajisën me një GPS dhe se si u nisën në Shqipëri nga një port i vogël i San Giorgos
“Pasi mbërritëm në Shqipëri, lamë gomonen afër Shkumbinit. Në Shqipëri u takuam me një mik të Malton Lleshit  që quhet Pingio  dhe me një tjetër të quajtur Gusti e tjetri me emrin Hekuran, që erdhën të flisnin për punën e bombës e të lekëve që donte Malton Lleshi. Hekurani dhe Gusti thanë që ishin truprojat e ministrit të brendshëm  shqiptar me emrin Saimir Tahiri . Të tre thanë që kishin drogë për të dërguar në Itali dhe që për transportin e të cilës ne do të paguanim borxhin që kishim me Lleshin”

Kjo sipas dëshmitarit të drejtësisë e bindën atë dhe Seferin që të nisej drejt Shqipërisë në datën 19 dhjetor. Ai përshkruan se si personat, mes tyre trurojat dhe të tjerë ishin të policisë.

Pingio, Gusti dhe Hekurani dhe tre katër djem erdhën nga Tirana ku kishim lënë gomonen. Erdhën me furgonat e ngarkuar me drogë. Ishin tre me targat e Tiranës. Ata na ngarkuan gomonen me marijuanë. Gjatë ngarkimit të gomones , Gusti dhe Hekurani kishin radiot e pistoleta, ata janë poliscë, por nuk ishin me veshje policie”– thuhet nga dëshmitari në dosjen hetimore që më së fundi dërgoi në pranga 28 persona.

“Unë kam parë dhe radiot dhe pistoletat e sintonizuara në kanalin e policisë shqiptare. Me radio folën me kolegët e tyre policë duke i thënë që po shkonte çdo gjë mirë. Rreth orës dy apo tre  të natës, jemi nisur nga Shqipëria dhe mbasi mbërritëm në Itali në datën  21 dhjetor u bllokuam nga Guardia Costiero, provova të merrja Shpëtim Shehin kur po arrija afër bregut, por ai nuk u përgjigj”- thotë në dëshmi i penduari.

Dy dëshmitarët që u përdorën për transport droge flasin me të dhe bien dakord që do takoheshin. Më pas i penduari rezulton se komunikoi me të birin duke folur me gjuhë të koduar dhe duke e njoftuar se do shkonte në Tiranë të takonte “nonën”, që ishte Pingio.

Ai kujton se barezët dhe porositësi emri i të cilit përmendet si Shpëtim Shehi do t’u paguanin drogën shqiptarëve me rreth 80 euro për kilogramë, por vetëm pasi ta shisnin. Ndërkaq në dosje del që personi me emrin Pingio rezulton të jetë Eltjon Bregasi, i cili rezultoi se ishte gjithashtu furnizuesi i sasisë së madhe të drogës. I penduari thotë se do shkonte në Tiranë të takonte “nonën”, që ishte Pingio:  Kam rënë dakord , tani do shkoj tek Skerdi për të takuar nonën Pingion, duhet me shku me e taku se ai nuk ka celular – thotë në mesazh Fiqiret Seferi.

Në një tjetër skenë dalin ish-truprojat e ish ministrit të Brendshëm. Ngarkesa sigurohet në zonën e Tepelenës dhe për truprojën e Tahirit e dëshmon i penduari për italianët.

Bashkë me Pingion, e Hekuranin shkuam në Memaliaj ku kishin kultivuar drogën në një platancion në hapësirë  që ishte e shpërndarë në dy tre zona në mes të pyllit. Jam në gjendje ta gjej atë vend, ne i kemi parë bimët nga larg duke na i treguar ata, nga dy- tre kilometyra larg. Kemi hyrë në një magazinë ku ishin 20 apo 30 punëtorë që po pastronin gjethet e marijuanës që ndodheshin në thasë të mëdhenj. Nuk ishte Agustini në këtë rast, Pingio ishte specialist I kultivimit dhe I rritjes siç na tha ai . Platancioni ishte I Hekuranit  e Pingio  komandonte punëtorët që merrnin 10 deri në 15 euro dita”

“Pingio ka marrë në telefon Agustinin dhe Hekuranin duke i thënë që kishim parë policinë lokale, ndërkohë që ishim me dy sasi të lëndës marijuanë”.

“Pingio më tha se duhet të prisnim Agustinin dhe Hekuranin deri kur të mbaronin shërbimin  se ishin bashkë me ministrin e do ta shoqëronin tek shtëpia. Kur e pamë policinë nuk ndaluam. Ndërkohë që prisnim të vinte Agustini dhe Hekurani , ata kanë marrë Pingion dhe I kanë thënë të rrinte i qetë sepse nuk kishte asnjë sinjalizim për transportin tonë”.

Sipas të penduarit pritja ka zgjatur deri në mesnatë. Derisa aty kanë mbërritur truprojat.

“Agustini dhe Hekurani kanë mbërritur tek ne, kanë ngakruar drogën e kemi shkuar në Vilboshtovë afër lumit Shkumbin. Në ngarkim ishim pesë, unë, Ajdini e tre persona të tjerë. Të tjerët udhëtonin me mercedezin e Vitos  e një makinë e përdorur për vdekjet. Dy bodigardët nuk ishin të pranishëm në ngarkim dhe në nisje” – përmend dëshmitari tjetër.

…Gjatë ngarkimit të gomones me hashash, Gusti dhe Hekurani kishin pistoleta dhe radio, ata janë policë por nuk ishin me veshje policie“ rrëfen mes të tjerash Ferhat Ajdini, për truprojat që i ishin prezantuar si truprojat e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili më herët kishte kërkuar ndihmë në Itali dhe një shqiptar i pati thënë: “mund të bësh një rrugë droge”,

Ora 15:06
'Djali i dha 6 mijë euro në dorë shefit të Antikrimit në Kavajë', skafisti tregon si u lirua me ndihmën e policisë pasi u kap në Durrës

Në dosjen e megaoperacionit “Shpirti” skafisti Fiqiret Seferi, ka zbuluar se e ka trafikuar drogën në Itali dhe kur është kthyer është arrestuar në Portin e Durrësit, por me ndërhyrjen e djalit, i cili i ka dhënë 6 mijë euro shefit të antikrimit të Kavajës është liruar.

“Pasi arrita në Shqipëri më ndaloi Policia sepse kisha detyrimin e  firmës e nuk mund të dilja nga shteti pa leje. Ndejta gjithë ditën në zonën e Portit të Durrësit, në zonën e Policisë, e në pasdite më lanë të lirë me detyrimin që të nesërmen të paraqitesha  në kuesturën e Kavajës. Shkova mëngjesin e ditës pas në kuesturë, ku më informuan se nga porti i Durrësit më kishte nxjerrë Sajmir Kurti, ma tha kreu i Antikrimit të Luzit të Vogël, lagjia në të cilën unë banoj, që quhet Artur Krasniqi. Më pyeti pse kisha dalë nga Shqipëria pa leje. Policia e Kavajës ishte në dijeni për udhëtimin me drogë të bërë nga unë në Itali, bashkë me Ajdini.

Më lanë të lirë sepse djali im Hamid pagoi 6 mijë euro para në dorë dhe ia dorëzoi personalisht shefit të antikrimit të Kavajës, që nëse nuk gaboj quhet Mandi, për të më lëshuar nga Kuestura e Kavajës, sepse unë duhet të isha arrestuar për atë që kisha bërë. Unë nuk  e kam njohur Mandin asnjëherë, djali im e ka njohur dhe më ka referuar gjithçka që ka ndodhur. Kreu i Policisë ishte nën këmbët e Sajmir Kurtit, Artur Krasniqit, ishte nën këmbët e Mandit, e polici që më ka marrë në pyetje ishte shefi i antikrimit i Luzit të Vogël, ai nuk ka marrë lekë nga mua, jemi bërë shokë e më pas më ka kërkuar të kultivonim ‘bar’ bashkë, që nuk e kemi bërë. Kur më mori në pyetje ishte i veshur civil“, thuhet në dosje.

Ora 14:30
Bashkëpunëtorët që 'çmontuan' grupin e drogës: Maksim Sota shok me kreun e bandës! Prokurori i angazhuar për zgjidhjen e problemeve që ‘Lani' kishte me drejtësinë

Në dosjen e prokurorisë të zbardhur nga Report Tv, Donjol Drolli i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, thotë se kreu i grupit kriminal, Ilirjan Ducellari, i kishte siguruar shtëpi me qira prokurorit Maksim Sota jashtë Shqipërisë, ku ai qëndronte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Drolli thotë se në të njëjtën shtëpi ka qëndruar edhe Mariglen Shusha një tjetër bashkëpunëtori i drejtësisë. Në banesën e paguar nga Duçellari përveç prokurorit Sota më parë kishte qëndrar edhe zv.Drejtori i Policisë së Vlorës Ilirjan Balla.

“Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, Mariglen Shusha, ai ka deklaruar rrethana takimi dhe bisedimi mes drejtuesit të grupit kriminal, Ilirjan Duçellar (Lani) dhe prokurorit Maksim Sota, për probleme të ndryshme që kishte me drejtësinë dhe institucionet shtetërore, duke detajuar raste konkrete, për të cilat prokurori Maskim Sota ishte angazhuar për zgjidhjen e këtyre problemeve. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen Shusha, ka deklaruar faktin se shtetasi Ilrjan Duçellari (Lani) ju kishte siguruar një banesë me qira, të cilën e paguante ai dhe aty kishin qëndruar bashkë me prokurorin Maksim Sota dhe bashkëpunëtorin e drejtësisë, Mariglen Shusha, ndërkohë që më parë në atë banesë kishte qëndruar edhe Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë, Ilirjan Balla. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen Shusha, ka deklaruar se prokurori Sota ishte shok me Lanin dhe se ishte në dijeni se bashkëshortja e tij qëndronte me fëmijën e sëmurë në Romë, të cilët i kanë ndihmuar shtetasit Orhan Duçellari dhe Ilirjan Ducellari”, thuhet më tej në dosje.

Sipas bashkëpunëtorit, prokurori kishte dijeni që Ilirjan Ducellari (Zaimi) ishte i përfshirë në trafik droge dhe pavarësisht kësaj ai ka qëndruar në këtë banesë. Nga ana tjetër bashkëpuntori tjetër i drejtësisë Mariglen Shusha ka deklaruar momente takimi mes drejtuesit të grupit kriminal Ilirjan Duçellari (Lani) dhe prokurorit Maksim Sota, për probleme të ndryshme që kishin të bënin me drejtësinë dhe institucionet shtetërore, për të cilat ka dhënë zgjidhje prokurori Sota.

Episodi në dosje për deklarimin e bashkëpuntorit të drejtësisë për mardhënien e prokurorit Maksim Sota me kreun e bankës
Ora 14:15
U hodh nga kati i dytë i banesës për t’iu arratisur policisë, bashkëpunëtori i drejtësisë tregon se oficerin Festim Lelaj e thërrisnin me nofkën 'kokë-lopa'

Në deklarimet e datës 4 dhjetor 2019, bashkëpunëtori i drejtësisë Mariglen Shusha ka dhënë detaje sesi njihej ndryshe Festim Lelaj Oficeri i Policisë të Drejtorisë së Kufirit & Migracionit Vlorë.

Ai tregon se Duçellari  kishte mbështetjen edhe të Zëvendës Drejtorit të Policisë Vendore të Policisë Vlorë Ilirjan Balla, si dhe të Oficerit të Policisë të Drejtorisë së Kufirit & Migracionit Vlorë, Festim Lelaj.

“Në tetor të 2015, në shtator dhe tetor është mbledhur marijuana e punës, e do të bëhej në këtë mënyrë: Përsa i përket tokës ishte e kontrolluar nga ilirjani, ndërsa uji , deti nga një punonjës policisë së Shtetit , sepse Drejtoritë janë të ndara quhet Festim, “Kokë lopa”, është një mënyrë thirrje. Më duket se në atë periudhë punonte në Vlorë, e më pas është transferuar në një vend tjetër”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Ora 14:12
Transportimi i 800 kg drogë drejt Italisë dështoi, nga 'Range Rover', Ilirjan Duçellari u sigurua për kalimin e ngarkesës së dytë! I pranishëm dhe zv.drejtori i Policisë së Vlorës

Në nëntor të viti 2015, grupi i Ilirjan Duçellarit dështoi në transportimin e 800 kg kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Nisja e lëndës narkotike u bë nga Divjaka, nga Piro Bregu, Elton Hamza, Rexhino Muçaj e Robert Muftari.

Por i penduari drejtësisë, Elton Hamza, ka rrëfyer se  gjatë udhëtimit të parë u prishën motorët, skafi u mbush me ujë, kështu u detyruan të kthehen në Shqipëri. Ndaluan në Gadishullin e Karaburunit ku rikuperuan nga një tjetër gomone dhe lënda narkotike u dërgua në magazinën e "Lanit" në Vlorë.

Pas rreth një jave, u bë një tjetër tentativë trafikimi po me këtë sasi lënde narkotike, por skafi u mbush me ujë, se i kishin vjedhur tapat e ujit, e u detyruan të kthehen.

Arritën në piken e nisjes e ndërkohë, që po shkarkonin lëndën narkotike nga gomonia në furgon, ndërhyri policia. Aty, shtetasit Rexhino Muçaj e Robert Myftari u larguan në këmbë nëpër plazhin përreth, ndërsa Piro Bregu iku me gomone. Në Bari, Itali Mariglen Shusha po priste më kot që të arrinte ngarkesa e lëndës narkotike nga Shqipëria. Ilirjan Duçellari i njoftoi ato se ishte bërë sekuestrimi në Shqipëri.

Ndërkohë, në rastin e tentativës së dytë të trafikimit po të kësaj sasie lëndë narkotike, gjatë operacioneve të ngarkimit të gomones në bregun shqiptar e në nisjen e saj, "Lani" ishte i pranishëm. Sipas dëshmitarit, ai ishte  në breg në bordin e autoveturës se tij, "Range Rover", bashkë me Zeëvendes Drejtorin e Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla, i pranishëm për të mbrojtur dhe si garanci e operacioneve të ngarkimit të lëndës narkotike e të nisjes së mjetit lundrues nga bregu shqiptar.

Ora 13:44
E mbjellë në Berat/ Droga e kapur në Bari në 2016 në pronësi të Ilirjan Duçellarit, për aktivitetin në Itali fitonte 25 mijë euro! 250 € për kile për transportin e kokainës së 'rivalëve'

Në dosjen e megaoperacionit “Shpirti”, del se sipas dëshmitarit Mariglen Shusha lënda narkotike e sekuestruar më 17 dhjetor 2016 në Bari, Itali është në pronësi të Ilirjan Duçellarit, i cili është ‘koka’ e grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020.

Kjo drogë ishte një pjesë e një sasie më të madhe që ai kishte kultivuar në territorin e Çorodovës, ku kishte krijuar një plantacion me 7000 bimë kanabis sativa. Sipas dosjes për aktivitetin në Itali, Lani merrte 25 mijë euro dhe i ndante me Shushën.

Ilirjan DUÇELLARI përveç transferimit në Itali të lëndës narkotike në pronësi të tij, ngarkonte në gomone edhe marijuanë të personave të tjerë shqiptarë që kryenin të njëjtin aktivitet, e për këtë shërbim merrte si pagese 250 € per kile të transportuar në Itali.

Pjesë nga dosja:

Bashkëpunëtori 1 i drejtësisë Mariglen Shusha ka deklaruar se lënda narkotike e sekuestruar më 17 dhjetor 2016 nga Barit është në pronësi të Ilirjan Duçellarit, ishin pjesë e një sasie më të madhe që ai kishte kultivuar në territorin e Çorodovës, ku kishte krijuar një plantacion me 7000 bimë kanabis sativa.
Lënda narkotike pasi mblidhej ruhej në shtëpi që ndodhej po në atë zonë ku banonin disa familjarë të tij të quajtur kushëri e nipat e Lanit, që kishte  bërë materialisht kultivimin ku më pas është përgatitur për ta trafikuar në Itali.

Nga ajo lëndë, një pjesë rreth një ton është transportuar në rrugë tokësore për tek një magazinë në zonën Pish-Poro të Vlores, e ngarkuar më pas në mjetin lundrues gomonen e drejtuar nga persona skafistë të të njëjtit grup kriminal dhe e "siguruar" nga prania Donial DROLLI nga vjedhjet e mundshme, kontrollet në breg apo në ujrat territoriale nga policia shqiptare, ku punonte vellai i tij i punonjës policie në degën e antidrogës në Doganën Vlorë.

Më pas, kjo lëndë narkotike është trafikuar në Itali në zonën e Torre a Mare-s (BA), ku i është sekuestruar nga DIA shtetasit Gaetano MONACELLI. Ky i fundit, si dhe bashkëpuntorët e tij italian, ndër të cilët edhe Umberto SERINI, ishin në varësi të urdhërave të shtetasit shqiptar, Ilirjan DUÇELLARI "Lani" e për aktivitetet e kryera në territorin Italian ai merrte 25.000 € dhe i ndanin mes tyre, të cilat ia jepte me para në dorë Mariglen SHUSHA.

Ndonjëherë, shtetasi Ilirjan DUÇELLARI, nëpërmjet bashkëpunëtorit të tij, i jepte lëndë narkotike dhe jo lekë me të njëjtën vlerë të shumës së mësipërme. Shtetasi Ilirjan DUÇELLARI "Lani", bënte nëpërmjet shtetasit Mariglen SHUSHA pagesën e shpenzimeve që kishin bërë anëtarët e grupit kriminal italian të lartpërmendur për ruajtjen e lëndës narkotike të trafikuar nga Shipëria, në lokalet në qytetin e Barit, për karburantin e nevojshëm për lundrim të personave skafistë mes dy vendeve, për marrjen me qira të furgonave të përdorur për transportimin e lëndës narkotike në territorin italian, për nevojat e fletjes e të ngrënies së shtetasit Mariglen SHUSHA e të bashkëpunëtorëve të tjerë të tij, pjesëtar të të njëjtit grup kriminal, kur vinin në Bari në lidhje me trafikimin e lëndës narkotike.

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen SHUSHA, ka deklaruar se: "Ne vitin 2014 ai ka njohur shtetasin Ilirjan DUÇELLARI (ZAIMI) i thirrur edhe si "Lani", kur i është drejtuar atij për të gjetur "punë" e menjëherë është futur pjesëmarrës në grupin kriminal, me rolin si "shkarkues" e me pas me rolin e drejtuesit në varësi të "kreut", për operacionet e zbarkimit në Itali te lëndës narkotike të trafikuar nga Shqipëria.

Po me urdher te "Lani-t" ai ka bërë në Itali shpërndarjen e lëndës narkotike tek klientet e ndryshëm, si dhe mbledhjen e parave pas shitjes së lëndës narkotike.

Ilirjan DUÇELLARI përveç transferimit në Itali të lëndës narkotike në pronësi të tij, ngarkonte në gomone edhe marijuanë të krimineleve të tjerë shqiptar, e për këtë shërbim merrte si pagese € 250 per kile të transportuar në Itali. Nga 2014 deri ne 2015 Duçellari kishte blerë nga trafikantë të tjerë shqiptar lëndën narkotike për ta transferuar ilegalishit në Itali, ne 2016 ama, kishte kultivuar vetë marijuanë ne dy plantacione që ishin në territore të ndryshme të Shqipërisë, njëra prej të cilave, në malin Tomorr në territorin e Prefekturës së Beratit, mes Çorovodës e Cepanit, nga të cilat kishte nxjerrë rreth 7-8 ton lënde narkotike.

Droga e sekuestruar në Torre a Mare (BA) me 17 dhjetor 2016, ishte e ketij plantacioni, ku ishte kultivuar me fara te blera në Hollandë nga Ilir GABA, i thirrur "Lilhosh" një bashkatdhetar i tij nga Lazarati (Shqipëri), pjesëtar i grupit, të cilit, në disa rrethana "Lani" i kishte dhënë € 30.000 lekë në dorë, për të blerë farat e marijuane. "Lilhosh" ishte ekspert i kultivimit të marijuanës, ishte ai "agronomi" i grupit kriminal e bënte normalisht prodhimin e lëndës narkotike. Nje here, Mariglen SHUSHA kishte qënë i pranishëm në dhënien e kësaj shume, lek në dorë, DUÇELLARIT "Lilhosh-it".

Nga aktet rezulton se Ilirjan DUÇELLARI"Lani", përveç se kishte krijuar një potencë ekonomike, kishte edhe influencë tek policia shqiptare. Ndër këto, ishte Shefi i Komisariatit të Policisë Çorovodës, të cilit i ishte drejtuar për të zgjidhur një problem me kultivimin e një plantacioni me lëndë narkotike, në të cilin bashkëpunonte edhe shtetasi Ilir GABA, i thirrur "Lilhosh". Për këtë aktivitet kriminal të kultivimit të bimëve narkotike, ky grup kriminal kishte krijuar sigurinë dhe mbështetjen e policisë, e cila për çdo bimë merrte një pagesë nga drejtuesi i grupit kriminal, Ilirjan DUCELLARI.

Episodi në dosje që tregon detajet për drogën e kapur në 2016 ne Itali, sa fitonte Ducellarit

Episodi në dosje që tregon detajet për drogën e kapur në 2016 ne Itali, sa fitonte Ducellarit
Ora 13:14
Dosja e 'Shpirtit'/ I penduari i drejtësisë: Ilirjan Duçellari kalonte i sigurt drogën në tokë e në det! Festim Lelaj (kokë-lopa) fikte radarin për 1 orë dhe merrte 15 mijë euro

Gazetari i "Report Tv", Arsen Rusta ka zbardhur dosjen e operacionit "Shpirti"që u finalizua me 38 urdhër-arreste, mes të cilëve prokurorë, zyrtarë të lartë policie, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe persona të tjerë, të cilët ishin të implikuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës. Dosja është rezultati i një investigimi disa vjecar të filluar nga Drejtoria Investigative Antimafia (DIA) të Puljas në Itali dhe finalizuar nga prokurorët e SPAK, përmes hetimeve të skuadrave investigative të përbashkëta. 

Pushteti që kishte ‘Lani’ i Lazaratit, Ilirjan Duçellari, mbi punonjësit e policisë, zyrtarët dhe njerëzit e uniformave blu ka bërë të mundur kundrejt pagesave të hapen dyert e kalimit të drogës në det dhe në tokë. Pazari për kalimin ishte 15 mijë euro për ujin dhe 15 mijë euro për tokën.

Një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë ka rrëfyer skemën sesi veprohej me tre radarët e detit shqitpar, atë të Divjakës, të Semanit, në Fier dhe një tjetër në Sazan.

I penduari i drejtësisë, Marenglen Shusha, rrëfen se ‘Lani’ apo Ilirjan Ducellari apo Zaimi kishte persona të ndryshëm që ruanin gomonen kur kalonte në det dhe të tokë. Përsa i përket detit, i impenjuar ishte Oficeri i Policisë të Drejtorisë së Kufirit & Migracionit Vlorë, Festim Lelaj që thirrje nga grupi i sturktuar ‘Kokë Lopa’. Ai tregon se Duçellari  kishte mbështetjen edhe të Zëvendës Drejtorit të Policisë Vendore të Policisë Vlorë Ilirjan Balla.

Të gjitha veprimet e lidhura me transportimin e lëndës narkotike, me ngarkimin e saj në mjetin lundrues dhe trafikimin e saj, kryheshin në praninë e dy punonjësve të policisë, të cilët garantonin kryerjen e trafikimit të lëndës narkotike për në Itali.

"Nga toka, Lani kishte persona të ndryshëm, po sidoqofte ishte armik me Drejtorin, ndërsa përsa i përket detit, Drejtorinë e Kufirit, ishte impenjuar një person me emrin Festim, qe unë e di se punon për policinë. Është një person i shëndoshë, me flokë të shkurtra, e di që ka nje lokal në rrugën ku është lokali i Lanit, e në atë periudhën vinte ke ne me nje Klas E, me ngjyrë gri, në 2005-2006. Ky ka ardhur disa herë, ka folur në tavolinën afër për të garantuar, për të siguruar pjesën e detit, e, me sa mbaj mend, nja dy herë ka ardhur bashke me nje person tjetër, që ka thene qe edhe ai ishte një që punonte në polici, ishin moshatar, me floke te bardha, me duket se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani a Festim do t'i jepte 15.000 Euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë. Momenti në të cilin ia ka dorëzuar nuk e di, sepse për ngjarjen e 2015 une isha në Itali e siç kam thëne, nese nuk gaboj, ky Festimi, pasi Ilirjani është spostuar si Zevendes Drejtor në Dibër, me duket se edhe Festimin e kane spostuar gjithmone si Shefi Policise Komisariatit ne Diber.

Unë di që kur gomonia arrinte nga Italia në Divjakë, apo kur gomonia shkonta nga Italia në Divjakë, ky radar fikej e për rreth 40 min, 1 orë, ky radar fikej e sipas muhabeteve të bëra ke ‘Lani’ edhe makinat e policisë tokësore edhe ato të kufirit , sipas meje, ama policia e kufirit ka tip makina Land Rover, policia e kufirit është ajo që kontrollon bregun, e Lani më thotë që policia bënte.. themi.. vërente gjatë ngarkimit. Domethënë donë të thotë që këta polica, për shembull janë ata që rrinë zakonishtë në postën e kufirit, unë nuk e di sa janë në vendin që fikin radarin, e mendje se janë një person a dy, rrinin aty kur gomonia ngarkohej.  Pjesa tjetër e punonjësve të policisë ishte në zonën ku ishte radari..edhe nga ana tjetër e detit, edhe nga ana e tokës kanë marrë 30 000 euro për punën që është kapur në 2015, sepse kur është bërë sekuestrimi afër Delta Forcë, asnjëri prej djemve si ka kërkuar lekë Lanit, sepse unë mund ti thoja shumë mirë: ‘Unë e bëra, kam shkuar e kam mbaruar , ose djemtë që kanë angazhuar vetëm shtetit dhe e di që 15 000 janë paguar për tokën e 15 000 për ujin, domethënë detin … e për pjesën detare, themi për ujin, ka folur me Festimin, ndërsa për pjesën tokësore, ai , Ilrijanin e kishte aty, e kishte 24 orë mbi 24 të pranishëm… Ilirjani ka marrë pjesë kur gomonia është nisur e ka marrë pjesë normalisht, sepse e thashe3 edhe dje, që është marrë hard disku nga hoteli… sepse ishte parë Ilirjani… sepse është kontaktuar , kontaktonte me numra të tjerë, jo vetëm numrat  që unë sillja këtu me vetë, por edhe numrat e tjerë, që ishin atje, që ishin numrat  për Geni, për pjesën e detit, për atë të tokës…", ka rrëfyer i penduari i drejtësisë.

 Episodi në dosje që tregon lidhjet e Ilirjan Ducellarit me zyrtarë të policisë

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eli: 05/07/2021 12:51

    Qyqjaa do na i marin te gjitha tani.S.do shesim dot me as pordh se do na marim dhe makimat.me mire po i fus nje ndarje Lanit.Trafikant i poshter

    Përgjigju
    • Lani: 06/07/2021 07:37

      Eli qendro e forte,se mos na shete shtepine ne Dhermi.

    • Noku: 06/07/2021 07:23

      Cke me Elin cfare te ka bere,ata ja bene vetes.

  • Urani: 05/07/2021 00:31

    Kthejeni në origjinë këtë kromashin Lanin se u hap shumë bythësh, futini një 15 vj burg dhe sekuestrojani të gjitha parat dhe pasuritë sepse të gjitha me drogë e ..i ka vendosur

    Përgjigju
  • Dauti: 04/07/2021 22:02

    O turi, ai stan ate bulmet ka. Njerezit po merren ne qafe plot jo kot. Duhet ti vije fundi ketij bisnesi dhe jo vetem ketij po cdo gjeje kriminale ne Shqiperi , perndryshe nuk behet ky vend.Ketapasurojne veten dhe i marrin frymen bisnesit te ndershem se nuk kane kredi ne banka dhe rrisin fiktivisht cmimet ne Shqiperi, qofte te shtepive , qofte te te gjithe artikujve.

    Përgjigju
  • Vlore: 04/07/2021 17:31

    Kei kaffe

    Përgjigju
  • Turi: 04/07/2021 14:16

    Kur nuk keni bythe te beni trafikantin punoni ne ndonje pune tjeter o legena se merni njerzit ne qafe kot , nuk ju detyron njeri te merreni me kete pune

    Përgjigju
    • Porsche Cayenne: 05/07/2021 00:23

      Turi te erdhi rradha me duket

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?