Kronikë

Transportimi i 800 kg drogë drejt Italisë dështoi, nga 'Range Rover', Ilirjan Duçellari u sigurua për kalimin e ngarkesës së dytë! I pranishëm dhe zv.drejtori i Policisë së Vlorës

4 Korrik 2021, 14:12| Përditesimi: 4 Korrik 2021, 14:46

  • Share

Në nëntor të viti 2015, grupi i Ilirjan Duçellarit dështoi në transportimin e 800 kg kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Nisja e lëndës narkotike u bë nga Divjaka, nga Piro Bregu, Elton Hamza, Rexhino Muçaj e Robert Muftari.

Por i penduari drejtësisë, Elton Hamza, ka rrëfyer se  gjatë udhëtimit të parë u prishën motorët, skafi u mbush me ujë, kështu u detyruan të kthehen në Shqipëri. Ndaluan në Gadishullin e Karaburunit ku rikuperuan nga një tjetër gomone dhe lënda narkotike u dërgua në magazinën e "Lanit" në Vlorë.

Pas rreth një jave, u bë një tjetër tentativë trafikimi po me këtë sasi lënde narkotike, por skafi u mbush me ujë, se i kishin vjedhur tapat e ujit, e u detyruan të kthehen.

Arritën në piken e nisjes e ndërkohë, që po shkarkonin lëndën narkotike nga gomonia në furgon, ndërhyri policia. Aty, shtetasit Rexhino Muçaj e Robert Myftari u larguan në këmbë nëpër plazhin përreth, ndërsa Piro Bregu iku me gomone. Në Bari, Itali Mariglen Shusha po priste më kot që të arrinte ngarkesa e lëndës narkotike nga Shqipëria. Ilirjan Duçellari i njoftoi ato se ishte bërë sekuestrimi në Shqipëri.

Ndërkohë, në rastin e tentativës së dytë të trafikimit po të kësaj sasie lëndë narkotike, gjatë operacioneve të ngarkimit të gomones në bregun shqiptar e në nisjen e saj, "Lani" ishte i pranishëm. Sipas dëshmitarit, ai ishte  në breg në bordin e autoveturës se tij, "Range Rover", bashkë me Zeëvendes Drejtorin e Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla, i pranishëm për të mbrojtur dhe si garanci e operacioneve të ngarkimit të lëndës narkotike e të nisjes së mjetit lundrues nga bregu shqiptar.


Lajmi kryesor:

Zbardhet dosja e ‘Shpirtit’/ Më shumë se 12 milionë euro fitime në 3 vite, koka e grupit 'Lani' me plantacione gjigante kanabisi në Skrapar! Emrat e 'të penduarve'


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?