Federata Shqiptare e Futbollit pritet që së shpejti të zyrtarizojë organizimin e Euro 2027 për moshat U-21 së bashku me Serbinë. Një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga tifozët në Shqipëri e Kosovë, duke pasur reagime të shumta; aq sa kanë bërë që FSHF të bllokojë komentet në kanalet e komunikimit.
Federata Shqiptare e Futbollit të enjten mbrëma publikoi në “Facebook” një fotografi të Ylber Ramadanit e Marash Kumbullës gjatë një dueli me një lojtar kundërshtar. FSHF-ja fillimisht e la të hapur mundësinë e komentimit. Por pasi të gjitha komentet ishin fyese ndaj Dukës e FSHF-së, Federata Shqiptare limitoi mundësinë e komentimit.
Lajmi kryesor:
Thuajse zyrtare/ Shqipëria e Serbia do të bashkëorganizojnë euro 'U21'! Tifozat e indinjuar: Akt i turpshëm i FSHF-së, kryeneçësi për lavdi personale
S.Dh/ReportTv.al