Serbia dhe Shqipëria do të bashkëorganizojnë Kampionatin Evropian për meshkuj U-21 në vitin 2027.
UEFA tha të enjten (26 shtator 2024) se vetëm oferta Serbi-Shqipëri përmbushi një afat të fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut.
Federatat serbe dhe shqiptare të futbollit bashkuan forcat në maj për të planifikuar organizimin e turneut dyvjeçar me 16 ekipe, i cili ka nevojë për tetë stadiume për të pritur 31 ndeshje.
Plani i Dukës nuk është pritur mirë nga Tifozët kuqezi të cilët e kanë quajtur një akt të turpshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit.
‘Organizimi i kampionatit europian për moshat U21, nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe shkijeve është akti më i turpshëm që bëhet në emër të tifozëve shqiptar dhe opinionin futbolldashës të Kombëtares Shqiptare të futbollit.
Ky organizim assesi nuk mund të quhet i Shqipërisë, pasi FSHF-ja nuk ka kompentecën të flasë në emër të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por vetëm në emër të vetin si organizatë, e që pas këtij akti do gjej mbështetje vetëm tek punonjësit e vet që u jep pagë.
Nuk mjaftuan me mijëra reagime, shkrime, emisione e analiza unanimisht KUNDËR për këtë nismë, por që FSHF-ja me saktë kreu i saj me hirë ose pahirë mori mbi supet e veta të drejtën e vendosjes kokë më vete për një nismë me kaq shumë kundërshtime.
Nuk mjaftuan as qindra mijëra viktima shqiptare, gjenocidi e masakra nga ana e shkijeve. GJithashtu nuk mjaftoi as nata e 14 tetorit kur Kombëtarja Shqiptare u gjend në një ambient terrori, e ku u bë thirrje “vrisni shqiptarët”, e ku lojtarët shqiptarë u rrahën e u fyen, madje edhe ju rrezikua jeta e tyre.
Nismat e tilla kryeneçe, e mospërfillëse ndaj opinionit të të lartëpërmendurve, që për lavdinë e tyre personale, egoja e shëmtuar për të luajtuar ndërtuesin e paqes globale në dëm të harmonisë së ekipit kombëtar, të mbështetësve të saj që me gjithë sakrificën e tyre financiare e familjare, e kanë ndjekur deri tani ekipin kombëtar, do t’ju kthehet bumerang.
Nesër do të jetë vonë, kur thirrjet tuaja do të bëhen përgjëruese ndaj përkrahësve të Kombëtares dhe sportdashësve, për t’i ulë gjakrat e tensionin dhe për të kërkuar kompromis e partneritet"
Federata Shqiptare e Futbollit pritet që së shpejti të zyrtarizojë organizimin e Euro 2027 për moshat U-21 së bashku me Serbinë. Një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga tifozët në Shqipëri e Kosovë, duke pasur reagime të shumta; aq sa kanë bërë që FSHF të bllokojë komentet në kanalet e komunikimit.
Federata Shqiptare e Futbollit të enjten mbrëma publikoi në “Facebook” një fotografi të Ylber Ramadanit e Marash Kumbullës gjatë një dueli me një lojtar kundërshtar. FSHF-ja fillimisht e la të hapur mundësinë e komentimit. Por pasi të gjitha komentet ishin fyese ndaj Dukës e FSHF-së, Federata Shqiptare limitoi mundësinë e komentimit.
Po ato matan kufirit nuk jan shqiptar?ti i quan kosovar,kosov esht fjal sllave o patriot i flakt ????????
PërgjigjuShumica nuk edin ket që kosove është emer sllave. Ata që edin dhe e quajn vetin apo shqiptaret e shqiperise se veriut kosovar jan antishqiptar
SHQIPTARET & KOSOVARET DUHET ta BOJOKOTOJNE EURO U21! TE MOS BLEJNE BILETA!
Përgjigju