Kallëzimi i Veliajt, prokuroria nis hetimet për manipulimit e zgjedhjeve në shoqatën Rajonale të Futbollit Tirana! Sekuestron dokumentet e FSHF

15 Shkurt 2022, 18:53| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 20:09

  • Share

Pak ditë pas kallëzimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për manipulime për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të 'Futboll Tirana', Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë sekuestruar dokumentacionin e FSHF-së.

Prokuroria e Tiranës dhe Krimi Ekonomik, kanë sekuestruar procedurën e ndjekur nga FSHF për shpalljen e garës, njoftimin e garuesve dhe listën e votuesve që zgjodhi Krenar Alimehmetin. Prejt dy ditësh OPGJ kanë qenë në zyrat e e FSHF-së dhe kanë sekuestruar këto dokumente pas hetimit të nisur për shpërdorim detyre ndaj dy zyrtarëve të FSHF-së.

Në cilësinë e aksionerit te Klubit të Futbollit Tirana, Veliaj akuzon Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, se kanë manipuluar në bashkëpunim zgjedhjet për Kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.

Veliaj rendit një sërë shkeljesh, teksa thekson se ato janë bërë me një qëllim të vetëm, ndikimin apo paracaktimin e rezultatit të zgjedhjes së Kreut të Shoqatës së Futbollit të Tiranës, sipas interesave klienteliste të kreut aktual të FSHF-së.

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës e rrëzoi praktikën e zgjedhjes së Krenar Alimehmetit, duke njohur Eduart Prodanin, si kryetar të Shoqatës Rajonale të 'Futbol Tirana'.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?