Foto ilustruese

Bashkia e Tiranës dhe Kadastra marrëveshje bashkëpunimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje! Miratohet në Këshillin Bashkiak pa votat e opozitës

9 Tetor, 08:52| Përditesimi: 9 Tetor, 09:10

  • Share

TIRANË- Pasi kryeministri Edi Rama u tërhoqi vëmendjen kryebashkiakëve për ngecjen e procesit të legalizimit, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar një marrëveshje mes Bashkisë së Tiranës Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të përfunduar procedurat e legalizimit.

Marrëveshja u miartua në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, 8 tetor, e cila u zhvillua me tensione pasi opozita tentoi të pengojë mbledhjen. Marrëveshja mes Bashkisë së Tiranës dhe Kadastrës u miratua pa vota e opozitës.

Përmes kësaj marrëveshjeje, synohet të çohet para procesi i legalizimit, një prioritet i vendosur nga qeveria Rama, për të mundësuar zgjidhjen më të shpejtë të kërkesave për legalizim. Kryebashkiaku Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit tha se ky është një lajm i mirë dhe shpjegoi se bashkëpunimi përfshin ndarjen e informacioneve, identifikimin e blloqeve gjeografike dhe hartimin e planeve të punës për një proces më të strukturuar dhe efikas.

“Ne kemi marrë një vendim sot që, në fakt i përgjigjet vendimit të madh që ka marrë qeveria, për t’i transferuar bashkive një pjesë për legalizimet e mbetura. Pra, të këtyre anomalive që kanë ngelur ndër vite. Kjo nuk do të zëvendësojë ASHK. Përkundrazi, ajo që ne kemi kaluar sot është një marrëveshje midis Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës që Bashkia në të 27 njësitë vendore të vetat, të ketë një zyrë që ndihmon qytetarët dhe kategorizon këto lloj anomalish që kanë ngelur ende pa legalizuar. Besoj se është një lajm i shkëlqyer. Edhe ata që janë në zona rurale, që deri dje mund të kishin disa pengesa ligjore që sot janë lehtësuar dhe nuk hyjnë tek kategoria që prish punë në infrastrukturën e madhe jetike të qytetit. Ky është një lajm shumë i mirë për të mbyllur edhe epilogun e legalizimeve në qytetin e Tiranës”, tha Veliaj.

Pak kohë më parë qeveria shqiptare vendosi përfshirjen e bashkive në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje për të ndihmuar qytetarët në përshpejtimin e këtij procesi kompleks. Ndërkohë, në një takim që Rama zhvilloi më 8 tetor me kryebashkiakët e të gjithë vendit pati kritika për procesin e legalizimeve, ndërsa tha se këtë pikë duhet ta çojnë para pa asnjë justifikim.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/10/2024 02:29

    /ASKUSH/,kush jane keta qe legalizojne krimin?! Jane ata qe u duhen vota e i duan me cdo kusht e me cdo cmim.S.d.q.duke ditur se kush i ka ngritur ndertesat pa leje qe keta duan t'i legalizojne per vota,dhe ata te PD qe prishen mbledhjen qe do i hape rruge legalizimit,duhet thene qe veprimet e te dyja paleve do ju dalin huq.Pse e them kete?-Sepse PD nuk e ndalon dot PS te filloje veprimet e legalizimit,sepse i duhen vota patjeter,Rama u ka vene kusht t'i sigurojne 100 vende ne Kuvend,kurse PS po e ben tere kete per kot,sepse /tokexanesit/ nuk kane per te votuar kurre per te,edhe sikur shtepite, jo t'ua legalizonin,por edhe sikur t'ua ndertonin vila luksoze nga e para t'ua jepnin falas e me nga nje lingote floriri nga pas,prape ata nuk do te votonin per PS.

    Përgjigju
  • berti: 09/10/2024 13:13

    ishalla po embaroni procesin e legalizimeve kete bere

    Përgjigju
  • Kristina Ahmetaj: 09/10/2024 09:39

    Po bini ndesh me te drejten themelore ,prona blihet ose trashegohet, Ne shqipri vepron xhungla ,Prona legalizohet Genjeni veten, Asnje vot per Ju qe legalizoni vjedhjet e prinave!!

    Përgjigju
  • Askushi: 09/10/2024 09:17

    Kush jeni ju qe jepkeni urdhera te legalizoni paligjshmerine.sikur 5% angazhim per pronaret e vjeter te kishit punu sot nuk do ishim ne ket derexhe.po mos harroni se nuk ja merni tokat pronarve sepse ka gjykata.keni miliona euro detyrime pronarve nga strasburgu.grope do e coni ket vend ju me kto VK dhe urdhera partiak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?