Bashkia Himarë u merr ujin, banorët e Kuçit vijojnë protestat, thirrje Ramës: Anuloni projektin! Rrezikojnë të thahen gjithë fshatrat e zonës

24 Shkurt, 19:03| Përditesimi: 24 Shkurt, 19:47

  • Share

Dhjetëra banorë të fshatrave që përshkon Lumi Shushica apo siç njihet ndryshe Lumi i Vlorës kanë protestuar ditën e sotme në afërsi të fshatit Kuç aty ku është edhe vendburimi. Protestuesit kundërshtojnë ndërtimin e ujësjellësit i cili do t’u marrë atyre ujin dhe do të furnizojë bashkinë e Himarës.

Ata i kanë berë thirrje kryeministrit që ta rishikojë këtë projekt i cili kushton 9.5 milion euro dhe ta ndalojë.

Banorët thonë se lumi Shushica është i vetmi burim jetese për këto zona, pasi nga ky ujë vaditin të mbjellat, por njëkohësisht shërben edhe në funksion të atraksioneve turistike.

Kjo është hera e katërt që banorët janë ngritur në protestë për pezullimin e projektit të ujësjellsit.

Në ketë tubim kanë marrë pjesë banorë të 37 fshatrave ku ky lumë kalon. Protesta ka vazhduar prej më shumë se një orë edhe në prezencë të reshjeve të shiut.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 25/02/2024 16:21

    Per himaren te behet nje distilator apo purifikator dhe ta marrin ujin e detit per ujsjellesin Dhe keshtu mbyllet nje konflikt i rrezikshem brenda krahines se laberis Me 9 milion euro ngre nje fabrik moderne uji te pishen te marr nga deti

    Përgjigju
  • Belo!: 24/02/2024 20:10

    Himara t'a pompojë ujin në Potam e t'a distilojë duke hequr kripën,,!Shushica duhet bërë Park kombëtar i mbrojtur nga UNESCO, ashtu si Vjosa!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?