Teksa protesta e opozitës është zhvendosur tek bashkia e Tiranës, nuk ka munguar as hedhja e molotovëve.
Në videon e siguruar nga Report Tv, shihet se molotovët janë hedhur nga militantët e PD tek dritarja e bashkisë.
Protestuesit e opozitës para bashkisë së Tiranës kanë hedhur edhe shishe me benzinë në drejtim të godinës së Bashkisë duke djegur flamurin kombëtar, ndërsa është ndërhyrë nga policia për shuarjen e flakëve.
Kujtojmë që dhe vetë godina e Bashkisë së Tiranës është monument kulture i kategorisë së pare.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ PD protestë me tym e flakë para Kryeministrisë e Bashkisë Tiranë, hidhen 35 molotovë! Fjalimi i Berishës 'sinjali' për sulm, kërkon qeveri teknike! Njerëz me maska! Meta sulmon Dumanin
S.B//ReportTv.al