VIDEO/ PD protestë me tym e flakë para Kryeministrisë e Bashkisë Tiranë, hidhen 35 molotovë! Fjalimi i Berishës 'sinjali' për sulm, kërkon qeveri teknike! Njerëz me maska! Meta sulmon Dumanin

11 Korrik, 10:07| Përditesimi: 12 Korrik, 15:01

  • Share

TIRANË-  U thirr si gjithmonë me synimin për të rrëzuar qeverinë, por edhe në këtë protestë kombëtare Partisë Demokratike iu bashkuan vetëm militantët, duke treguar se vula numrat nuk i ka rritur. Pamjet me dron të siguruara ekskluzivisht nga Report Tv tregojnë protestuesit e shpërndarë nëpër bulevard.

Ashtu si 4 muaj më parë, edhe në protestën e sotme (11 korrik 2024) e dyta për këtë vit para zyrës së kryeministrit Edi Rama i cili ndodhej mijëra kilometra larg në samitin e NATO në Uashington, lajmi më i rëndësishëm ishin molotovët.

Masat i kishin marrë më herët, teksa persona të maskuar duken me çanta plot dhe gati për sinjalin. Kontrollit të policisë nuk i shpëtuan dot të ‘armatosurit’ me gurë. Dhe pikërisht sinjali për të nisur flakët drejt godinës ishte nisja e fjalimit të ish Kryeministrit, videomesazh i regjistruar nga shtëpia e tij ku ndodhet në arrest prej gati 200 ditësh. Dhjetëra molotovë iu drejtuan Kryeministrisë, ndërsa derën e mbuloi flaka, me forcat e policisë gati për të ndërhyrë. 

Disa prej molotovëve i kishin ruajtur për stacionin e dytë të protestës, atë para bashkisë së Tiranës, ku u zhvendosën pas 1 orë e 30 minutash para Kryeministrisë. Nga flaka u rrezikua jeta e disa policëve, ndërsa në këtë moment shpëtoi për pak dritarja e godinës së bashkisë.

Dy u duken se ishin mesazhet kryesore të protestës. E para dukej jo vetëm në bluzat e shumicës së protestuesve por edhe në përqindjen dërrmuese të pankartave me mbishkrimin ‘Lironi Berishën’.

Qëllimin tjetër e shpalosi në videomesazhin që kishte regjistruar në shtëpi Berisha. Me të njëjtat mesazhe të përsëritura çdo ditë në dritaren e tij në katin e 8 të pallatit në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, Berisha e përsëriti disa herë kërkesën për qeveri teknike, ndërsa kishte vetëm një argument se pse sipas tij do fitojë në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri teknike është betimi ynë. Kushtrimi ynë sot është thirrje për bashkim. Vetëm, një i çmendur mendon se Rama do të qeverisë edhe 4 vite.  I jap këtë paralajmërim Edi Ramës. Prano qeverinë teknike si kushti I të gjitha kushteve për zgjedhje të barabarta e të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme. Qeveria teknike është zgjidhja më e thjeshtë për ty. Edi Rama ke bërë genocide ndaj shqiptarëve. E përsëris Edi Rama, në emër të shqiptarëvë mos e drejto Shqipërinë drejt greminës, prano qeferi teknike me urgjencë" tha Berisha.

Për të përforcuar mesazhin se përveç Ramës, armik konsiderojnë edhe kreun e SPAK Altin Dumanin e Prokurorinë e Posaçme. Sulmet e ashpra i përsëriti Ilir Meta.

“I themi çdo prokurori si ai i Metamorfozës, dhe ata shokët e McGonigal që janë atje në SPAK do ta paguani dhe do jua bëjmë vetingum dhe juve që fshini krimet e Edi Ramës dhe mbani të arrestuar Sali Berishën për llogari të Edi Ramës. Ju horra e vagabonda pa personalitet që ju merret goja. Turp për ata opozitarë që i bëjnë furçë SPAK-ut, kushedi çfarë halli kanë....” tha Meta.

Mes folësve edhe një mësuese letërsie nga Lezha, e cila recitoi disa minuta, ndërsa vite më parë e quante Shqipërinë një prostitutë. Ndalesa e fundit e protestuesve pas një pushimi të shkurtër para parlamentit ishte selia e Partia Demokratike.

Protestën e cila nisi në orën 20:30 dhe u mbyll në orën 23:00 e drejtoi sërish dyshja Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, ndërsa pjesëmarrës por larg mes protestuesve ishte edhe Çollaku, i shkëputur së fundmi nga Lulzim Basha.

Nga liderët e partive opozitarë, përveç Metës, u panë edhe Vangjel Dule dhe Nard Ndoka, ndërsa nuk mungoi edhe djali i ish Kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Kryeministria e bashkia 'skenë krimi'
4 ekspertë të kriminalistikës u zhvendosën në kryeministri dhe në godinën e bashkisë për të mbledhur provat materiale në vendngjarje. Report Tv mësoi se u hodhën gjithsej 35 bomba të tilla, konkretisht 30 drejt godinës së kryeministrisë dhe 5 drejt bashkisë së Tiranës. Madje njëra prej tyre ra dhe në dritaren e katit të dytë të godinës si dhe dogji flamurin. Organizatorët kishin marrë leje në polici për 4 orë protestë, nga ora 20:00 - 24:00 të mbrëmjes së sotme. Më shumë se 1 mijë efektivë policie u angazhuan për mbrojtjen e sigurisë, mes tyre dhe forcat Shqiponja, e forcat e Ndërhyjes së Shpejtë të cilët ishin në gatishmëri për të ndërhyrë nëse do të ishte e nevojshme. Kjo protestë ishte e dyta pas asaj të mbajtur më 20 shkurt 2024.

Shenim: Protesta në terren po ndiqet nga gazetarët: Danjela Maloku, Razjela Myslimaj, dhe Sokol Dema. 

Ora 23:00
Nga kryeministria, Bashkia e te Kuvendi, protesta e opozitës mbyllet në selinë e PD

 

Partia Demokratike ka mbyllur protestën e nisur rreth orës 20:30 para Kryeministrisë. Opozita pas protestës te Kryeministria u zhvendos te Bashkia dhe më pas te Kuvendi.

Protesta u mbyll rreth orës 23:00 te selia e PD. Flamur Noka tha se protesta e radhës do të mbahet te Bashkia e Tiranës të enjten.

Ora 22:42
Protestuesit e PD-së zhvendosen drejt Kuvendit, policia i pret gardh në oborr! Ikin në seli

1720730609_a159426262304222bb4f3ea6bec488cd.jfif

Në orën 22:30 protestuesit e Partisë Demokratike u zhvendosën drejt Kuvendit ku do të bëjnë një ndalesë të vogël. Efektivët e policisë ishin vendosur gardh brenda në oborrin e parlamentit. 
Në krye të protestuesve ishin mbështetësit e Berishës, Belind Këlliçi, Gazment Bardhi e Flamur Noka.

 Më pas u zhvendosën drejt selisë së PD-së. 

Ora 22:38
Skandali/ Militantët e Berishës hedhin molotov drejt policëve te Bashkia, u rrezikohet jeta

Militantët e Berishës në protestën para Bashkisë së Tiranës nuk kanë kursyer as efektivët.

Në këtë video dallohet momenti kur hedhin molotov në mes të policëve, duke u rrezikuar jetën.

Efektivët janë larguar me shpejtësi, siç shihet në pamje, duke shpëtuar për pak shpërthimit të molotovit.

 

Ora 22:30
FOTO/ Militantët e Berishës përplasen me efektivët te Bashkia e Tiranës

 

Protesta e Partisë Demokratike u zhvendos nga Kryeministria para Bashkisë së Tiranës.

Pasi hodhëm molotovë, militantët e Berishës u përplasën me efektivët.

Ata tentonin që të çanin kordonin e sigurisë.  

1720730418_c3.jfif

Ora 22:27
Ekspertët e kriminalistikës vendosin shirtin 'skenë krimi' tek Kryeministria, marrin provat pas protestës  

 

Ekspertët e kriminalistikës kanë vendosur shiritin skenë krimi para godinës së Kryeministrisë.

Pasi protestuesit u zhvendosën tek godina e Bashkisë së Tiranës, 4 ekspertë janë duke mbledhur provat e lëna pas nga protesta e opozitës.

 

 

Ora 22:05
Bashkia e Tiranës në flakë, militantët e PD hedhin molotov tek dritarja e godinës! Digjet flamuri kombëtar

Teksa protesta e opozitës është zhvendosur tek bashkia e Tiranës, nuk ka munguar as hedhja e molotovëve.

Në videon e siguruar nga Report Tv, shihet se molotovët janë hedhur nga militantët e PD tek dritarja e bashkisë.

Protestuesit e opozitës para bashkisë së Tiranës kanë hedhur edhe shishe me benzinë në drejtim të godinës së Bashkisë duke djegur flamurin kombëtar, ndërsa është ndërhyrë nga policia për shuarjen e flakëve.

Kujtojmë që dhe vetë godina e Bashkisë së Tiranës është monument kulture i kategorisë së pare.

Ora 21:50
Protesta e opozitës, militantët e PD nisen drejt Bashkisë së Tiranës, pas tyre vrapojnë dhe policët

 

Protesa e opozitës është zhvendosur tek Bashkia e Tiranës.

Pas përfundimit të fjalës ë kryetarit të PD Sali Berisha, militantët e PD po marshojnë për të shkuar tek godina e bashkisë.

Ndërkohë, turmës u janë bashkuar edhe efektivët e policisë për ndonjë incident të mundshëm. 

 

Ora 21:43
Edhe Shkëlzen Berisha në protestën para kryeministrisë ku kërkohet lirimi i babait të tij

 

Në protestën e sotme të opozitës para kryeministrisë është parë dhe Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës.

I rrethuar nga disa shoqërues, Shkëlzen Berisha merr pjesë në protestën ku kërkohet lirimi i të atit të tij, në arrest shtëpie që prej fundit të dhjetorit të kaluar.

Ora 21:39
VIDEOLAJM/ Hedhja e molotovëve, ndërhyet për shuarjen e flakëve

 

Pas hedhjes së molotovëve nga ana e militantëve të PD, forcat zjarrëfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e tyre.

Në videon e siguruar nga Report Tv, forcat e zjarrëfikëse shihen teksa kanë ndërhyrë duke hedhur ujë për të neutralizuar flakët përpara hyrjes së kryeministrisë.  

 

Ora 21:36
Fjalimi i Berishës, sinjali për 'sulm'! Momenti nga afër kur hidhen 25 molotov tek kryeministria

 

Sapo mori fjalën kreu i PD-së Sali Berisha me anë të një vide konference në protestën e PD-së u hodhën molotov drejt kryeministrisë.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema siguroi nga pranë gardhit të sigurisë momentin e hedhjes së molotovëve, ku u hodhën 25 të tilla.

Ashtu siç dihej edhe nga burime, nisja e fjalimit të Berishës do të ishte sinjali për hedhjen e molotovëve.

Ora 21:33
Protesta e PD-së, Berisha në videomesazh: Rama të pranojë qeveri teknike

1720725862_berisha.png

Me një videomesazh qw ishtw pwrgatitur para protestws Sali Berisha i kërkoi Edi Ramës të largohet nga qeveria e ti hapë rrugë krijimit të një qeverie teknike me të cilat do të shkohet në zgjedhje parlamentare.

“I jap këtë paralajmërim Edi Ramës. Prano qeverinë teknike si kushti I të gjitha kushteve për zgjedhje të barabarta e të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme. Qeveria teknike është zgjidhja më e thjeshtë për ty. Edi Rama ke bërë genocide ndaj shqiptarëve. E përsëris Edi Rama, në emër të shqiptarëvë mos e drejto Shqipërinë drejt greminës, prano qeferi teknike me urgjencë. Në gjithë Europën po fryn erë rrotacioni”

Ora 21:30
‘Populli shqiptar, prostitutë’, mësuesja e skandalit, në foltoren e protestës së PD

Një nga personat e zgjedhur për të mbajtur fjalim para kryeministrisë në protestën e Partisë Demokratike ishte mësuesja e Gjuhë Letërsisë në Lezhë Donika Haxhia.

Një fjalim më shumë ku flitej për vdekje varre, mort.  Sytë zgurdullohen, zëri forcohet, kërcënimet të drithërojnë. 

"Unë jam mësuese e po ju them se herëve të fundit më ka qëlluar që në orën e parë të mësimit kur më duhet të interpretoj Fishtën, Poradecin, Migjenin Naimin, ta ul zërin. Unë e ul zërin orën e pare të mësimit se kam ndonjë nxënës aty në klasë që është me kokën e ulur mbi tavolinë dhe me sytë e mbyllur dhe nuk dua ta zgjoj. Nuk ka qenë në disko jo, as ne celular gjithë natën, ka qenë në punë. Zysha e lë se i duhet me e shtu një racion në sofrën e shtëpisë së vet, në sofrën që s'mundem ta mbushim dot, deri në fund të muajit. Mjerimi është ul këmbëkryq në sofrat tona, në shpirtin tonë qe po thahet prej ikjeve dhe në ndërgjegjet shqiptare. 
 
Si heshtëm kaq shumë ...kaq gjatë ....se e ne dimë ata që heshtin, ata që e mbajnë kokën ulur, vdesin sa herë që e bëjnë këtë. 

E ata që flasin, që reagojnë e protestojnë, vdesin vetëm një herë. Ne që jemi këtu kemi vendosur t''i nënshtrohemi vetëm vullnetit të te madhit Zot për ditën e vdekjes, vetëm njëherë"! E tymi ti dalë..."

Po kush është Donika Haxhia

Në vitin 2018, një emision investigativ transmetoi disa audioregjistrime dhe video të denoncuara nga qytetarët, kur në atë kohë Donika Haxhia ishte mësuese letërsie në shkollën profesionale ‘Kolin Gjoka’, u drejtohej nxënësve me emërtime denigruese për popullin shqiptar.

“Absolutisht pse duhet me mu dhimbs kur nuk bënë përpjekje për të dal prej injorancës. Kur e shet veten e vet për 5 lekë. Është popull prostitutë Shqipëria”, dëgjohet mësuesja në video duke iu drejtuar nxënësve. 

Ora 21:27
Protesta e opozitës, militantët hedhin molotov para kryeministrisë

 

 

Militantët e PD kanë hedhur molotov para kryeministrisë, ndërsa flakët janë përhapur në të gjithë kyrjen kryesore të godinës. 

Molotovët u hodhën teksa kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mbante fjalimin për mbështetësit.

Ora 21:23
Meta nuk i ndahet 'DumDumanit' dhe sulmon ndërkombëtarët: T'u tregojmë se jemi me dinjitet

 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi sërish SPAK dhe kreun e tij Altin Dumani në fjalimin e sotëm në protestën e opozitës të PD-së. Meta nuk la pa akuzuar dhe Ramën se punon në dëm të Kosovës. 

'Të gjithë duhet të dijmë që Rama mbështet financohet në Uashington në Bruksel nga armiqtë më të egër të Shqipërisë që të rijë këtu për t’i ngulur thika Kosovës që nga Ballkani i Hapur. Ai nuk bën gabime rastësisht. Mos harroni çarë tha në Kuvendin e Kosovës në ceremoni e 10 vjetorit. Shikonte që Shqipëria e Kosova të kishte një president të përbashkët. A nuk ishte ky si kryeministër që hodhi në gjyq kryeministrin e Kosovës në detyrë në atë kohë Haradinajn. A nuk ishte ky i vuri sanksione Kurtit përpara se t’ia vinin të tjerët.

A nuk ishte ky horr që i bënte presion Kosovës. A ka ndonjë njohje Kosova sa ka qenë ky? A e dini ju që Maqedonia eksporton 57% të PDBB, ne eksportojmë 8 % më pak se para 10 vitesh. Ky me narko kullat e tij i ka vënë kazmën bujqësisë me qëllim, kazmën prodhimit vendas, po falimenton fabrikat. Ndaj është koha të ngrihemi. Dëgjova për ndërkombëtarët. Siç ka dhe McGonigal ka dhe nga ata që e arrestojnë. Ata që mbështesnin diktatorin Marcos i thanë merr helikopterin dhe ik. Mos harrojmë si e paketuan Noriegën.

Ti tregojmë ndërkombëtarëve që jemi me dinjitet, nuk e hamë presionin. Një pensionist shqiptar në Velipojë merr sa 1/3 e pensionistit në Mal të Zi. Po e mbyll me regjimin e DumDumanit. Dëgjoj që thonë: uu e arrestuan Ilir Beqaj, uu edhe Artan Lame, DumDumani është 4 vjet me vonesë që nuk ka arrestuar Ramën, me vetëdije ka firmosur 17 vendime qeverie. E zeza mbi të bardhë. Kanë qenë ministra që i kanë kundërshtuar këto vendime.

Inceneratorë nuk ka. Gjithë shteti është 5D. Erion Veliaj është me 4 vjet vonesë që nuk është në burg. Boll. Ka vjedhur publikisht e zeza në të bardhë. Ka futur në borxh gjithë Tiranën dhe gjithë qarkun. DumDumani thotë nuk e bllokoj kam hallin e arbitrazhin. Kur ke hallin e arbitrazhit o DumDuman pse nuk arreston Ramën dhe Veliajn. Pse nuk e ka hallin e arbitrazhit Rama që me aferën e Portit të Durrësit ka çuar në arbitrazh gjithë ato kompani gjermane. Ka ardhur koha ti paguaj të gjitha Rama. Të bashkuar të vendosemi në një rrugë pa kthim.'  

Ora 21:17
Meta në protestë sulmon SPAK: Horra e vagabondë, mbajnë të arrestuar Berishën me urdhër të Ramës! Turp për opozitarët që përtojnë të vijnë për të përmbysur regjimin

Me tone të ashpra ndaj SPAK, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bashkua protestës së thirrur nga Sali Berisha para Kryeministrisë. Pa surpriza, Meta sulmoi ashpër Altin Dumanin dhe prokurorët e SPAK, duke i quajtur horra e vagabondë. Në fjalimin e tij para protestuesve, Meta tha se SPAK mban Berishën të arrestuar me urdhër të Edi Ramës.

Me tone kërcënuese iu drejtua prokurorëve të SPAK, ndërsa tha se do u bëjnë ‘vettingun’ pasi fshehin krimet e Edi Ramës.

"Bëjmë thirrje punonjësve të shtetit të respektoni ligjin se do përfundoni atje ku është qeveria e dytë e Ramës. Rama të përdor dhe të flak. Ti themi çdo drejtoi police, bëj detyrën, mos shkel ligjin për llogari të Ramës, përndryshe do e kesh personale, se ne paguajmë taksa, jo të dhunoni studentët ju se marrin pjesë në protestë. I themi çdo prokurori si ai i Metamorfozës, dhe ata shokët e McGonigal që janë atje në SPAK do ta paguani dhe do jua bëjmë vettingun dhe juve që fshini krimet e Edi Ramës dhe mbani të arrestuar Sali Berishën për llogari të Edi Ramës.

Ju horra dhe vagabondë pa personalitet, që u merret goja, që në 7 fjalë, 6 i keni ambasada dhe 1 Edi Rama, se ju Kushtetutë nuk keni, ju jeni betuar te noterja e lanës dhe Engjëll Agaci, që duhej të ishte futur 700 herë në burg për të gjitha koncesionet e paligjshme që janë duke u hetuar. Asgjë nuk do të na ndalë, derisa ta çojmë Ramën atje ku e ka qeverinë e tij dhe derisa nën lizën fisnike ta ulem te karrigia e Veliajt, që e nxori në rrugë të madhe siç ka nxjerrë mijëra nëna e familje të ndershme shqiptare", u shpreh Meta. 

Në veçanti sulmet i kishte për Altin Dumanin, ndërsa tha se pushteti kriminal i Ramës bazohet te Dum Dumanët. Kritikat nuk i kurseu as për opozitarët apo këshilltarët bashkiake që nuk i bashkuan protestës, duke thënë se duhet t’iu vijë turp që i bëjnë furça SPAK dhe nuk vijnë për të rrëzuar regjimin se kanë frikë nga SPAK. Ky koment duket edhe si një mesazh për Monika Kryemadhin, e cila nuk i është bashkuar protestës dhe në fakt ndryshe nga Meta, mbështet veprimtarinë e SPAK. 

"Ky e ka bazuar pushtetin kriminal të Dum Dumanët, të cilët thonë se afërmendsh që gjykatat do vendosin atë që kërkon prokuroria. Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu për të përmbysur regjimin më kriminal dhe më antikombëtar që ka njohur kjo tokë. Turp për të gjitha ata këshilltare opozitar që nuk janë me Tedi Blushin, me Klevis Balliun përballë kryehajdutit të Tiranës. Turp për ata që nuk janë përball hajdutëve në bashki. Turp për ata opozitar që kanë hallin e autoritetit të SPAK-ut.

Turp për çdo opozitar që i bën furçë SPAK, ose ka ndonjë hall me SPAK, ose ka në hall se nuk i japin vizën për të shkuar gjëkundi. Duhet të mblidhemi të gjithë për ti vënë vizën këtij regjimi, që po zhbën Shqipërinë, i cili i ka shndërruar fëmijët në analfabetë funksionalë, siç e tregoi testi i PISA", vijoi Meta. 

Presidenti i PL shigjetoi edhe Ramën duke thënë se është në shërbim të Vuçiçit dhe se për interes të tij ka dëmtuar Kosovën.

"Që kur u çlirua Kosova, armiqtë tanë ndoqën politikë të mençur dhe nuk arritëm dot në kohë të kuptonim një strategji që lexohet qartë nga kushdo, u përpoqën të marrin kalanë nga brenda me kalin e trojës. Nuk është zoti i kësaj loje, ai është sllav i tyre, në shërbim të interesave të tyre. Ai është armiku më i madh i Kosovës. Nuk ia ka bërë kurrë Vuçiç atë dëm Kosovës siç ja ka bërë Edi Rama për llogari të Vucic. Meqë takova këtu vëllezër nga Gjakova, u bëj thirrje shqiptarëve të Kosovës të bashkohemi të shporrur Ramën", tha Meta. 

Ora 21:08
FOTO/ Çollaku dhe Tabaku i bashkohen protestës së Berishës

1720724274_tabaku.jpg

Deputeti Kreshnik Çollaku dhe deputetja Jorida Tabaku i janë bashkuar protestës së thirrur nga Sali Berisha para Kryeministrisë.

I ftuar në Report Tv një ditë më parë, Çollaku pranoi se do t’i bashkohet protestës së Berishës, ndërsa është një prej deputetëve që është rreshtuar krah Bashës në luftën mes Partisë Demokratike.

Ora 21:08
Folësit në protestë thirrje kundër SPAK e ndërkombëtarëve/ Budina: Fusin në burg cironkat dhe lënë jashtë peshkaqenët! Lironi Berishën

1720725022_budina.JPG

Folësit në protestën e opozitës para Kryeministrisë bënë thirrje për lirimin e Sali  Berishës teksa nuk lanë pa sulmuar SPAK dhe ndërkombëtarët. Aktori Edmond Budina akuzoi prokurorët e SPAK se merret me cironka dhe lë pa u marrë me peshkaqenët, ndërsa sipas tij mbajnë me të padrejtë Berishën në burg.

'Nuk është e thjeshtë të luftosh këtë sistem. Mos t’ju shkoj në mendje që Rama do të jap ndonjëherë dorëheqje. Skandalet e tij vazhdojë njëri pas tjetrit. Onkologjikut më ç’njerëzori. Ky është kanceri që duhet shkulur me rrënjë, deri në qelizë duhet shkulur ky kancer. Vëllezër dhe motra çfarë bën SPAK. Çfarë bën drejtësia? Bën nganjëherë shfaqje dhe fut në burg cironka por peshkaqenët janë këtu. Që vazhdojnë të pasurohen. SPAK hesht. I përkëdhel dhe liderin e opozitës Sali Berishën e mban në burg me të padrejtë. Kjo është një nga shkeljet më të rënda. Jemi këtu për të vendosur këtë të drjetë qytetare për ta zbuar këtë kancer.'

Ndërsa Edvin Çami u kap me ndërkombëtarët, pasi sipas tij populli shqiptar pret gjithnjë shpëtim prej tyre ndërsa ata mbështesin gjithnjë Ramën.

'Dikur iu thuhej se ndërkombëtarët ia lënë një herë pushtetin njërit e më pas tjetrit. Ju kanë thënë se ndërkombëtarët duan të qeverisin të rinj dhe të largohen të vjetrit. Kështu pritëm e pritëm dhe Rama po plaket në pushtet. Ata që izolohen dhe hetohen janë drejtuesit e opozitës dhe armiqtë e brendshëm dhe të padobishëm të partisë. Ata që opozitarët që presin ndërkombëtarët janë po aq tragjikë sa ata në 45 që prisnin zbarkimin e anglo-amerikanëve për çlirimin nga komunistët. Aleatët nuk do të zbarkojnë por janë këtu për hallet e veta. Vetëm qytetarët do përgjigjen për hallet e tyre. Ndryshimi nis dhe mbaron tek liria. Le të shërbejë protesta si shkëndijë për të filluar ndryshimin brenda nesh. Ne jemi populli, fitore! Lironi Sali Berishën.'

Ora 20:53
FOTO/ ‘Lironi Berishën’, pankartat e militantëve në protestën para Kryeministrisë

Militantët e Berishës janë mbledhur në protestë para Kryeministrisë.

Sigurisht që ata s’mund ta fshihnin qëllimin e kësaj proteste, për lirimin e Sali Berishës në arrest shtëpie për aferën Partizani.

Ata janë shfaqur me pankarta ‘Free Berisha’, ‘Lironi liderin e opozitës’.

Ora 20:35
VIDEO + FOTO/ Gati për sulm, militantët e Berishës me maska dhe çanta të mbushura plot

Më maska dhe me çanta të mbushur plot, kështu janë shfaqur disa militantë të Berishës në protestën para Kryeministrisë.

Në këto foto që sjell Report Tv, ata dallohen mes turmës teksa mbajnë para çantën e zezë të mbushur plot, por nuk dihet me çfarë.

Kujtojmë që pak para nisjes së protestës policia kishte sekuestruar gurë nga militantët e Berishës, që mund të përdoreshin për të qëlluar drejt Kryeministrisë.

Po ashtu, Report Tv ka siguruar edhe një video të militantëve të maskuar, të cilët në një moment përpiqen që të fshihen pas flamurit të PD.

 

Ora 20:33
Berisha në arrest shtëpie, Noka e Bardhi udhëheqin militantët nga selia e PD drejt Kryeministrisë

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe kreu i grupit, Gazment Bardhi kanë marshuar me militantët nga selia e PD drejt kryeministrisë ku mbahet protesta.

Në mungesë të Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani, Noka e Bardhi udhëhoqën militantët.

Ndërkohë, nuk munguan thirrjet “Berisha”, “Berisha”.

Ora 20:29
FOTO/ Protesta e opozitës/ 4 reshta policie ruajnë godinën, efektivët të pajisur dhe me maska antigaz

1720722517_WhatsAppImage20240711at20.24.44.jpeg

Foto: Policia blindon godinen e kryeministrise

Mbi 1 mijë efektivë janë në gadishmëri për të siguruar mbarëvatjen e protestës dhe për të garantuar sigurinë.

Policia është vendosur në 4 reshta për të blinduar godinën. Në resht të parë janë efektivë policie të thjeshtë, ndërsa prapa si mburojë janë policë me skafandra të vendosur në tre reshta. Efetkivët janë pajisur dhe me maska antigaz.

1720721794_maska.jpg

Foto: Policet me maska antigaz ne proteste
 

 

 

Ora 20:22
Meta i bashkohet protestës, në pritje të ardhjes së drejtuesve të PD-së

 

Meta i bashkohet protestës së PD-së përpara Kryeministrisë.

I shoqëruar nga Tedi Blushi dhe eksponentë të tjerë të PL-së, Meta është përpara Kryeministrisë ku pritet të mbërrijnë edhe drejtuesit e Partisë Demokratike të cilët janë nisur nga selia për të zhvilluar protestën kombëtare.

Meta do të mbajë edhe një fjalim, i parafundit përpara se fjalën ta marrë nga shtëpia Sali Berisha.

Ora 20:21
VIDEO/ Report Tv sjell pamjet me dron, ja pjesëmarrja në protestën e PD para Kryeministrisë

Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë. 

Në pamjet ekskluzive dallohet edhe pjesëmarrja në protestë.

Protestuesit janë të shpërndarë për të krijuar përshtypjen se janë shumë. 

 
 

 

 

 

 

Ora 20:19
Protesta/ Policia sekuestron ‘arsenalin’ e militantëve të Berishës

 

Policia ka marrë masat për mbarëvajtjen dhe sigurinë ndërsa para kryeministrisë do të mbahet protesta e PD.

Ndërkohë, policia ka ushtruar kontrolle dhe burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se janë sekuestruar gurë që militantët e Berishë si kishin marrë me vete për t’i hedhur drejt kryeministrisë

Kryepolici i Tiranës Tonin Vocaj do të udhëheqë mbarëvajtjen e forcave të sigurisë dhe policisë.

Një gardh i gjerë me efektivë të rendit kanë rrethuar kryeministrinë, ndërkohë policët janë të pajisur me maska antigaz.  

Ora 20:05
Protesta e parë pas marrjes së vulës, nis grumbullimi tek selia! Në mungesë të Berishës, pritet dalja e nënkryetarëve

Kanë nisur grumbullimi tek selia në pritje që në mungesë të Berishës, të drejtohen drejt sheshit përpara godinës së kryeministrisë duke u shoqëruat eksponentë të tjerë, Noka nënkryetarët Bardhi, Gjekmarkaj dhe Boçi që do të dalin pas pak minutash dhe do t’i drejtohen sheshit para kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre të cilat do jenë disa fjalime nga njerëz a politikë, raporton gazetarja e Report Tv Danjela Maloku.

Peshën kryesore të fjalimeve të protestës njerëz apolitikë, 8 folës dhe më pas do të jetë aleati Ilir Meta përpara se fjalën ta marrë nga shtëpia e tij ish kryeministri i cili do të ketë peshën kryesore të fjalimeve të mesazheve politike që do jepen.

Protesta ka dy mesazhe kryesore që është lirimi i zotit Berisha dhe qeveri teknike. Si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kërkojnë lirimin e zotit Berisha që masën arrest në shtëpi e kanë konsideruar si politik.

Përgjatë këtyre ditëve Noka, Bardhi, Klevis Balliu dhe deputetë të tjerë kanë shpërndarë nëpër Tiranë edhe pankarta me arsyet se pse qytetarët duhet të bashkohen në protestë ditën e sotme. Do mbetet për tu parë Keshnik Çollaku i cili u shpreh se do të jetë në këtë protestë. Pritet të shihet nëse do ketë figura të tjera si Eralda Tase Bano apo Jorida Tabaku.

Ora 19:38
VIDEO/ Militantët e Berishës me makina luksoze për të protestuar kundër varfërisë

Opozita ka thirrur protestë para Kryeministrisë. Për t’iu bashkuar kësaj proteste Berisha ka thirrur edhe militantët nëpër rrethe.

Vetë Berisha ka ndarë një video në Facebook, që tregon militantë që po vijnë drejt Tiranës.

“Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës”, shkruan ai.

Vetëm se në video protestuesit nuk duken aq hallexhinj, pasi janë të gjithë me makina luksoze, Audi e Benz.

1720719612_audi.jpg

Ora 19:22
Video/ Në 20:00 protesta e opozitës, 1 mijë efektivë në gadishmëri

Një numër i konsiderueshëm efektivësh të policisë janë angazhuar për të siguruar mbarëvatjen e protestës. Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se më shumë se 1 mijë efektivë policie janë angazhuar, mes tyre dhe forcat Shqiponja, e forcat e Ndërhyjes së Shpejtë të cilët do të jenë të gatshëm për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme

Në orën 19:00 forca të shumta të policisë tashmë janë dislokuar pranë kryeministrisë për të siguruar mbarëvajtjen e protestës që pritet të nisë në orën 20:00.  Vihet re një prani e madhe e makinave të policisë të vendosura në krah të kryeministrisë, ndërkohë që prapa godinës forcat e shumta të policisë që po bëhen gati. 

Nga agjentët e sigurisë janë ushtruar kontrolle të shumta. 

Ja akset rrugore të bllokuara në Tiranë

Policia u bëri thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

‘Në këtë kuadër, Policia e Tiranës bën thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë dhe jetën e tyre, dhe çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave apo vetë pjesëmarrësve.’- njofton policia.

Policia njofton qytetarët se duke filluar nga sot, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.Policia u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 12/07/2024 17:13

    berisha nuke duhet te ekzistonte me si politikan me ato qe i ka bere shqiperis nuke harrohen 3 breza yyyyyyyyyyyyyyyyyy

    Përgjigju
  • spak usa: 12/07/2024 11:40

    shqiperia po shkaterrohet edhe njehere nga shkatrrimtaret e 97 sali berisha ilir meta me zagaret e tyre

    Përgjigju
  • Bim: 12/07/2024 10:14

    Per Sali Berishen e Ramen dalin me mijera persona me protestu, per mjeksine qe vret dalin 15 persone. Popull patatinash. Pak vjedhin keto politikan me kete popull

    Përgjigju
  • Gjergj: 12/07/2024 08:10

    Njè "opozitè" qè jo vetèm èshtè por edhe pèrfaqèson denjèsisht KRIMIN DHE HALABAKÈRINÈ, INJORANCÈN DHE HARBUTÈRINÈ,,,hedh molotovè dhe djeg flamurin kombètar biles me flakèn e tyre. Kurrè, kurrè, kèta perversè, nuk vijnè nè pushtet. Liria e tyre e livadhosjes, i ka rrènjèt gjetkè. Ato rrènjè, tè çojnè tek ky kryeministèr i sotèm, i mbytur vetè nga hajdutèria dhe grykèsia e TÈ GJITHÈ KABINETIT KONTIGJENT KRIMI. Njè qeveri qè "rri mè kèmbè" ,vetèm sepse pala tjetèr nuk egziston fare nè mèndjet e shqiptarève si alternativè qeverisèse. Tè dy palèt i bashkon halli i gjèsè sè vjedhur,,ndaj kanè vendosur "ta djegin pak". Mbase vijnè amerikanèt dhe europianèt dhe u thonè,,,,do e ndalim ne SPAK pèr ju,,,vazhdoni ju siç jini mèsuar,,vrisni e prisni, vidhni dhe digjni,,askush nuk u prek. Nèse nuk do ishte kèshtu,,,ka boll masa parandaluese pèr tè ndalur djegjen e simboleve kombètare.

    Përgjigju
    • A...Zh: 12/07/2024 09:21

      Gjergj, respekte!

  • POLIC NË PENSION: 12/07/2024 08:04

    Qevertar,drejties tëpolicis nuk jeni pëor të mbajtur poshtërimin.VENDOSNI NË VËNDDINJITETIN E UNIFORMËS, OSE NË TË KUNDËRT HIDHINI NË HALE.

    Përgjigju
    • Ali: 12/07/2024 15:03

      He me te lumte! Aman uniformen dhe qaftrashert Rrumllak+Vocaj! Se jane me rendesi te madhe ne raport me jeten e individit. Madje hapni zjarr si ne 2011. Si duket pencioni ka thartu trute botit.

    • Pilici: 12/07/2024 12:43

      Po kush ta vendosi rrumbullak çiftelia.... I cili është I kapur nga PD e ps bashkë...

  • Dia Spora: 12/07/2024 03:28

    se ç'e shempnë derbederët, mercenarët dhe bejlerët, se ç'e shtypnë jabanxhinjtë, se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë, se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë, nënë thundrën e përdhunës anës vjosës, anës bunës. Mercenarë e Bejlerë opozita më e dhjerë

    Përgjigju
  • ylli: 12/07/2024 01:48

    HA MUT O SALI KERMA HA SE TE BEN MIRE,,KUJTON SE POPULLI DO MERRET ME TY,,TE VENDOSE TY DHE METEN ,,QE TE NA VIDHNI NJESOJ SI EDI...PRIT GOMAR TE MBIJE BAR...

    Përgjigju
  • Skandaloze: 11/07/2024 22:44

    Ku është shteti,turp turp!

    Përgjigju
  • Pjesmarrës: 11/07/2024 20:39

    Protestë madhlshtore e thirrur nga PDja! 250 mile protestues në miting bravo Kriminel Berisha.

    Përgjigju
  • Haxhi Hajdar Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 11/07/2024 20:15

    Si ka mundēsi qē lejohet Saliu kriminel, hajdut shkatrimtari i Shqipris vrasēs, rēmpall njeri, anarshist njeri pa vizjon e ky njeri ka bēr 100 tē zeza kundra Shqiptarve e lejohet akoma tē bēj zullume. Turp , turp injorim total i Shqipris.

    Përgjigju
    • 1 milion: 12/07/2024 05:45

      I përzu Saliu, Rama vetëm sa vazhdoi në rrugën e Salës por pa dhunë me karrota. Po shqiptarët nuk dun as dhunën as karrotat.

    • Partia: 11/07/2024 20:35

      Kur lejohet Rama qe vllai i shet drogë e ka përzënë 1 mln shqiptarë.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?