‘Populli shqiptar, prostitutë’, mësuesja e skandalit, në foltoren e protestës së PD

11 Korrik, 21:30| Përditesimi: 11 Korrik, 23:04

  • Share

Një nga personat e zgjedhur për të mbajtur fjalim para kryeministrisë në protestën e Partisë Demokratike ishte mësuesja e Gjuhë Letërsisë në Lezhë Donika Haxhia.

Një fjalim më shumë ku flitej për vdekje varre, mort.  Sytë zgurdullohen, zëri forcohet, kërcënimet të drithërojnë. 

"Unë jam mësuese e po ju them se herëve të fundit më ka qëlluar që në orën e parë të mësimit kur më duhet të interpretoj Fishtën, Poradecin, Migjenin Naimin, ta ul zërin. Unë e ul zërin orën e pare të mësimit se kam ndonjë nxënës aty në klasë që është me kokën e ulur mbi tavolinë dhe me sytë e mbyllur dhe nuk dua ta zgjoj. Nuk ka qenë në disko jo, as ne celular gjithë natën, ka qenë në punë. Zysha e lë se i duhet me e shtu një racion në sofrën e shtëpisë së vet, në sofrën që s'mundem ta mbushim dot, deri në fund të muajit. Mjerimi është ul këmbëkryq në sofrat tona, në shpirtin tonë qe po thahet prej ikjeve dhe në ndërgjegjet shqiptare. 
 
Si heshtëm kaq shumë ...kaq gjatë ....se e ne dimë ata që heshtin, ata që e mbajnë kokën ulur, vdesin sa herë që e bëjnë këtë. 

E ata që flasin, që reagojnë e protestojnë, vdesin vetëm një herë. Ne që jemi këtu kemi vendosur t''i nënshtrohemi vetëm vullnetit të te madhit Zot për ditën e vdekjes, vetëm njëherë"! E tymi ti dalë..."

Po kush është Donika Haxhia

Në vitin 2018, një emision investigativ transmetoi disa audioregjistrime dhe video të denoncuara nga qytetarët, kur në atë kohë Donika Haxhia ishte mësuese letërsie në shkollën profesionale ‘Kolin Gjoka’, u drejtohej nxënësve me emërtime denigruese për popullin shqiptar.

“Absolutisht pse duhet me mu dhimbs kur nuk bënë përpjekje për të dal prej injorancës. Kur e shet veten e vet për 5 lekë. Është popull prostitutë Shqipëria”, dëgjohet mësuesja në video duke iu drejtuar nxënësve. 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ PD protestë me tym e flakë para Kryeministrisë e Bashkisë Tiranë, hidhen 35 molotovë! Fjalimi i Berishës 'sinjali' për sulm, kërkon qeveri teknike! Njerëz me maska! Meta sulmon Dumanin


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?