'Qytetarët kundër parkimit me pagesë'/ Bashkia Vlorë fiton gjyqin në Arbitrazh kundrejt 'Tiss Park'/ Leli: Firma do na paguajë 700 mijë $

5 Shtator 2020, 12:34| Përditesimi: 5 Shtator 2020, 12:51

  • Share

VLORË- Bashkia e Vlorës fiton gjyqin në arbitrazh në Paris kundrejt kompanisë së parkimeve "Tis Park". Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Dritan Leli, i cili ka sqaruar se tani më firma do i paguajë Bashkisë mbi 700 mijë dollarë.

"Mbrëmë në darkë ka ardhur njoftimi nga gjykata e arbitrazhit në Paris që Bashkia e Vlorës ka fituar çështjen me Tis Parkun.

Tani kontrata me Tis Parkun quhet e përfunduar. Bashkia e Vlorës nuk do të ketë asgjë kosto në vazhdimësi. Dhe detyrohet firma Tis Park të paguajë një shumë rreth 700 mijë dollarë Bashkisë së Vlorës si dhe detyrimet e tjera që jenë për ketë çështje.

Nuk do jemi më peng e kërkesës absurde nga kjo firmë  e cila kërkonte 23 milionë euro dëmshpërblim për prishje të njëanshme të kontratës", tha Leli.

Kujtojmë që në shkurt të 2015-ës, Bashkia nisi zbatimin e kontratës për dhënien me koncesion të parkimeve të Vlorës me një afat 15 vjeçar. Por pas reagimit dhe protestave qytetare, bashkia prishi kontratën me kompaninë koncesionare. Ndërsa ishte "Tis Park" që e çoi çështjen në Arbitrazh.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati nga terbaci: 05/09/2020 17:54

    Kush mund te ma shuaj kureshtjen:Shpetim Gjika ka 7 vjet qe eshte larguar nga bashkia.Gjate kesaj periudhe nuk ka punuar asnje dite.Si ron ky njeri?Kaq shume ka vjedhur?.Te njejten pyetje kam dhe per Fatos NANON.A mund te behen keta objekt i nje hetimi?

    Përgjigju
  • Vlonjat: 05/09/2020 14:35

    Terbacioti me mustaqe Shpetim Gjika qe vodhi dhe abuzoi me votat e te majteve Vlonjate duhet te arestohet dhe ti sekuestrohet pasuria. Ne qeli me Saje Qorrin dhe Habilajt le te beje batuta sa te doje. SPAKU eshte ne gjume letargjik.

    Përgjigju
  • Vlora: 05/09/2020 13:28

    Shpetim gjika duhet te arrestohet menjeher pasi eshte maskara dhe shkaterroj qytetin ..edhe demin ta pagoi shpetim gjika jo firma tis park..ata ishin ne biznes ..ti sekuestrohet pasuria gjikes dhe te nxirret ne ankand te ardhurat ti marrii firma tis park..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?