Largimi i figurës qendrore në Berat të LSI, Nasip Naço, ka sjellë dhe reagimin e drejtuesit të kësaj partie në qarkun e Beratit, Ardit Çela. Edhe pse humbja nuk është e vogël për kalkulimet elektorale në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit, Çela e cilëson Naçon si shoqëruesin e 5-të të Blendi Klosi në Berat duke u munduar t'i zbeh rëndësinë, ndërsa e cilëson LSI-në si forcë e parë në Berat. Qarku i Beratit, nxjerr 7 deputetë dhe sipas Çelës, renditja e Nasip Naços i 5-ti në listë, mund të jetë një 'kartë e djegur.'
"Jemi përditë në mesin e njerëzve të mrekullueshëm e të ndershëm të Qarkut të Beratit. LSI forcë e parë në Qarkun e Beratit. Nuk kemi kohë të merremi as me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij", tha Çela
Lajmi kryesor: