Rrjedhje në LSI pak muaj para zgjedhjeve/ Figura qendrore në Qarkun Berat, ish ministri i Drejtësisë Nasip Naço i bashkohet PS-së

6 Janar 2021, 11:08| Përditesimi: 6 Janar 2021, 18:25

  • Share

Pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, duket se kanë filluar rrjedhjet e para në partitë politike. Kjo ka ndodhur te LSI-ja, ku figura e saj qendrore në Berat, ish ministri i drejtësisë Nasip Naço ka deklaruar hapur se do t'i bashkohet Partisë Socialiste. Naço u shpreh për mediat nga Berati se u largua nga LSI, pasi vendi nuk ka më nevojë për eksperimente politike dhe vasal të tjetrit, por për punë dhe zhvillim të vendit ku njerëzit të ndihen të përfaqësuar dhe këtë Naço e shikon se mund të vijë vetëm me të majtën progresiste, PS-në. Naço tha se do të jetë në krahë të PS sot dhe në të ardhmen për të punuar për zhvillimin e vendit dhe ecur para me reformat.

"Sot është një ditë e bekuar por edhe e bekuar se janë në krah të mikut tim zoti Klosi. Harmonia fetare e dallon Beratin. Sot do të shprehja edhe një herë qëndrimin tim se do të jem në krahë të majtës progresiste, ku Berati dhe Shqipëria nuk ka nevojë më për eksperimente politike.  Ka nevojë për të ecur përpara. Unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI së bashku me PS , kontributi im ka qenë modest por përkushtimi im ka qenë i madh për të ecur para si me reformën në drejtësi dhe në reformat e tjera që janë të domosdoshme. Ajo që mund t'ju them se sot jam më zotin Klosi dhe në të ardhmen do të jem me të. Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente politike dhe as për njerëz vasal të dikujt tjetër por të përfaqësoj një pjesë të elektoratit që është i papërfaqësuar dhe se votat e tyre të shkojnë në koalicion me të majtën progresiste. Eksperimentet janë të së kaluarës, e ardhmja është e së majtës progresiste", tha Naço.

Naço ishte i shoqëruar nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi kur bëri të ditur bashkimin e tij më PS. Vetë ministri, njëherësh drejtues politik i Qarkut të Beratit shprehet se kjo rrit pritshmëritë për më shumë mandate. Klosi u shpreh besimplotë se socialistët do të marrin 5 deputet në Berat.

Prej kohësh, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaron me kërshëri se nga PS ka pasur rrjedhje të anëtarëve socialistë dhe se i janë bashkuar partisë së saj, por duket se këto rrjedhje janë mjaft të rënda edhe për vetë partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Nasip Naço ishte një figurë politike me peshë të madhe elektorale për LSI-në në Berat dhe do të ndikojë në kalkulimet e partisë për zgjedhjet e 25 prillit. 

Largimin e Naços, LSI në reagimin e saj u mundua t'i zbeh rëndësinë duke e cilësuar si shoqëruesin e 5-të të Klosit, nga 7 deputetë që nxjerr qarku i Beratit në zgjedhje, duke lënë të kuptohet se mund të jetë një 'kartë e djegur.'

Naço ka mbajtur postin e deputetit ndërsa në periudhën 2009 - 2011, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit. Në vitet 2011 - 2012, ai ushtron detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, ndërsa ne 2013 drejtoi dikasterin e ministrisë së Drejtësisë nën logon e LSI-së.

Ora 18:20
VIDEO-LAJM/ Kur Rama dhe Lefter Koka ftojnë Nasip Naçon në tavolinë: Pse s'vjen të pish një gotë verë apo ke hall se të shpallin armik

Pas zyrtarizimit të largimit të Nasip Naços nga LSI dhe afrimi me PS-në, në rrjete sociale ka qarkulluar një video të kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministri Lefter Koka, që ftojnë Naçon të bashkohet me ta. Në takim ishte i pranishëm edhe ish-ministri socialist, Damian Gjiknuri.

Edi Rama: Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë, kaq partiak je, sa nuk vjen as të pish një gotë verë? Se ti je dhe qytetar… pi njeriu një gotë verë… apo ke hall se të shpallin armik. Ti s’je shpallur akoma po në listë je për t’u shpallur për armik… shihe pak këtë shihe (tregon me telefon Damian Gjiknurin që qesh). Hë mo fol ti…

Lefter Koka: Ky është pak kështu, nuk ka kurajo…

Edi Rama: Jo mo kurajë ka ky, por ka atë burrninë që do ta vrasin njëherë në mexhelis. O Nasip…

Lefter Koka: E ka vrarë Lona, i kanë thënë të vënë Elona Gurin para këtij…

Edi Rama: O Nasip, raki Skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë, të jesh mirë, të përshëndesim vëlla.

Ora 12:11
Bashkimi i Nasip Naços me PS-në, reagon LSI: Nuk kemi kohë të merremi me shoqëruesin e 5-të të Klosit, jemi forcë e parë në Berat

Largimi i figurës qendrore në Berat të LSI, Nasip Naço, ka sjellë dhe reagimin e drejtuesit të kësaj partie në qarkun e Beratit, Ardit Çela. Edhe pse humbja nuk është e vogël për kalkulimet elektorale në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit, Çela e cilëson Naçon si shoqëruesin e 5-të të Blendi Klosi në Berat duke u munduar t'i zbeh rëndësinë, ndërsa e cilëson LSI-në si forcë e parë në Berat. Qarku i Beratit, nxjerr 7 deputetë dhe sipas Çelës, renditja e Nasip Naços i 5-ti në listë, mund të jetë një 'kartë e djegur.'

"Jemi përditë në mesin e njerëzve të mrekullueshëm e të ndershëm të Qarkut të Beratit. LSI forcë e parë në Qarkun e Beratit. Nuk kemi kohë të merremi as me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij", tha Çela

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sula: 07/01/2021 06:05

    Edhe vete asnetaret e lsi e kuptuan qe lsi eshte nje particke e korruptuar dhe e privatizusr nga mona ku*va dhe ilir floriri...per interesat e tyre..

    Përgjigju
  • Niku: 06/01/2021 14:41

    U tremshim nga halabaket dhe shushunjat e LSI ne, ja dhe ku ps po i merr ne anen e vet. Po ky neser do kerkoje nji post se eshte msuar me mush xhepat dhe do veje ato skrapalit e vet neper zyra, dhe ja ku u rikthyem prap ne kohen e lsi hajdute

    Përgjigju
  • goni: 06/01/2021 14:21

    te levixesh nga pd tek lsi apo nga lsi tek ps apo ku di une nuk eshte sectregin ndonje gje te madhe ,thjeshte dhe vetem qe je hajdut i paepur

    Përgjigju
  • O tej: 06/01/2021 13:31

    LSI pjerdh e dhi ... eshte bere.

    Përgjigju
  • Tobestrafkulla: 06/01/2021 13:28

    Ja dhe 1 skrapalli tjeter qe nuk rrin dot pa karrige. Nejse vllain e ka rob zoti, daja te gjithve.

    Përgjigju
  • tosi: 06/01/2021 12:41

    Bravo Nasip, erdhe tek familja socialiste, kurse drejtori hajdut i postes shqiptare Ardit Cela shkofte ne te s'emes bashke me Lefter hunderr maliq kokexhufken dhe sharebajgat e Nafije dybekut te leshelise.

    Përgjigju
  • dibran: 06/01/2021 11:40

    Njerez pa dinjitet dhe moral......!!!!! Nderrojne partneret me keq se KARAPUTANAT !!!!! .....Por edhe me te keqinj dhe te poshter jane ata qe i pranojne ne krevat (NEVOJTORE) !!!!! Kane dhedhur grepin, se mund te kapin ndonje trofte!!!! ....ehhhhhhhhhh !!!! Keshtu eshte kurdisur kjo bote: INTERES!!!!!! RROFTE PS !!!!! POSHTE LSI !!!!! Hahahahahahahahahhahahahahh, qesh ,O POPULL!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?