Foto ilustruese

Sport

Basketboll/ Besëlidhja dhe Teuta fitojnë sfidat e para të play-off, një hap më pranë finales

11 Prill, 10:50| Përditesimi: 11 Prill, 10:52

  • Share

Basketbolli elitar në Shqipëri është në fazën play-off. Mbrëmjen e së enjtes u zhvilluan ndeshjet e para gjysmëfinale, me suksesin që foli për Teutën dhe Besëlidhjen. Kjo ishte seria e parë nga pesë duelet e parashikuara, ndërsa më tej kalon ekipi që fiton tre përballje.

Në "Asllan Rusi" në kryeqytet, Besëlidhja fitoi 78-65 kundër Vllaznisë. Dueli ishte me dy fytyra për lezhjanët, që mbyllën çerekun e parë 25-12. Më pas ishte Vllaznia që e mbylli periodën e dytë 20-21, për të fituar edhe të tretin 11-17. Më pas çereku i katërt ishte deçiziv, me Besëlidhjen që dominoi 22-15 dhe me rezultatin e përgjithshëm fitoi 78-65.

Në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala" të Durrësit, Teuta vendase fitoi 83-82 kundër Apolonisë, në një sfidë që mbajti të 'mbërthyer' tifozët deri në sekondat e fundit. Teuta fitoi dy periodat e para 28-20 dhe 21-20, ndërsa Apolonia përmbysi 18-23 dhe 16-19, por me një pikë ishin durrsakët që buzëqeshën.

Seritë play-off tanimë vijojnë më 13 prill.

Gjysmëfinale / Meshkuj:

Ndeshja e parë, Teuta - Apolonia, 83-82 (1-0)

Ndeshja e parë, Besëlidhja - Vllaznia, 78-65 (1-0)

13/4, Apolonia - Teuta, 18:00

13/4, Vllaznia - Besëlidhja, 18:00

Play-out / Meshkuj

12/4, Tirana – Elbasani, 18:00

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?