VLORË- Flamurtari në basketboll për femra regjistron fitoren e parë në serinë e ndeshjeve finale për titullin kampion.
Ekipi vlonjat ka mposhtur në ndeshjen e luajtur në Pallatin e Sportit 'Flamurtari' ekipin e Tiranës me shifrat 68-53. Një fitore që i jep më shumë besim Flamurtarit për të shkuar tek titulli kampion. Ndeshja ka nisur mjaft mirë për Flamurtarin që e mbyll periodën e parë në avantazhin 22-16.
Loja e mirë vijon edhe në 10 minutat e dyta me Flamurtarin që shënon 17 pikë kundrejt 7 pikëve të Tiranës teksa pjesa e parë mbyllet 39-23. Pas pushimit loja është e barabartë me ekipin vlonjat që administron me qetësi teksa në 10 minutat e treta të dyja ekipet shënojnë nga 14 pikë.
Duket se gjithçka është mbyllur dhe 10 minutat e fundit për Flamurtarin janë për të konfirmuar fitoren dhe në fund gjjthçka mbyllet 68-53.
Takimi i dytë final mes Flamurtarit dhe Tiranës do të luhet ditën e shtunë në kryeqytet.
Komente
