Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për batutën e kryeministrit Edi Rama me presidentët Emmanuel Macron dhe Ilham Aliyev, lidhur me ngatërresën e përsëritur të presidentit Donald Trump, mbi një marrëveshje paqeje mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, duke dashur të thotë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Liderët europianë tallin Trump-in për ngatërrimin Shqipëri–Armeni. Kështu thonë mediat prestigjoze “The Telegraph” dhe “Politico”.
“Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, u filmua teksa ngacmonte z. Macron dhe Ilham Aliyev, presidentin e Azerbajxhanit, për ngatërrimin gjatë takimit të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë, të enjten”,- shkruan “The Telegraph”.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama u filmua teksa bënte shaka me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në takimin e Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë, të enjten”,- shkruan “Politico”.
Lajmi kryesor:
Gafat e Trump për Shqipërinë dhe Armeninë, Rama ‘vërejtje’ Macronit në sy të presidentit të Azerbajxhanit: Nuk më urove për paqen (VIDEO)
K.M/r.k./ReportTv.al
