Politikë
Bota

Gafat e Trump për Shqipërinë dhe Armeninë, Rama ‘vërejtje’ Macronit në sy të presidentit të Azerbajxhanit: Nuk më urove për paqen (VIDEO)

2 Tetor, 11:30| Përditesimi: 2 Tetor, 21:38

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka ‘ndezur’ dhe njëkohësisht i ka dhënë ‘fund’ një konflikti mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. Kjo në kuadër të një lapsusi disa herë të përsëritur nga Trump kur ka folur në media për arritjen e paqes me Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama i cili sot merr pjesë në samitin e 7-të të Komuniteti Politik Evropian, i pyetur nga mediat botërore mbi këtë situatë, ai me humor i është përgjigjur se tashmë Shqipëria dhe Azerbjaxhani kanë nënshkruar paqen.

“Azerbajxahni dhe Shqipëria kanë tashmë një marrëveshje paqe se ishim në luftë tashmë.

Mendoj që është diçka fantastike sepse ka qenë në pritje për një kohë të konsiderueshme, ndodhi dhe nën drejtimin e SHBA-ve, dhe nxitjes së fundit të presidentit sepse duhet t’ia japim meritën për këtë”, tha Edi Rama.

Ndërkohë një tjetër video ka ‘pushtuar’ rrjetin, ku Rama në shoqërinë e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i thotë këtij të fundit të kërkojë falje, pasi nuk i ka uruar (Ramën dhe Aliyev) për arritjen e paqes.

Rama drejtuar Macron: Duhet të kërkosh falje!

Macron: Përse?

Rama: Sepse nuk na urove kur arritëm marrëveshjen e paqes mes dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!

Ora 19:06
Batuta e Ramës me Macronin dhe presidentin e Azerbajxhanit, mediat ndërkombëtare: Trump u tall nga udhëheqësit europianë

1759424804_GettyImages2238317778scaled.avif

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për batutën e kryeministrit Edi Rama me presidentët Emmanuel Macron dhe Ilham Aliyev, lidhur me ngatërresën e përsëritur të presidentit Donald Trump, mbi një marrëveshje paqeje mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, duke dashur të thotë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Liderët europianë tallin Trump-in për ngatërrimin Shqipëri–Armeni. Kështu thonë mediat prestigjoze “The Telegraph” dhe “Politico”.

“Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, u filmua teksa ngacmonte z. Macron dhe Ilham Aliyev, presidentin e Azerbajxhanit, për ngatërrimin gjatë takimit të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë, të enjten”,- shkruan “The Telegraph”.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama u filmua teksa bënte shaka me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në takimin e Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë, të enjten”,- shkruan “Politico”.

K.B/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?