Edi Rama

Politikë

Negociatat me BE, Rama nga Danimarka: Ne po vrapojmë shumë shpejt! Jemi shënjestër e sulmeve kibernetike të Iranit

2 Tetor, 09:59| Përditesimi: 2 Tetor, 11:31

  • Share

1759391434_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama, teksa po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, tha se Shqipëria po vrapon drejt BE-së, duke iu referuar shpejtësisë së negociatave.

“Nuk po presim, po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi gati shumë shpejt. Varet nga të mëdhenjtë në dhomë të mos presin më, por të na përqafojnë dhe të na marrin, sepse kjo do të jetë një Evropë e madhe dhe e vlerësuar.”, tha Rama.

Ai foli gjithashtu edhe për Diellën, ministren e Shtetit për Inteligjencës Artificiale, teksa tha se janë përballur me kritika, por sipas tij, kjo është një gjë e mirë.

“Kjo është diçka e re dhe si çdo gjë e re që është përballet me çdo kritikë, gjë që është gjë e mirë. Por kemi provuar se po funksionon dhe shumë mirë. Ka nisur si një asistente virtuale për shërbime publike për qytetarët dhe ka pasur interaktivitet për 1 milion njerëz, për 1 milion shërbime. Së dyti, ajo po punon për transferimin e legjislacionit të BE-së në legjislacionin tonë. Dhe së treti, tani për tenderat publikë që janë në zhvillim e sipër. ”, tha Rama.

Sa i përket sulmeve kibernetike të Iranit, Rama theksoi:

“Kemi qenë në shënjestër, sot kemi mbrojtjen kibernetike më të fortë në Evropë dhe jemi ende shënjestra e armikut të quajtur Iran. Po sulmojnë gjatë gjithë kohës dhe nuk ia dolën të cenojmë sigurinë tonë.”


Lajmi kryesor:

Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, fokusi te Ukraina dhe siguria në Evropë! Rama merr pjesë: Ne po vrapojmë drejt BE


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?