Foto nga samiti në Danimarkë

Bota

Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, fokusi te Ukraina dhe siguria në Evropë! Rama merr pjesë: Ne po vrapojmë drejt BE

2 Tetor, 07:15| Përditesimi: 2 Tetor, 11:04

  • Share

Në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, po mbahet Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë udhëheqës nga gjithë Evropa. Të pranishëm janë liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, si dhe 22 vendeve të tjera, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. BE-ja përfaqësohet nga Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, i cili do të bashkëkryesojë takimin me kryeministren daneze, Mette Frederiksen.

DiskutimI fokusohet në forcimin e Ukrainës, situatën e sigurisë në Evropë dhe mënyrat për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit në një kontekst gjeopolitik sfidues. Pas seancës plenare, do të zhvillohen diskutime në tryeza të rrumbullakëta mbi kërcënimet tradicionale dhe hibride, sigurinë ekonomike dhe migrimin. Në orën 08:15 NISImbërritja e liderëve, në 10:00 hapja e seancës plenare, në 11:30 është parashikuar fotoja familjare, ndërsa më pas do të mbahen tryeza të rrumbullakëta dhe takime dypalëshe. Seanca përmbyllëse do të mbahet në orën 15:00.

Kryeministri Edi Rama foli për gazetarët, teksa tha se Shqipëria po vrapon drejt BE-së. Ai foli edhe për Diellën dhe për sulmet kibernetike të Iranit. 

"Nuk po presim, po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi gati shumë shpejt.", tha mes të tjerash Rama. 

Samiti vjen një ditë pas takimit joformal të Këshillit Evropian, i cili gjithashtu kishte në fokus situatën në Ukrainë dhe mbrojtjen evropiane. Pas diskutimeve të djeshme, udhëheqësit morën pjesë në një darkë të organizuar nga Mbreti Frederik X dhe Mbretëresha Margrethe II në Pallatin Amalienborg.

Ky takim i Komunitetit Politik Evropian pason samitin e gjashtë që u mbajt më 16 maj në Tiranë, me temën "Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët".

Programi i samitit 

Lajm ne perditesim...

Ora 11:00
Zelensky: Fola me Trump për raketat me rreze të gjatë veprimi, tani vendos ai

1759395820_zelenskyfolametrump.JPG

Volodymir Zelensky ishte ndër liderët e parë që foli në Komunitetin Politik Europian që po zhvillohet këtë të enjte në Kopenhagen. Tema e Ukrainës dhe siguria në Evropë janë në qendër të axhendës që liderët do të diskutojnë nëpër panele dhe në seancën plenare. Zelensky gjatë fjalës së tij tha se ka zhvilluar një bisedë me Presidentin amerikan Trump për armët me rreze të gjatë përdorimin e të cilave Ukrainë I sheh si pikë kthese në konfliktin me Ukrainën. "Ne biseduam me Donald Trumpin për armët me rreze të gjatë veprimi, për raketat, dhe tani gjithçka varet nga vendimet e tij", tha Presidenti ukrainas.

 

Ora 09:59
Negociatat me BE, Rama nga Danimarka: Ne po vrapojmë shumë shpejt! Jemi shënjestër e sulmeve kibernetike të Iranit

1759391434_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama, teksa po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, tha se Shqipëria po vrapon drejt BE-së, duke iu referuar shpejtësisë së negociatave.

“Nuk po presim, po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi gati shumë shpejt. Varet nga të mëdhenjtë në dhomë të mos presin më, por të na përqafojnë dhe të na marrin, sepse kjo do të jetë një Evropë e madhe dhe e vlerësuar.”, tha Rama.

Ai foli gjithashtu edhe për Diellën, ministren e Shtetit për Inteligjencës Artificiale, teksa tha se janë përballur me kritika, por sipas tij, kjo është një gjë e mirë.

“Kjo është diçka e re dhe si çdo gjë e re që është përballet me çdo kritikë, gjë që është gjë e mirë. Por kemi provuar se po funksionon dhe shumë mirë. Ka nisur si një asistente virtuale për shërbime publike për qytetarët dhe ka pasur interaktivitet për 1 milion njerëz, për 1 milion shërbime. Së dyti, ajo po punon për transferimin e legjislacionit të BE-së në legjislacionin tonë. Dhe së treti, tani për tenderat publikë që janë në zhvillim e sipër. ”, tha Rama.

Sa i përket sulmeve kibernetike të Iranit, Rama theksoi:

“Kemi qenë në shënjestër, sot kemi mbrojtjen kibernetike më të fortë në Evropë dhe jemi ende shënjestra e armikut të quajtur Iran. Po sulmojnë gjatë gjithë kohës dhe nuk ia dolën të cenojmë sigurinë tonë.”

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?