Sali Berisha në konferencën e shtypit sot në selinë e PD

Politikë

Berisha: Rama u tall me Presidentin amerikan, Donald Trump riktheu fjalën paqe në Perëndim

3 Tetor, 13:49| Përditesimi: 3 Tetor, 14:47

  • Share

1759492207_saliberisha.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se është talluar me Presidentin amerikan Donald Trump në Samitin e Komunitetit Politik Europian që u mbajt të enjten në Kopenhagen, të Danimarkës.

Në një konferencë shtypi nga selia blu, Berisha tha se batutat e Kryeministrit Rama për Presidentin Trump kanë impakt negativ për Shqipërinë, por edhe për Europën.

“Dje shqiptarët, europianët dhe qytetarët e mbarë botës panë se kreu i organizatës kriminale të Tiranës është njëherashi edhe klouni ndërkombëtar. Edi Rama shfrytëzoi samitin e Bashkimit Politik të Europës për të përqeshur, për t’u tallur me presidentin e SHBA. Konkretisht, me një proces të suksesshëm paqeje siç ishte paqja e Kaukazit. Edi Rama, kllounadën e tij, që e filloi në sallën e samitit, e vazhdoi më vonë me mediat, duke bërë të njëjtat deklarata. Në një akt të verbër, kukulla e Xhorxh Sorosit, mendoi se ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëjë këtij të fundit. Por ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve. Ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’i bëjë Europës”.

Berisha tha se Presidenti Trump është një lider që riktheu në fjalor fjalën paqe në Perëndim pas shumë vitesh.

“Ky njeri që shprehet publikisht në këtë mënyrë, pasi kllounada e tij u bë botërore, pasi mediat i kërkuan Shtëpisë së Bardhë të prononcohen. Mbrëmë në darkë, pasi përqeshi gjithë ditën arritjen e paqes në Kaukaz të presidentit Donald Trump, kukulla e Xhorxh Sorosit shkruan: E vërteta është që presidenti Trump është treguar si një lider që riktheu fjalën paqe në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Pra, mbani mend pak Bledin, por tani fjalën paqe e riktheu në fjalor pas kaq vitesh në Perëndim presidenti Donald Trump”.


Lajmi kryesor:

Dekreti për Tiranën, Berisha sulmon Begajn: Turp i historisë! Kandidati ynë mund të regjistrohet edhe si i pavarur


V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?