Simone Inzaghi, trajneri i Interit

Sport

'Bayern kishte fituar këtu 4 herë', Simone Inzaghi: Me fat që stërvis këta burra

17 Prill, 11:25| Përditesimi: 17 Prill, 11:32

  • Share

Interi i Simone Inzaghit siguroi vendin në gjysmëfinalet e Champions League duke triumfuar ndaj Bayern Munich në takimet dyshe (4-3) dhe barazimi 2-2 në 'San Siro' u dha zikaltërve një shans për t'u përballur me Barcelonën. Trajneri Inzaghi duke folur për 'Prime' tha se ishte i kënaqur që stërviste burra.

"Është një mbrëmje e bukur, me tifozët tanë dhe në stadiumin tonë kundër një skuadre shumë të fortë. Na u desh të luanim dy ndeshje të shkëlqyera, dhamë gjithçka dhe po ecim përpara në këtë sezon të gjatë dhe të vështirë. Kundër një ekipi të tillë të jep më shumë kënaqësi, përtej buxhetit dhe pagave, ne i jemi përgjigjur shumë mirë.

Kur shkuam 2-1, në 15 minutat e fundit Bayerni e rriti intensitetin me futjen e Coman dhe Gnabry. Bayerni kishte qenë në San Siro katër herët e fundit dhe fitoi katër herë. Jemi shumë të lumtur dhe plot krenari. Kemi marrë një arritje të madhe, nuk mund të arrish gjithmonë në gjysmëfinale dhe prandaj jemi shumë krenar. Unë e quaj veten një trajner me fat, e quaj veten një trajner me fat pasi unë stërvis burra", tha mes të tjerave Inzaghi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 17/04/2025 11:44

    AMALA PAZZA INTER AMALA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?