Bayern Munich nuk e pati të vështirë në udhëtim, aty ku mposhti 1-6 vendasit e Holstein Kiel. Djemtë e Company e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar tre herë në 13 minuta. Musiala, Kanë dhe autogoli i Remberg u dha siguri bavarezëve, që shënuan edhe golin e katërt në pjesën e parë sërish me Kane. Fraksioni i dytë solli edhe golin e Olise për miqtë, që i dhanë kështu një "shuplakë" të hidhur debutuesve të Holstein. Vendasit shënuan golin e 'flamurit' me Gigovic në të 82 minutë. Në fund kishte kohë edhe për golin e gjashtë të miqve, me Kane që plotësoi tripletën me penallti. Tre fitore në kaq ndeshje për Bayern Munich, që merr kreun e Bundesligës.
Lajmi kryesor:
Renditja/ Bayern Munich 'tërmet' me 6 gola, merr kreun e Bundesligës! Leverkusen rikthehet te fitorja, Xhaka asist
S.Dh/ReportTv.al