Bundesliga gjermane e futbollit vijoi këtë të shtunë me ndeshjet e radhës. Bayern Munich u tregua pa mëshirë kundër debutuesve të Holstein Kiel, duke i mundur 1-6 për të marrë kreun e renditjes. Edhe Bayer Leverkusen u rikthye te suksesi, ndërsa tri pikë edhe për Stuttgart, Freiburg dhe Frankfurt.
Në "PreZero Arena", Hoffenheimi vendas u mund 1-4 nga kampionët në fuqi të Bayer Leverkusen. "Aspirianat" kaluan dy herë në epëri me Terrier dhe Boniface, ndërsa Granit Xhaka dhuroi një asist fenomenal në golin e dytë. Medon Berisha shkurtoi për vendasit, para se Uirtz dhe sërish Boniface në pjesën e dytë të shënonin edhe dy gola të tjerë për miqtë.
Bayern Munich nuk e pati të vështirë në udhëtim, aty ku mposhti 1-6 vendasit e Holstein Kiel. Djemtë e Company e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar tre herë në 13 minuta. Musiala, Kanë dhe autogoli i Remberg u dha siguri bavarezëve, që shënuan edhe golin e katërt në pjesën e parë sërish me Kane. Fraksioni i dytë solli edhe golin e Olise për miqtë, që i dhanë kështu një "shuplakë" të hidhur debutuesve të Holstein. Vendasit shënuan golin e 'flamurit' me Gigovic në të 82 minutë. Në fund kishte kohë edhe për golin e gjashtë të miqve, me Kane që plotësoi tripletën me penallti. Tre fitore në kaq ndeshje për Bayern Munich, që merr kreun e Bundesligës.
Bundesliga, java 3:
E shtunë, 14 shtator 2024
15:30
B. MGladbach 1-3 Stuttgart
Freiburg 2-1 Bochum
Hoffenheim 1-4 Bayer Leverkusen
RB Leipzig 0-0 Union Berlin
Uolfsburg 1-2 Eintracht Frankfurt
18:30 Holstein Kiel 1-6 Bayer Munich
Renditja: