Baza e drogës sintetike në Tiranë, DEA dhe policia shqiptare arrestojnë dy amerikanë/VD

26 Shtator 2018, 14:16| Përditesimi: 26 Shtator 2018, 19:20

  • Share

Në një operacion të përbashkët të Policisë së Shtetit me DEA-n amerikanë të koduar "Sintetiku" është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve amerikanë që kishin ngritur në Tiranë një bazë ku do të përpunonin drogë sintetike. Në një deklaratë për shtyp, drejtori i Policisë Kriminale Eduard Merkaj tha se dy amerikanët, Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA; dhe Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA, u
arrestuan në pikën kufitare të Morinës në tentativë për tu larguar nga Shqipëria.

Ora 14:42
Çfarë u gjet në apartamentin ku do prodhonin drogë sintetike dy amerikanët e arrestuar (VIDEO)

Pas arrestimit të dy shtetasve amerikanë në Tiranë, falë një operacioni të përbashkët me DEA-n amerikane u zbulua edhe baza që ata kishin krijuar në Tiranë, aty ku pritej të prodhohej droga sintetike.

Në videon e shpërndarë nga Policia e Shtetit duket se bazë për prodhimin e drogës ishte kthyer një apartament në kryeqytet. Brenda tij policia ka sekuestruar mjetet dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drogërave sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike.
 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Latif: 26/09/2018 21:01

    Bravo Fieri ka nxjerre gjithmone figura

    Përgjigju
  • Erik: 26/09/2018 15:09

    Kur ka bashkepunim mes policise dhe prokurorise veshtire te shpetojne kriminelet nga rrjeta. Me aq popullsi sa ka mbetur ne vend, organet ligjzbatuese jane ne gjendje t'i bejne skanerin cdo familje apo dhe individi pa gajlen me te madhe duke identifikuar kush mund te jene potencial veprimtarish te jashteligjshme qe shoqerohen me te ardhura te pajustifikuara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?