Baza i propozon Berishës kandidatin e Bashës për Kukësin, Rexhmati: S’kemi pse zhvillojmë Primare, s’i shërben konsolidimit të strukturave

23 Gusht 2023, 17:36| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 17:39

  • Share

Arif Rexhmati, kryetar i PD-së në Kukës, si dhe ish-kandidat i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale më 14 maj, është propozuar nga baza e demokratëve në Kukës që të jetë kandidat për primaret që do të mbajë Rithemelimi.

Por Rexhmati, thotë se në këtë moment gjykon se nuk është e nevojshme që demokratët të futen në një proces primarësh, pasi nuk i shërben konsolidimit të strukturave dhe gatishmërisë së tyre për fushatën.

‘Ndonëse mbështes parimin e konkurrencës, gjykoj ashtu si shumë prej demokratëve se futja në një proces primaresh kur ka mbetur vetëm një muaj nga zgjedhjet dhe kur situata e brendshme e demokratëve vazhdon të vuajë pasojat e konfliktualitetit dhe të fajësimit, me gjithë qëllimin e mirë në vetvete, nuk i shërben konsolidimit të strukturave dhe gatishmërisë së tyre për fushatën. Hatërmbetjet pas votimit krijojnë përçarja dhe jo bashkim të anëtarësisë, ndërsa besueshmëri e procesit jo vetëm që nuk jep garanci për bashkim, por mund të jetë burim konflikti gjatë dhe pas procesit me dëme të pariparueshme për rezultatin në zgjedhje.’- shkruan Rexhmati.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Kukës, Rithemelimi primare më 27 gusht! Admir Sinamati tërhiqet nga gara, Tabaku: Lëvizje e zgjuar


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?