BE bën thirrje për vetëpërmbajtje pas përplasjeve mes izraelitëve dhe palestinezëve

8 Prill 2023, 13:53| Përditesimi: 8 Prill 2023, 13:54

  • Share

1678968039_Screenshot6.jpg

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dënoi përshkallëzimin e dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve. Përmes një reagimi sot, Borrell bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe që palët të promovojnë qetësi gjatë festave fetare.

 “Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Në të njëjtën kohë, çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale. BE-ja bën thirrje për ndarje të menjëhershme të dhunës. Çdo gjë duhet të bëhet për të parandaluar që konflikti të përhapet. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale, të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë dhe të promovojnë qetësi gjatë festave fetare”, tha Borrell përmes një deklarate.

Tensionet izraelito-palestineze u rritën pasi një turist italian u vra dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një makinë shtypi këmbësorët në Tel Aviv më 7 prill. Kjo ngjarje ndodhi pas një sulmi me armë zjarri në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku u vranë dy motra izraelite.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Sulm terrorist në Tel Aviv, Izraeli nis mobilizimin e rezervistëve! Rama: Dënojmë autorët, mbështesim paqen dhe bashkëpunimin


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?