Politikë

BE: Dialogu qeveri-opozitë të nisë me reformën zgjedhore, koha të hapen negociatat

13 Shtator 2019, 11:25| Përditesimi: 13 Shtator 2019, 18:33

  • Share

TIRANE-"Dialogu qeveri-opozitë të nisë me reformën zgjedhore". Ky është apeli i ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca për palët politike për të kapërcyer krizën që ndodhet vendi prej shkurtit të këtij vitit kur opozita PD-LSI dogji mandatet duke dalë në protesta, ndërsa bojkotoi edhe zgjedhjet. Soreca tha se BE-ja ka bërë disa herë thirrje për dialog, ndërsa tani duhet të nisë me dicka specifike, që është pikërisht kjo reformë.

"Ju e dini që ne u kemi kërkuar të gjitha partive që të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në dialog. këtë e kemi bërë nga hera, janë të shumta thirrjet që kemi bërë për dialog. Më lejoni që të them se dialogu duhet të fillojë nga dicka specifike, dhe kjo mund të jetë reforma zgjedhore, që është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme, pasi do të sillte një gjë shumë të rëndësishme për shqiptarët. Kjo të bëhet në një mënyrë të drejtë dhe me standardet ndërkombëtare. Çelja e negociata do të ndihmonte edhe përsa i përket dialogu" tha ai, teksa Lulzim Basha dha sinjale potizive për dialog pas ftesës së kryeministrit Edi Rama.

Shqipëria është në pritje të vendimit për hapjen e negociatave në mes të tetorit. Për Sorecën tani është momenti që vendet anëtare të BE-së të thonë 'PO'. Duke komentuar takimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Berlin, ai tha se është i bindur se kancelarja do të japë një motivim shtesë për institucionet shqiptare, që është çelja e negociatave.

"Janë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së që do të vendosin. Gjermania është shprehur qartë, por edhe shtete të tjera, se tani ka ardhur koha të çelen negociatat me Shqipërinë. Edhe ne besojmë që ka ardhur koha, dhe duhet të jetë tetori momenti. Ka shtete që po reflektojnë dhe autoritet shqiptare duhet të bëjnë të pamundurën që deri në tetor të kenë gjithcka në rregull për këtë vendim. Kontaktet duhet të vijojnë në pesë javët në vijim dhe këto gjëra po ndodhin. Rama ndodhet në Gjermani për një takim shumë të rëndësishëm me Merkel, dhe jemi të bindur se do të jepet një motivim shtesë për institucionet shqiptare. Çelja e negociatave nuk do të jetë fundi i fillimit, por fillimi i një procesi që do të na çojë përpara, që në tetor të çojë në dhënien e dritës jeshile" tha ai.

Sot ambasadori i BE-së firmosi marrëveshjen financiare IPA 2018 me qeverinë shqiptare duke akorduar 94 milionë euro që do të investohen në disa fusha, teksa kryesorja dhe ku do të shkojë pjesa më e madhe është drejtësia dhe institucionet e reja që po ngrihen. "94 mln euro që i akordohen Shqipërisë për luftën kundër korrupsionit, krimit dhe reformën në drejtësi.Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit janë përparësi.

1568366285_marrveshja2.jpg

Ne po ecim drejt një momenti shumë të rëndësishëm, e kam thënë edhe më parë në lidhje me reformën në drejtësi, se si shumë pak vende kanë kryer një reformë të tillë kaq të thellë dhe Shqipëria është ndoshta i vetmi vend që po kalon këtë proces. Merita së pari është e qytetarëve që e dëshironin dhe e kërkuan këtë ndryshim dhe institucioneve që e morën këtë sfidë. Duhet të vijojë zbatimi, reforma është e pakthyeshme.

Ne po vendosim në dispozicion të reformës 42 mln euro për t'u siguruar që do të vijojë dhe se është e ardhmja. 34 mln euro i jepet një kontribut i drejtpërdrejt buxhetit të Shqipërisë. Sa më shumë zbatohet kjo strategji aq më shumë para do të kalojnë. Duhet të përmbushen angazhimet e kësaj strategjie për të dhënë rezultate të plota. Mbështetja mbulon të gjitha fushat e sistemit të drejtësisë dhe vjen në një moment shumë të rëndësishëm për të siguruar ngritjen e shpejtë të institucioneve të reja, që me padurim e presim.

Javët dhe muajt në vijim do të jetë kyçe, pasi jemi afër krijimit të SPAK dhe BKH dhe po diskutojnë si mund të ndihmohet lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Qytetarët e Shqipërisë kanë shpresa shumë të madhe dhe reforma në drejtësi do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre, 20 mln euro në dispozicion të prokurorisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit për të goditur rrjetet kriminale, menaxhimin e kufirit, akademisë së sigurisë, por edhe bashkive për zbatimin e alternativave ekonomike.

Por ajo që dëshiroj të them është që partneriteti ynë shkon përtej zbatimit të ligjit. Ndihma që do të jetë bashkive për ujërat e zeza por edhe funksionim e zyrave të ndryshme të ujit. 6 mln euro do të jepen për rehabilitimin e Bylisit. Reformat duhet të ecin përpara dhe në formë paralele për IPA3. BE-ja do të vijojë të jetë partneri numër një i Shqipërisë. Ne mirëpresim që Shqipëria të rikthehet në familjen që ka qenë gjithmonë pjesë" përfundoi fjalën e tij ambasadori i BE-së.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rrespekt . Po te doj BE-ja Shqiperia ndryshon brenda nji Viti: 13/09/2019 11:32

    Kjo ndihme ky investim i BE-se ne funxion te Drejtesise Shqiptare eshte nji tregues shpresdhenes prej BE-se qe do te thot ndarje e Politikave Diskri-minuese te Bruxel-it ve Shtetit Shqiptare . Me ne fund nji kthese e BE-se ne drejtimin e duhur , te Arsyes Njerezore .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?