Një zëdhënës i shërbimit të jashtëm të Komisionit Evropian, tha se ata po i kërkojnë Rusisë që të ndalojë bllokadën e paligjshme të porteve të Detit të Zi.
Ai tha se Moska kishte një detyrim moral që të lejojë dërgimin e grurit në pjesën tjetër të botës.
Zëdhënësi gjithashtu tha se Moska e ndërpreu marrëveshjen e grurit për përfitime politike dhe ekonomike, sepse dëshiron të zëvendësojë produktet ukrainase në tregun global.
"Ne i kërkojmë Rusisë të ndalojë bllokadën e paligjshme të porteve të Detit të Zi. Moska ka një detyrim moral, nëse jo ligjor, të lejojë dërgimin e grurit në pjesën tjetër të botës. Moska e ndërpreu marrëveshjen për përfitime politike dhe ekonomike, sepse dëshiron të zëvendësojë produktet ukrainase në tregun global. Ne po punojmë me partnerët se si ta kthejmë Rusinë në marrëveshje", tha zëdhënësi.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë, Zelensky: Putin vrau Prigozhin! Ukraina gati për të shkruar në zgjedhje
S.S/ReportTv.al