Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat, u pyet gjithashtu edhe për urimin që mori kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj mëngjesin e sotëm nga zyra e BE-së në Tiranë. I pyetur nëse rezolutat e partive të djathta evropiane për atë që Berisha e quan farsë elektorale të 11 majit bien me këtë urim që qeveria e re "Rama 4" mori, kryedemokrati u shpreh:
"Rezolutat nuk bien asnjëra. Ambasadori i BE-së nuk përfaqëson në detyrën e tij, organizatat e partive politike. Ai përfaqëson BE-në. Pra këtu nuk ka asnjë lloj ngjarje të paqartë. Rezolutat përkundrazi janë në fuqi dhe do jenë, e ju garantoj ju se farsa elektoral e Edi Ramës e dënuar tashmë nga të gjitha rezolutat ndërkombëtare të forcave politike të qendrës së djathtë dhe të djathtë, nuk do pranohet kurrë nga PD-ja.", tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Kush do të jetë rivali i Manastirliut për Tiranën? Berisha i shmanget pyetjes: PD ka disa kandidatura, mund të dalim me një emër opozitar (VIDEO)
Xh.D/I.M/ReportTv.al
