Politikë

Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve për Tiranën, Artjola Tabaku dhe Barbara Doda: Presidenti përdhosi Kushtetutën

2 Tetor, 18:55| Përditesimi: 2 Tetor, 19:51

  • Share

Dekretimi i zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë në datën 9 nëntor nga ana e presidentit Bajram Begaj, pavarësisht ankimimit të Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, është pritur me kritika të shumta.

Dy përfaqësueset e opozitës, Artjola Tabaku nga Partia Demokratike dhe Barbara Doda nga Partia Mundësia, të ftuara në Report Tv në emisionin ‘Studion Live’ me gazetar Ermal Qorin, e kanë konsideruar dekretin e Begajt si shkelje të hapur të Kushtetutës.

Ish-kandidatja  për deputete e Partisë Mundësisë, Barbara Doda tha dekretimi i zgjedhjeve nga ana e Begajt për Bashkinë Tiranë është tërësisht antikushtetues. Ajo më tej ka deklaruar se vendimi i Begajt është përdhosje e Kushtetutës.

“Vendimi i Presidentit është tërësisht antikushtetues. Nuk do të thotë që ne po mbështesim Erion Veliajn, ku themi të vërtetën që është. Ajo që ka bërë presidenti Bajram Begaj është e pa tolerueshme dhe përdhosje e Kushtetutës”, u shpreh Barbara Doda.

Ndërsa për përfaqësuesen e PD-së Artjola Tabaku, me dekretimin e datës nga Begaj, zgjedhjet janë duke u deformuar. Tabaku tha se Begaj i dekretoi zgjedhjet pa marrë parasysh Kushtetutën.

“Sërish në këto zgjedhje, shoh që ka nisur deformimi nga ana e pushtetit, ku përmend këtu dekretimin e shpalljes së datës së zgjedhjeve nga Presidenti. Në momentin që procesi fillon i deformuar, është e vështirë që të flitet për fitore apo humbje në fund. I deformuar, pasi në momentin që presidenti dekreton datën e zgjedhjeve pa marrë parasysh Kushtetutën, është deformuar procesi”, tha Tabaku në Report TV.

Ora 19:29
Kandidati për Tiranën, Artjola Tabaku: Alimehmeti i duhuri, por kemi një qasje tjetër

 

Përfaqësuesja e PD-së Artjola Tabaku, ka deklaruar se do të preferonte Ilir Alimehmeti në garën për Bashkinë Tiranë, por tani është qasja që kandidati i opozitës të jetë mbi palët.

“Nisur nga protestat para Bashkisë Tiranë, unë mendoj që kandidati i opozitës, duhet të jetë nga ata që sot janë Këshilltarët Bashkiak të PD-së në Tiranë. Unë e orientoj mendimin tim tek doktor Ilir Alimehmeti. Ai nuk është tërhequr, por qasja është tani që kandidati  të jetë mbi palët, për mua sjell vetëm risi të mira, pasi kemi një kundërshtarë të përbashkët që është Rama”, tha

Ndërsa më tej Tabaku tha se PD nuk mund t’i bojkotojë zgjedhjet, pasi e ka detyrim statutor pjesëmarrjen.  

“Statuti i PD-së i ndryshuar në vitin 2022, ndalon bojkotin e zgjedhjeve, pra partia Demokratike nuk i bojkoton zgjedhjet dhe nuk djeg mandatet në Parlament. Ndërsa sa i përket këtyre zgjedhjeve, do jetë vendimi i forumeve të PD-së dhe tryezës së përbashkët me partitë e tjera opozitare, sesi do veprohet me zgjedhjet”, tha Tabaku.

Ora 19:11
Zgjedhjet për Tiranën, Doda: Opozita do të shkojë me një kandidat që na përfaqëson të gjithëve

 

Duket se opozita do të shkojë me një kandidaturë të vetme për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Ish-kandidatja  për deputete e Partisë Mundësisë, Barbara Doda ka deklaruar se në Tiranë, do të kandidojë një figurë që është mbi palët politike.

Ajo shtoi se kandidat që do vendoset, duhet të jetë mbi partitë politike dhe të maksimizojë votat.

“Propozimi jonë nuk ka qenë për një emër, por për një kandidat të përbashkët dhe që ky kandidat të jetë mbi partitë politike. Ky propozim është pranuar. Ne kemi propozuar një emër që i përmbush të gjitha kërkesat për të qenë kryetare e Bashkisë së Tiranës. Këto kërkesa i kemi për këdo kandidat që do vendoset, që të jetë mbi partitë politike dhe të maksimizojë votat.

Ne nuk shkuam për emra të përvetshëm, pasi nuk donin të impononim emrin për kandidatin ose kandidaten. Ne duhet që t’i japim Tiranës një kandidat të pakorruptuar. Ajo që ka ndodhur këto ditë Shqipëri, është e jashtëzakonshme. Një njeri i pushtetshëm si Veliaj, është marrë dhe çuar drejt burgut. Prandaj, në këto kushte që jemi tani, duhet marrë dhe propozuar alternativa më e mirë. Dhe ne kemi propozuar që të gjejmë një kandidat që na përfaqëson të gjithëve. Ndërsa një elementet i rëndësishëm, është që kandidati i opozitës, duhet të jetë në kontrast me kandidatin e Ramës”, tha Doda.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 02/10/2025 20:57

    Po kush jane ketomore aman , çfar shkolle kane mbaruar ? Omedja gjithmon per te mbushur programet jeni , na turperuat o te mjere , therisni konstitucionistet per te diskutuar se po beni lemsh dynjan .Turp .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?