Duket se opozita do të shkojë me një kandidaturë të vetme për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Ish-kandidatja për deputete e Partisë Mundësisë, Barbara Doda ka deklaruar se në Tiranë, do të kandidojë një figurë që është mbi palët politike.
Ajo shtoi se kandidat që do vendoset, duhet të jetë mbi partitë politike dhe të maksimizojë votat.
“Propozimi jonë nuk ka qenë për një emër, por për një kandidat të përbashkët dhe që ky kandidat të jetë mbi partitë politike. Ky propozim është pranuar. Ne kemi propozuar një emër që i përmbush të gjitha kërkesat për të qenë kryetare e Bashkisë së Tiranës. Këto kërkesa i kemi për këdo kandidat që do vendoset, që të jetë mbi partitë politike dhe të maksimizojë votat.
Ne nuk shkuam për emra të përvetshëm, pasi nuk donin të impononim emrin për kandidatin ose kandidaten. Ne duhet që t’i japim Tiranës një kandidat të pakorruptuar. Ajo që ka ndodhur këto ditë Shqipëri, është e jashtëzakonshme. Një njeri i pushtetshëm si Veliaj, është marrë dhe çuar drejt burgut. Prandaj, në këto kushte që jemi tani, duhet marrë dhe propozuar alternativa më e mirë. Dhe ne kemi propozuar që të gjejmë një kandidat që na përfaqëson të gjithëve. Ndërsa një elementet i rëndësishëm, është që kandidati i opozitës, duhet të jetë në kontrast me kandidatin e Ramës”, tha Doda.
Lajmi kryesor:
Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve për Tiranën, Artjola Tabaku dhe Barbara Doda: Presidenti përdhosi Kushtetutën
A.D/r.k./ReportTv.al
