Deputeti Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat pas presidenti Begaj dekretoi ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore. Bardhi tha se Begaj humbi shansin për të qenë mbi palët, ndërsa sipas tij ka thënë një të pavërtetë që opozita ka shmangur mundësinë për dialog, pasi sipas tij, PS nuk është ofruar asnjëherë për dialog.
"Citon një të pavërtetë që kanë qenë deputetë e opozitës që kanë shmangur mundësinë për dialog politik. E vërteta që di çdo qytetar shqiptar është që opozita prej tre muajsh është në beteje për të kërkuar të drejtat e veta kushtetuese. Ndje keqardhje që presidenti nuk e ka konstatuar, mazhoranca s’ka bërë asnjë përpjeke për dialog politik, por ka shtuar masat agresive ndaj opozitës në Kuvend”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Begaj dekreton ligjin për Komisionet Hetimore, refuzon opozitën: Kishte qëllim bllokimin jo konsensusin
SI.E.//ReportTv.al