Politikë

Begaj dekretoi zgjedhjet për Tiranën, Açka: Presidenti nuk ka treguar asnjëherë hezitim për urdhrat e Ramës

1 Tetor, 18:05| Përditesimi: 1 Tetor, 18:46

  • Share

Pasi Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot datën 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, ish-deputetja e PD-së Flutura Açka shprehet se nuk është e habitur me vendimin e kreut të shtetit.

E ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori, Açka ka deklaruar se presidenti nuk ka treguar kurrë hezitim kur bëhet fjalë për urdhrat e Kryeministrit.

Ndërsa më tej Açka shtoi se vendosja e datës së zgjedhjeve nuk mjafton, pasi duhet parë nëse këto zgjedhje janë në përputhje të plotë me ligjshmërinë.

“Nuk ka ndonjë habi që presidenti ka dekretuar datën. Në përgjithësi, presidenti ka qenë gjithmonë më shpejt seç e mendojmë ne apo procedurat e shtetit kur vjen puna për urdhrat e Ramës. Nuk ka treguar asnjëherë hezitim, kështu që nuk më duket si habi,  por problemi është pak më i thellë.

Ja u vendos data, a jemi në përputhje të plotë të ligjshmërisë? Por para se të shkojmë tek kjo, ky moment a është një çast reflektimi se çfarë do të ndodhë me politikën shqiptare. Duam nuk apo nuk duam ne, zoti Veliaj mund të jetë i pafajshëm, por në këto momente është nën akuzë dhe çdo nëpunës i lartë i shtetit dhe aq më tepër një i zgjedhur ka një përgjegjësi edhe morale, përtej asaj juridike”, tha Açka.

Sa i përket politikës, Açka ka deklaruar se nuk është shkëputur prej saj. Ndërsa thekson se në momentin kur u bë deputete, kuptoi që kishte bërë politikë për 35 vite.

“Kam parë politikanë që tashmë nuk merren më politikë. Mua më bën habi kjo gjë, pasi do të thotë se kur ke bërë politikë të vërtetë? Në fakt unë kur u futa në politikë, e kuptova që kisha bërë politikë për 35 vite. Sepse edhe kur flet për librin, ekonominë, arsimin edhe të tjera me radhë, në fakt ti po bën politikë.

Sepse përmirësimi i gjërave është thelbi i politikës. Unë para 4 vitesh e kam gjetur në atë gjendje Shqipërinë dhe si e kam lënë sot. Çdo kush duhet të japi llogari. Akoma 140 deputetët nuk kanë dhënë llogari se çfarë bëri në 4 vite në politikë. Prandaj në këtë libër, kam dhënë llogaritë që i detyrohem popullit shqiptarë, se për 4 vite jam paguar me taksat e tyre”, deklaroi

Ndërsa e pyetur për ndryshimin e kastës politike, ish-deputetja demokrate ka deklaruar se është faji i gjithë shoqërisë. Sipas Açkës, partive të reja duhet t'u ishte dhënë më shumë hapësirë.

“Çështja është se edhe ne kemi atë peshën e fajit. Sepse në 11 maj, ne duhet ti kishim dhënë hapësirë këtyre të partive të reja dhe sigurisht që sistemi ishte kundër tyre dhe gjithçka ishte kundër tyre, por megjithatë, në kishim një armë në dorë. T’i jepnin disa vota më shumë, t’i mbështesnim më shumë, këtë të gjithë bashkë ne kemi gabuar. Sepse duhej ekuilibruar politika me pranë e tyre. Iu vodh hapur mandati i Adriatik Lapajt dhe nuk kam parë një politikan që të bërtasë jo për Adriatikun, por të përfaqësuar Parlamentin me dinjitet. Ku shkuan vota e partive të vogla? Se po flasim për 200 mijë vota që janë 20 deputetë që do të rregullonin Parlamentin dhe demokracinë shqiptare”, tha Açka në report TV.

A.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?