TIRANE- Në ditën e tyre, 10 Maji, institucionet e reja të drejtësisë morën edhe një herë mbështetjen nga SHBA e BE për të çuar përpara reformën në drejtësi e cila 'duhet të jetë e pakthyeshme’
Ambasadori i BE-se, Silvio Gonzato përcolli mesazhin se dhe arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme
"Reforma në drejtësi është e pakthyeshme. Nuk mund të kemi hapa pas. Arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme. Çfarëdolloj përpjekjeje për të shmangur këto rezultate do të vijnë në kurriz të pritshmërisë që kanë qytetarët’ tha ambasadori Gonzato.
Edhe përfaqësuesi i SHBA-së, David Wisner në një zë me ambasadorin e BE-së tha se reforma në drejtësi është e pakthyeshme ndërsa nënvizoi se lufta kundër pandëshkueshmërisë nuk fitohet e vetme
"Ka ende punë për të bërë. Bëni sistemin të funksionojë për një të ardhme më të mirë. Shqiptarët këkojnë një sistem drejtësi që gjykon me drejtësi. Thelbësore është sundimi u ligjit. Instiucionet nuk mund të punojnë të vetme. Duke qenë se ka presion politik pritshmërie publike janë të mëdha. Është me shumë rëndësi puna juaj....Më shumë duhet të bëhet nga politikanët."
Ndërkaq Presidenti Bajram Begaj deklaroi se reforma në drejtësi ka dhënë rezultate të prekshme.
‘Për herë të parë pas shumë dekadash, kultura e pandëshkueshmërisë është tronditur thellë!’- tha Begaj.
Kjo ishte Dita e Drejtësisë, organizuar nga KLGJ dhe KLP, ndaj ministri i Drejtësisë Ulsi Manja foli për sfidat për t’i dhënë qytetarëve një shërbim dinjitoz.
‘Adresimi i këtyre sfidave nëpërmjet një qajse të re është qëllim i përbashkët i të gjithë përfaqësuesve që janë të pranishëm këtu sot.’- u shpreh Manja.
Më 10 maj 1913, qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “Kanunin e zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar. Në këtë kanun, ashtu si dhe në disa akte të tjera qeveria vendosi rregullat e para të shtetit shqiptar, për organizimin e sistemit gjyqësor, prandaj kjo datë përkujtohet si Dita Kombëtare e Drejtësisë.
Kryetarja në Detyrë të Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory vuri theksin tek promovimi i besimit dhe lufta e korrupsionit.
““Drejtësia nuk bazohet vetëm në ligje cilësore dhe në profesionistë të zotë, por në besimin e publikut. Dhe besimi i shqiptarëve në institucionet e tyre të drejtësisë është një bimë e brishtë, e cila rritet ngadalë dhe të cilën duhet ta ushqejmë dhe ta mbrojmë. Çdo rast korrupsioni brenda sistemit, dhe po, ka të tillë, ju kthen prapa, ashtu si edhe çdo rast korrupsioni që nuk ndëshkohet, dhe po, ka të tillë. Ju, profesionistët e drejtësisë, jeni flamurtarët e besueshmërisë së sistemit tuaj të drejtësisë dhe bashkë me të edhe të demokracisë suaj. Ju, profesionistët e drejtësisë, jeni flamurtarët e besueshmërisë së sistemit tuaj të drejtësisë dhe bashkë me të edhe të demokracisë suaj. Ju mbani një përgjegjësi të madhe, ndërsa ne vetëm sa mund t’ju ndihmojmë që ta mbani këtë përgjegjësi me krenari dhe sa më mirë që të jetë e mundur”.
Pasztory vuri përcolli dhe mesazhin për të kundërshtuar përpjekjet për të minuar besimin në institucione nga SPAK deri tek gjykatat e shkallës së parë.
Ne duhet që të promovojmë besimin dhe nuk duhet që të kundërshtojmë përpjekjet për të minuar besimin në institucionet tuaja nga SPAK deri tek gjykatat e shkallës së parë"
Në takimin e zhvilluar në kuadër të “Ditës së Drejtësisë”, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se qeveria mbështet pa rezerva institucionet e drejtësinë. Ministri tha se prokurorët dhe gjyqtarët duhet ta shohin punën si një “detyrë patriotike” në kushtet kur qytetarët presin me vite të zgjidhin çështjet.
“Ma bëni hallall se gjyqtarët nuk i kanë qejf fjalimet e gjata, por do bëjmë si do bëjmë. Pa një drejtësi që mbron të drejtat dhe liritë e qytetarit nuk do kemi kurrë demokraci dhe zhvillim ekonomik. Nuk mund të lë pa përmendur reformën në drejtësi që dita ditës po konsolidon veten dhe po kthen besimin te qytetarët.
Këto institucione të posaçme kanë prodhuar rezultate të prekshme. Vettingu në sistemin e drejtësisë nga magjistratë me probleme dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve apo puna e këtyre dy institucioneve ka marrë vëmendjen e shumë prej nesh dhe opinionit publik. Gjej rastin që në këto ditë të falenderoj organet e vettingut që po mbyllin me sukses punën për këtë proces më delikate të kësaj reforme. Kjo nuk mjafton të themi se reforma në drejtësi quhet punë e kryer.
Sa na takon si qeveri dhe si shumicë parlamentare, do të mbështesim pa rezerva konsolidimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të një drejtësie të pavarur. Deri në plotësimin e vakancave me kolegë të rinj, duhet ta konsideroni punën për uljen e stokut të dosjeve një detyrë patriotike në kushtet kur qytetarët presin me vite të zgjidhin çështjet. Ky është dhe duhet të jetë thelbi i identitetit tonë si shërbëtor publik por nuk duhet të bëhet në kurriz të cilësisë së drejtësisë. Rrugëtimi evropian i Shqipërisë, përveç se shtron para nesh domosdoshmërinë e bërjes së detyrave të shtëpisë në përqasjen e legjislacionit me atë të BE, roli i organeve të drejtësisë është i pazëvendësueshëm. Një Shqipëri e denjë, pjesë e BE-së, kërkon konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe ju keni kontributorët e punës për kapitullin e gjyqësorit.
Fakt që sot kemi një sistem drejtësie me një arkitekturë moderne. Kemi ende sfida me të cilat përballemi çdo ditë. Sistemi i drejtësisë të funksionojë si një i tërë, kur flitet për ecurinë e reformës në drejtësi perceptimi shkon te spak. Reforma në drejtësi nuk është vetting dhe spak por një ansambël i tërë organesh që kanë për mision kushtetues dhënien e drejtësisë.
Në përfundim kam një falenderim dhe një ftesë. Falenderim për punën e mirë që kemi bërë deri tani me konsolidimin e drejtëisë së re. Ftesa e sinqertë është që të vijojmë punën e mirë që kemi bërë deri tani. Presim nga drejtësia të bëjë drejtësinë e munguar prej kohësh”, tha ai.
Përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner, në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës së Drejtësisë, tha se SHBA është krenare që mbështet drejtësinë në Shqipëri, ndërsa paralajmëroi se institucionet do të jenë afatgjata.
Wisner inkurajoi magjistratët për të vijuar punën në goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit pavarësisht presioneve nga politika.
Ai tha se pritshmëritë për drejtësinë janë të mëdha dhe theksoi se politika duhet të bëjë më shumë.
Fjala e plotë e David Wisner
‘Shteti i së drejtës që duhet të jetë në qendër të angazhimeve tona. Sekretari Blinken ishte këtu në shkurt dhe tha se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur por të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë për punën që njerëzit në këtë sallë sot kanë arritur. Ju dhe institucionet e tjera të pavarura të drejtësisë keni nisur të sillni transparencë dhe llogaridhënie në sistemin e drejtësisë. Ju dhe institucionet e tjera keni nisur të merrni masa kundër korrupsuonit dhe kundër krimit të organizuar. Shqiparët kërkojnë një sistem drejtësie që të mund të kenë besim se do të trajtohen me drejtësi.
Nuk ka nevojë të përmendet fakti që ju përballeni me sfida të konsiderueshme, vende vakante, numri i çështjeve gjyqësore të të prapambetura. Ka ende nevojë të zhvillohet veting. Ka presion politik. Pritshmëri të larta nga publiku dhe llogaridhënie ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar është e rëndësishme dhe ju duhet të vazhdoni të punoni pak më shumë për këtë.Takimi i sotëm është një shembull se institucionet nuk mund të punojnë vetëm. Keni nevojë për komunikim dhe besim me institucionet e tjera për të përmbushur mandatet tuaja.
Mund tju them që SHBA është krenare që punon me ju, me këshillta gjyqtare e prokurorët, e organet e zbatimit të ligjit për të ndihmuar Shqipërinë që të ketë një të ardhme më të mirë.
Siç e tha miku im Silvio reforma në Drejtësi është e pakthyeshme. Presim plotësisht që institucionet që u themeluan 112 vite më parë, të krijuar në 2016 të jenë afatgjatë. Nuk ka pikëpyetje për këtë, sepse populli shqiptar e do.
Përpjekjet tuaja për të përmirësuar qeverisjen, shtetin ligjor dhe luftuar çfarëdolloj korrupsioni është premtuese.
Më shumë duhet të bëhet nga politikanët, institucionet dhe të interesuarit për një demokraci më të fortë në Shqipëri.
Ju premtoj se SHBA do të mbështesë këto përpjekje për të ndërtuar reforma më të sukseshme që nxisin përfshirjen e harmonizohen brenda Kushtetutës dhe respektojnë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.
Ne nxisim, gjithashtu, për më shumë bashkëpunim mes grupeve politike e shoqërisë civile e të tjerëve për të cuar para reformat e nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe në integrimin në komunitetin euroatlantik.
Lufta ndaj korrupsionit, nxitja e qeverisjes së mirë dhe përpjekjet për sundimin e ligjit janë detyrë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët përfshi të gjithë institucionet dhe aktorët që punojnë për këtë. Dhe kjo nuk është vetëm për institucionet e drejtësisë.
Ne gjithashtu nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që kërkojnë të përmirësojnë të ardhmen e tyre, e presin me padurim të shohin rezultate nga një proces transparent e bashkëpunues. Shqipëria, SHBA dhe BE kanë shpresë që ju të gjithë do të keni sukses. Ndaj më lejoni tju uroj: Gëzuar ditën e drejtësisë. Duhet të jeni të lumtur që kjo që po bëni është e jashtëzakonshme. Ka ende punë për të bërë, vijoni ë punoni, bëni sistemin të funksionojë për një të ardhme më të mirë.
Reforma në drejtësi është e pakthyeshme tha ambasadori i BE në Tiranë Silvio Gonzato, ndërsa nënvizoi se SPAK duhet të mbështetet nga qeveria dhe institucionet. Në fjalën e tij të mbajtur në takimin që u zhvillua në kuadër të Ditës së Drejtësisë, Gonzato tha se reforma në drejtësi duhet çuar para dhe se BE mbështet këtë proces.
“Ka shuma arsye për të festuar sot. Progresi i bërë nga SPAK kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pastrimi nga sistemi i drejtësisë i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar... Është kërkuar shumë kurajo për të qenë krenarë me punën e bërë nga SPAK. Reforma në drejtësi duhet të forcohet, duhet konsoliduar dhe duhet çuar përpara për të pasur më shumë rezultate. Këto rezultate t’u shërbejnë qytetarëve. Në këtë javë të Evropës kemi festuar në të gjithë vendin për gjithëpërfshirje në të drejtat e njeriut. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në të gjithë këto fusha. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, dhe arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme.
Përpjekjet për të konsoliduar arritjet e SPAK duhet të mbështeten nga të gjithë komponentët e shtetit duke përfshirë dhe qeverinë. Me këtë reformë është bërë shumë por sigurisht ka ende punë për të bërë. Doja t'u falënderoja për punën e bërë. BE mbështet institucionet e drejtësisë dhe do të vazhdojë ta bëjë. Ky takim është bërë me asistencën e BE. Takimi i Këshillit është një provë për këtë dedikim. Do të doja që të mbyllja këtë fjalim së BE e mbështet sistemin e drejtësisë dhe do të mbrojë të gjithë institucionet e drejtësisë.", tha ai mes të tjerash.
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, në rastin e Ditës së Drejtësisë, tha se Reforma në Drejtësi është më e rëndësishmja që ka ndodhur në Shqipëria pas vitit 1990.
Balla tha se sfidë për sistemin e drejtësisë është ende plotësimi i vendeve vakante që mbetën nga vettingu.
‘Reforma në drejtësi është reforma më e rëndësishme që ka ndodhur në Shqipëri që prej ’90 e këtej, refroma në drejtësi erdhi si rezultat edhe i përpjekjeve për tu anëtarësuar në BE. Përpjekjet reale për të përmirësuar sistemin e drejtësisë, për pavarësi, efektivitet u arritën vetëm nëpërmjet implementimit të reformës në drejtësi dhe ku u vu theksi për respektimin e pavarësisë. Aktualisht me ndryshimet ligjore, prokurori është i pavarur dhe i paanshëm dhe i lirë nga çdo ndikim politik dhe garant për këtë është kushtetuta dhe KLP.
Koha në dizpocion të drejtësisë te ka qenë e pakët. Aktualisht prokuroria dhe gjykata po përballen me sfida, sfida e plotësimit të vendeve të mbetura vakante nga vetting. Kemi sfidën e konsolidimit të organeve të reja atë drejtësisë. Krijimi i organeve të drejtësisë sigurona pavarësinë e tyre.'- tha Balla
I pranishëm në mbledhjen e Përbashkët Vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, presidenti Bajram Begaj u ndal te funksionimi i sistemit të ri të drejtësisë duke nënvizuar se rezultatet janë të prekshme. Ai shprehu mbështetje veçanërisht për SPAK dhe GJKKO.
“Kurrë më parë nuk ka qenë kaq i fortë perceptimi se drejtësia e ka forcën dhe kurajon të triumfojë. Për herë të parë kultura e pandëshmueshmërisë është goditur thellë. E rëndësishme është ripërtëritja e trupës me gjyqtarë dhe prokurorë që sistemi të jetë imun. Suksesi garantohet vetëm nëse transformimi garantohet nëpërmjet punës. Së bashku garantoni ripërtëritjen e shpejtë të sistemit me magjistratë profesionistë. Duhet të jeni të vetëdijshëm se drejtësia e re nuk është anonime. Sistemi është i juaji mbajeni të pastër atë. Drejtësia nuk është vetëm një koncept ligjor por sigurimi i barazisë para ligjit. KLGJ-ja, KLP-ja dhe ILD-ja kontroll për cilësinë e vendimmarrjes dhe llogaridhënies. Ripërtëritje e shpejtë e sistemit me magjistratë profesionistë dhe me integritet të lartë. Mbani pastër sistemin! Drejtësia e re në duart tuaja”, tha Begaj.
Një drejtësi që lufton korrupsionin dhe kriminin e organizuar, Begaj tha se është edhe kusht për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Standardet janë vendosur brenda kornizës së ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore që solli reforma në drejtësi. Çështje parësore tashmë mbetet zbatimi i plotë dhe gjithëpërfshirës i këtyre standardeve me përgjegjësi dhe prioritet. Rezultatet e reformës janë të prekshme. Kurrë më parë nuk ka qenë kaq i fortë perceptimi se drejtësia e ka forcën, kurajën dhe energjinë të punojë, të përballet e të triumfojë kundër krimit”, tha Begaj.