Begaj në Kroaci: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, nuk diskutohet integriteti territorial i saj

27 Prill 2023, 12:10| Përditesimi: 27 Prill 2023, 14:47

  • Share

 

Presidenti Bajram Begaj, u pyet në Kroaci sa i takon Kosovës dhe retorikës së përdorur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Begaj tha se Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa theksoi se nuk diskutohet integriteti territorial i saj. Begaj u shpreh se liderët e Ballkanit që duhen lënë mënjanë retorikat boshe.

“Në fakt mendoj që të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të sillen jo si politikanë por si shtetarë. Ka nevojë që njerëzit të kuptojnë që duhen lënë mënjanë retorika boshe, retorika nacionaliste të cilat nuk I shërbejnë askënd, përveçse rritjes së tensioneve në rajonin tonë. Për të ardhur tek deklarata që ju përmendët, unë mund t’i shtoj deklaratës së Presidentit Milanoviç se për mua si President i Shqipërisë, Kosova është e një interesi madhor dhe se shteti i Kosovës, është një shtet Sovran, i pavarur dhe se integriteti territorial i Kosovës as nuk vihet në dyshim.  Gjykata Ndërkombëare e Drejtësisë e ka vendosur, kjo nuk është çështje dëshirash individësh por për individët mendoj që dëshirat e tyre, duhen lënë mënjanë e të punojnë më shumë për mirëqënien e popullit të tyre, për të lënë mënjanë retorikën e konflikteve dhe për të ndërtuar një shoqëri të Ballkanit Perëndimor ku njerzit të kenë të drejtë të jetojnë në paqe, në stabilitet, në siguri dhe mirëqënie. 
 
Nuk mendoj që zgjedhjet në Malin e Zi, kanë prishur rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian. Presidenti i ri e ka deklaruar publikisht në qëndrimet e tij që ka një qëndrim të qartë pro Europian dhe pro Aleancës së Atlantikut të Veriut. Për sa i përket kërcënimeve të sigurisë që ju mendoni për Ballkanin Perëndimor, unë mendoj që në tërësi situata e sigurisë globale ka ndryshuar. Tani nuk kemi më çrregullim të sigurisë që është vetëm konvencional, por ka edhe çrregullime të sigurisë të cilat lidhen me sulme hibride dhe natyrisht në këtë kuptim, rajoni jonë, po flas në tërësi rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk është imun dhe në çdo kohë mund të jetë i rrezikuar. 
 
Natyrisht ka edhe aktorë të tjerë të cilët janë të përfshirë dhe duan të përfshihen në rajon, diku më shumë diku më pak, të cilët duan të cënojnë ose të fusin pengesa në rrugëtimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Nuk mendoj se do ja arrijnë, sepse rajoni i gjithi të paktën publikisht dhe politikisht është i shprehur që ka një vendim të qartë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Begaj.


Lajmi kryesor:

Bajram Begaj në Kroaci: Meritojnë integrimin në BE! Presidenti kroat: Shqipëria paragjykohet nga perëndimi si vend mysliman


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?