Presidenti Bajram Begaj e foli më zë të lartë edhe nga Kroacia, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, qëndrimin se Shqipëria meriton anëtarësim në Bashkimin Europian. Përgjatë konferencës me homologun kroat, Zoran Milanoviç, Begaj tha se Zagrebi zyrtar e ka mbështetur vendin tonë në këtë rrugëtim. Presidenti kroat tha se Shqipëria duhej të ishte integruar më parë në union, ndërsa tha se ky proces ka mbetur pezull pasi vendi ynë paragjykohet nga perëndimi si vend mysliman.
“Shqipëria sipas meje, do duhej që para shumë kohësh të ishte në një fazë shumë më të avancuar të integrimit në BE. S’ka patur asnjë sfidë apo arsye politike të sigurisë, apo ekonomike që Shqipëria të ishte pothuajse në fund të negociatave të anëtarësimit. Kjo nuk është kështu, por besoj ka patur paragjykimin, jo vetëm ndaj Shqipërisë por edhe vendeve të tjera.
Shqipëria të bëhet sa më parë pjesë e BE, pasi supozoj që i vetmi arsye për këtë janë paragjykimet ndaj Ballkanit dhe myslimanëve. Shqipëria momentalisht në shumicë është një vend i banuar me qytetarë të besimit mysliman dhe jo vetëm. Kjo si duket në Evropën juglindore është bërë një problem, ky është fakt. Përpos këtij fakti nuk mund të luftonin me asgjë tjetër, përveçse me fjalë dhe fjalime. Këtë e kam thënë edhe para 10 viteve në Tiranë, si kryeministër i Kroacisë”, tha Milanoviç.
Dy krerët e shteteve u ndalën edhe në situatën politike në rajon, veçanërisht në konfliktin Kosovë-Serbi, duke i kërkuar kësaj të fundit të pranojë realitetin. Më i ashpër u tregua Milanoviç, i cili tha se Serbia po kalon një skizofreni politike.
“Kosova është një shtet sovran, i pavarur dhe se integriteti territorial i Kosovës nuk mund të vihet në dyshim”, tha Bajram Begaj.
“Nuk duhet vlerësuar çfarë është në interesin e Serbisë por realiteti është që Kosova është vend i Europës dhe Serbia gjendet në një pozitë politike skizofrenike”, tha presidenti kroat.
Në takim, dy homologët kërkuan më shumë bashkëpunim ekonomik ndërsa shprehën rëndësinë e një linje ajrore direkte mes dy vendeve. Nga ana tjetër, presidenti kroat tha se duhet bërë më shumë për të lidhur Shqipërinë dhe Kroacinë përmes një linje hekurudhore. Ndonëse e sheh të vështirë, ai tha se një lidhje me Portin e Durrësit dhe atë të Plloçës, do ishte në interes të dy vendeve.
"Për një ndërlidhje më të mirë mes dy vendeve në ndikim drejtpërdrejtë të turizmit ka ardhur koha që të ketë linjë ajrore direkte mes dy vendeve, apo ndërlidhje mes porteve të dy vendeve”, tha Begaj.
Të lidhen porti i plloçës me Durrësin dhe një pjesë e madhe e mallrave që nga europa futen në Shqipëri dhe fatkeqësisht një pjesë e vogël e mallrave kalojnë përmes Barit, Italisë. Një pjesë e këtyre mallrave do vazhdojë të shkojë kështu, por të tentojmë që një pjesë të tyre ti drejtojmë drejt Kroacisë. Kjo s’do të jetë e lehtë”, tha Milanoviç.
Presidenti Begaj u prit me ceremoni shtetërore, ndërsa do të zhvillojë edhe takime të veçanta me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, si dhe Kryetarin e Parlamentit Gordan Jandrakoviç.
Presidenti kroat Zoran Milanoviç thotë se duhet bërë shumë që Shqipëria të lidhet me Kroacinë përmes rrugëve tokësore. Në konferencën me Presidentin Bajram Begaj, Milanoviç u shpreh se Kroacia duhet të mbështesë lidhjen e portit të Durrësit me atë të Plloçës, përmes linjës hekurudhore. Një investim i tillë, presidenti kroat tha se do të ishte edhe në interes të vendit të tij, pasi kështu do të mundësojnë që një pjesë e mallrave që vjennga Europa në Shqipëri, të kalojnë në Kroaci.
"Kam tentuar, por skam arritur të afirmoj propozimin që kisha, duhet që edhe pala kroate të bëjë shumë, të arrijmë të lidhim përmes rrugëve tokësore Shqipërinë me Eruopën, kjo është edhe në interes të Kroacisë. Të lidhen porti i plloçës me Durrësin dhe një pjesë e madhe e mallrave që nga europa futen në Shqipëri dhe fatkeqësisht një pjesë e vogël e mallrave kalojnë përmes Barit, Italisë. Një pjesë e këtyre mallrave do vazhdojë të shkojë kështu, por të tentojmë që një pjesë të tyre ti drejtojmë drejt Kroacisë. Kjo s’do të jetë e lehtë”, tha ai.
Presidenti Bajram Begaj, u pyet në Kroaci sa i takon Kosovës dhe retorikës së përdorur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Begaj tha se Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa theksoi se nuk diskutohet integriteti territorial i saj. Begaj u shpreh se liderët e Ballkanit që duhen lënë mënjanë retorikat boshe.
“Në fakt mendoj që të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të sillen jo si politikanë por si shtetarë. Ka nevojë që njerëzit të kuptojnë që duhen lënë mënjanë retorika boshe, retorika nacionaliste të cilat nuk I shërbejnë askënd, përveçse rritjes së tensioneve në rajonin tonë. Për të ardhur tek deklarata që ju përmendët, unë mund t’i shtoj deklaratës së Presidentit Milanoviç se për mua si President i Shqipërisë, Kosova është e një interesi madhor dhe se shteti i Kosovës, është një shtet Sovran, i pavarur dhe se integriteti territorial i Kosovës as nuk vihet në dyshim. Gjykata Ndërkombëare e Drejtësisë e ka vendosur, kjo nuk është çështje dëshirash individësh por për individët mendoj që dëshirat e tyre, duhen lënë mënjanë e të punojnë më shumë për mirëqënien e popullit të tyre, për të lënë mënjanë retorikën e konflikteve dhe për të ndërtuar një shoqëri të Ballkanit Perëndimor ku njerzit të kenë të drejtë të jetojnë në paqe, në stabilitet, në siguri dhe mirëqënie.
Nuk mendoj që zgjedhjet në Malin e Zi, kanë prishur rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian. Presidenti i ri e ka deklaruar publikisht në qëndrimet e tij që ka një qëndrim të qartë pro Europian dhe pro Aleancës së Atlantikut të Veriut. Për sa i përket kërcënimeve të sigurisë që ju mendoni për Ballkanin Perëndimor, unë mendoj që në tërësi situata e sigurisë globale ka ndryshuar. Tani nuk kemi më çrregullim të sigurisë që është vetëm konvencional, por ka edhe çrregullime të sigurisë të cilat lidhen me sulme hibride dhe natyrisht në këtë kuptim, rajoni jonë, po flas në tërësi rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk është imun dhe në çdo kohë mund të jetë i rrezikuar.
Natyrisht ka edhe aktorë të tjerë të cilët janë të përfshirë dhe duan të përfshihen në rajon, diku më shumë diku më pak, të cilët duan të cënojnë ose të fusin pengesa në rrugëtimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Nuk mendoj se do ja arrijnë, sepse rajoni i gjithi të paktën publikisht dhe politikisht është i shprehur që ka një vendim të qartë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Begaj.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç thotë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejt. Për Serbinë thotë se është në pozitë politike skizofrenike që ka fantazi për raportet me Rusinë.
“Shpresoj që ky moment para se të rriten nipërit e mbesat tona. Sa i përket Kosovës, është një realitet. Disa vende nuk e kanë pranuar por nuk dinë ta arsyetojnë qëndrimin e tyre. Ndonjëherë është e mirë, ndonjëherë e rrezikshme. Shprehitë janë të ndryshme, Kroacia e ka pranuar Kosovën. Ky është një realitet. Do bëjmë çdo gjë që mundemi dhe asnjëherë me synimin e provokimit të Serbisë por që t’i ndihmojmë. Nuk duhet vlerësuar cfarë është në interesin e Serbisë por realiteti është që Kosova është vend i Europës dhe Serbia gjendet në një pozitë politike skizofrenike. Në një anë kanë fantazi për raportet me Rusinë, me të cilën Serbia është etiketë e vogël. Raportet duhet të drejtohen në rrugën e duhur që nuk është drejt greminës por do ta bëjë edhe Sëerbinë më mirë. E di çfarë është interesi ynë e i Shqipërisë, normalizimi i marrëdhënieve. Kosova është në rrugë të mirë”, tha Milanoviç.
Presidenti Bajram Begaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Kraci, nga ku vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, por tha se duhet bërë më shumë sa i takon bashkëpunimit ekonomik. Në konferencën për shtyp, me homologun kroat, Begaj tha se ka ardhur koha që për një linjë ajrore direkte mes dy vendeve, ose lidhjen mes porteve
“Më lejoni që në këtë konferencë të falënderoj mikpritësin dhe mikun tim, presidentin e Kroacisë për pritjen e përzemërt. Kjo është vizita e dytë e imja si president jashtë vendit, pas asaj të Kosovës. Fokusi ishte forcimi i bashkëpunimit, axhenda e integrimit evropian si edhe zhvillimet rajonale. Marrëdhëniet shqiptare kroate janë në ditën më të mirë falë marrëdhënieve të shkëlqyera historike mes dy vendeve. Ata kanë në themel të tyre prioritet e politikës së jashtme të dy vendeve. Në këto tre dekada kemi krijuar një kapital që është mjaft i mirë i bashkëpunimi ekonomik, diplomatik e politik. Ndamë bindjen se pavarësisht nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe se marrëdhënieve tregtare, ende mbetet shumë për të bërë në bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Vlerësova se në këtë drejtim duhet të bëjmë më shumë. Investimet kroate janë të mirëpritura, veçanërisht në fushën e turizmit dhe energjisë, por edhe në fusha të tjera, si infrastruktura, bujqësisë. Për një ndërlidhje më të mirë mes dy vendeve ne ndikim drejtpërdrejtë të turizmit ka ardhur koha që të ketë linjë ajrore direkte mes dy vendeve, apo ndërlidhje mes porteve të dy vendeve”, tha Begaj.
E paskan harruar titullin “atletus cristus” pra Atleti krishtit qe Gjergj Kastrioti mori dhe mesa duket Europa me besim katolik ka bere gabim duke pranuar ortodoks dhe sllavet ! Begaj nuk ka ditur te pergjigjet duhet ti kishte thene besimi fetar eshte personal por shqiptari i pari i shqiptareve mori dikur titullin atletus cristus pra Gjergj Gjon PAL Kastrioti ndaj duhet te kuptojme qe kroatet jane xheloz prej turizmit ne shqipeir ! Shqiptarët jane 60% musliman dhe 40 % katolik dhe 100% feja e tyre eshte shqiptaria! Croatet jua beri mire anglia qe nuk i la as te futen ne shtet duke dal nga EU
Përgjigjupo kjo eshte e vertete, te jesh islamik ne europe eshte si me qene macja e zeze, si avatar
Përgjigjui thoni flm atij shpellarit qe e futi vendin ne organizaten e myslimave kur meksi ishte km dhe e kundershtoi e qe ate dite meksi duroi gjith ligesine e shpellarit deri sa e zhduku nga politika
PërgjigjuHajde o Barom se ty te ka plas bomba ne shpin tende e spo di ku te futesh…lere pastaj te merresh ti me projekte te medha. Hajde mblidh kasollen tende se po te fundoset…
PërgjigjuJa pra qe edhe u doli nje zyrtar i larte nga Europa qe tregon arsyen e vërtetë pse nuk na pranojnë,ne jemi kombi i vetëm ne Europ edhe boshnjaket qe e kemi tradhtu familjen qe i perkasim qe para 500vitesh,ne kemi shkuar edhe po shkojmë sot edhe me shume drejt Azisë edhe drejt budallikut,shiko si jemi katandisur me përrallat e Hoxheve qe paguan nga vendet islamike,shiko sa xhami vajtojnë arabisht cep e ne cep te Shqipërisë,kambanat bien per ke kan vesh zoti kryeministër
PërgjigjuZ President...ka nje vit qe jane hapur negociatat por asnje kapitull nuk eshte hapur....pse?
PërgjigjuKy i thote Bajramit qe Shqiperia nuk eshte vend musliman ku dihet qe jame shumice, prandaj nuk na duan dhe kjo dihet sepse dominojne te mbuluarat dhe ata idjote me pantallona trecerekeshe dhe mjeker cjap. Vlen per te lavderuar ata muslimanet modern dhe ketu perfshihe ata qe jane titullare te kesaj feje e cila duhet te shkeputet nga anadollaket.
PërgjigjuEdhe une jam mysliman por jo radikal. Nuk ka ngel besimi te pantallonat e mbulimi ibgrave me ato veshjet e zeza. Besemi rri ne shpirt e jo tek veshket