Presidenti kroat: Kosova, vend i Europës! Serbia është në pozitë politike skizofrenike, ka fantazi për raportet me Rusinë

27 Prill 2023, 12:02| Përditesimi: 27 Prill 2023, 12:30

  • Share

 

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç thotë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejt. Për Serbinë thotë se është në pozitë politike skizofrenike që ka fantazi për raportet me Rusinë.

“Shpresoj që ky moment para se të rriten nipërit e mbesat tona. Sa i përket Kosovës, është një realitet. Disa vende nuk e kanë pranuar por nuk dinë ta arsyetojnë qëndrimin e tyre. Ndonjëherë është e mirë, ndonjëherë e rrezikshme. Shprehitë janë të ndryshme, Kroacia e ka pranuar Kosovën. Ky është një realitet. Do bëjmë çdo gjë që mundemi dhe asnjëherë me synimin e provokimit të Serbisë por që t’i ndihmojmë. Nuk duhet vlerësuar cfarë është në interesin e Serbisë por realiteti është që Kosova është vend i Europës dhe Serbia gjendet në një pozitë politike skizofrenike. Në një anë kanë fantazi për raportet me Rusinë, me të cilën Serbia është etiketë e vogël. Raportet duhet të drejtohen në rrugën e duhur që nuk është drejt greminës por do ta bëjë edhe Sëerbinë më mirë. E di çfarë është interesi ynë e i Shqipërisë, normalizimi i marrëdhënieve. Kosova është në rrugë të mirë”, tha Milanoviç.


Lajmi kryesor:

Bajram Begaj në Kroaci: Meritojnë integrimin në BE! Presidenti kroat: Shqipëria paragjykohet nga perëndimi si vend mysliman


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?