Presidenti kroat Zoran Milanoviç thotë se duhet bërë shumë që Shqipëria të lidhet me Kroacinë përmes rrugëve tokësore. Në konferencën me Presidentin Bajram Begaj, Milanoviç u shpreh se Kroacia duhet të mbështesë lidhjen e portit të Durrësit me atë të Plloçës, përmes linjës hekurudhore. Një investim i tillë, presidenti kroat tha se do të ishte edhe në interes të vendit të tij, pasi kështu do të mundësojnë që një pjesë e mallrave që vjennga Europa në Shqipëri, të kalojnë në Kroaci.
"Kam tentuar, por skam arritur të afirmoj propozimin që kisha, duhet që edhe pala kroate të bëjë shumë, të arrijmë të lidhim përmes rrugëve tokësore Shqipërinë me Eruopën, kjo është edhe në interes të Kroacisë. Të lidhen porti i plloçës me Durrësin dhe një pjesë e madhe e mallrave që nga europa futen në Shqipëri dhe fatkeqësisht një pjesë e vogël e mallrave kalojnë përmes Barit, Italisë. Një pjesë e këtyre mallrave do vazhdojë të shkojë kështu, por të tentojmë që një pjesë të tyre ti drejtojmë drejt Kroacisë. Kjo s’do të jetë e lehtë”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Bajram Begaj në Kroaci: Meritojnë integrimin në BE! Presidenti kroat: Shqipëria paragjykohet nga perëndimi si vend mysliman
SI.E.//ReportTv.al