Presidenti Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16 - vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Në një postim në rrjete sociale, kreu i shtetit tha se në këto vite, vendi ynë ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës dhe do të vijojë të jetë e përkushtuar ndaj saj.
“16 vjet në NATO.
Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO.
Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.
Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare.” - u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.
Lajmi kryesor:
16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, kontribut në aleancë! Hasani: Forcojmë partneritetin me aleatët! Vëngu: Rrugëtim me sfida
Xh.D/SI.E./ReportTv.al