Presidenti Begaj dhe Erion Veliaj

Politikë

Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë, Veliaj do të kërkojë pezullim në Kushtetuese! Jo kërkesë të re, por pjesë e procesit për ankimin e shkarkimit

2 Tetor, 12:02| Përditesimi: 2 Tetor, 12:27

  • Share

Erion Veliaj do të kërkojë në Gjykatën Kushtetuese pezullim të dekretit të Presidentit Begaj për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Burime pranë avokatëve të Veliajt bëjnë me dije se ata nuk do të dorëzojnë një kërkesë re në Kushtetuese ku të kundërshtojnë dekretin e Begajt por kërkesës së parë për shkarkimin do t’i bashkëngjitet edhe një tjetër për sigurim padie.

Mbrojtja e kryebashkiakut do të bazohet në nenin 45 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese i cili thotë se Gjykata, kryesisht ose me kërkesë të palës, mund të pezullojë një akt kur vlerëson se zbatimi i tij mund të sjellë pasoja.

Këshilli i Ministrave shkarkoi më 25 shtator nga detyra me kërkesë të Këshillit Bashkiak të Tiranës Erion Veliajn. 4 ditë më vonë kryebashkiaku ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë. Veliaj pretendon për një proces të parregullt ligjor, pasi jo vetëm nuk është dëgjuar, por sipas tij nuk është marrë në konsideratë neni 115 i Kushtetutës, i cili parashikon se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet për shkak të shkeljeve të rënda. Veliaj thotë se jo vetëm që nuk ka shkelje të provuara, por edhe mungesa e tij në punë, që u bë shkak për shkarkim, nuk varet nga vullneti i tij.

Edhe pse neni 115 pezullon shkarkimin e Veliajt, Begaj nuk priti Kushtetuesen dhe dekretoi datën 9 për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë. Presidenca argumenton se pezullimi i shkarkimit do të vinte vetëm në rast se Veliaj do ishte ankuar në një Gjykatë Administrative, e do të kishte një vendim prej saj.

Neni 45

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?